Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

VIRUSET

PUNOI:

Frensis Kamberi

FILLO

Cfarë është një virus?

Viruset janë parazitë brendaqelizorë të detyruar të cilët nuk kanë informacion gjenetik që të mund të kontrollojë (kodifikojë për) aparatin e nevojshëm për gjenerimin e energjisë metabolike ose për sintezën e proteinave dhe janë absolutisht të varur nga qeliza pritëse për kryerjen e këtyre funksioneve.

1

Ndërtimi i viruseve

2

Hulumtimet mikroskopike (elektronike) kanë treguar se viruset kanë strukturë mjaft të thjeshtë. Me zmadhime më të mëdha të mikroskopit elektronik mund të shihet se thërmija e imët virusale, e quajtur VIRION është e ndërtuar nga mbështjellësi proteinik i quajtir KAPSIDË dhe acidi nukleik. Ndërtimi i kapsidës është i ndryshëm tek viruset e ndryshme. Ajo mund të jetë edhe mjaft e ndërlikuar, është e përbërë nga molekulat globulare proteinike të quajtura kaspomere. Kapsida ka pamje të një forme gjeometrike mjaft të rregullt. Më e thjeshtë është virusi i sëmundjes mozaike të duhanit i cili ka formë shkopthore, ku kapsomeret janë të rradhitura në mënyrë spirale (helikoide), ndërsa në brendi të kapsidës gjendet ARN-ja e cila gjithashtu ka formë spiraleje paralelisht me heliksin e kapsidës.

Shumimi i viruseve

Cikli litik (i zbërthimit) paraqet procesin themelor të shumimit të viruseve. Në realitet gjatë këtij procesi në mënyrë të pashmagshme bëhet lizimi (coptimi) i membranës qelizore të qelizës amvise për t’u liruar thërmijat e reja viruale. Bakteriofagët T-4 shumohen nëpërmjet ciklit litik dhe prandaj mund të shërbejn si shembull për shumimin virusal.

3

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi