Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
DHUNA ME BAZE GJINORE
Barometri
Përkufizime…
Dhuna me bazë gjinore (GBV) është një formë e veçantë e dhunës që është përcaktuar si "dhuna që kryhet ndaj dikujt bazuar në identitetin e tyre gjinor, shprehjen gjinore ose gjininë e perceptuar".
Barazia gjinore është gjendja ose kushti që u ofron grave dhe vajzave, burrave dhe djemve, gëzim të barabartë të të drejtave të njeriut, të mira të vlerësuara shoqërore, mundësi dhe burime.
Diskriminim për shkak të gjinisë është çdo dallim, përjashtim ose kufizim mbi baza gjinore, që ka për qëllim ose për pasojë dëmtimin, mosnjohjen, mosgëzimin dhe mosushtrimin, në mënyrë të barabartë, nga secila gjini, të të drejtave të njeriut dhe lirive të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligje, në fushat politike, ekonomike, shoqërore, kulturore e civile.
Perjashtimi social është një proces ku një individ, grup, ose shoqëri e përjashton ose izolon një person nga aktivitetet, ose përfitimet sociale. Kjo mund të ndodhë për shkaqe të ndryshme, siç janë diskriminimi, stigmatizimi, ose mungesa e pranimit nga grupi. Perjashtimi social mund të ketë pasoja negative në shëndetin emocional dhe psikologjik të individit.
Në një këndvështrim të përgjithshëm dhuna me bazë gjinore përcaktohet si dhuna që drejtohet kundër një personi për shkak të gjinisë ose seksit të tij/saj, duke përfshirë veprime që shkaktojnë dëmtim fizik, mendor ose seksual ose vuajtje, kërcënime, shtrëngim dhe privime të lirisë. Ajo përfshin dhunë fizike, seksuale dhe psikologjike të kryer brenda familjes, marrëdhënieve mes partnerëve, komunitetit të përgjithshëm ose nga shteti dhe institucionet publike.
Imagjinata
Format e Dhunës me Bazë Gjinore?
Keqtrajtimi fizik: Abuzimi fizik mund te konsistojë ne nje incident te vetëm ose mund te ndodhe ne menyre te përsëritur. Përfshin përdorimin e forcës fizike ne menyre te atille qe lëndon dike – ose e ve ate person ne rrezik lëndimi – perfshire rrahje, goditje, shkundje, shtyrje, mbytje, kafshime, djegie, shkelmime ose sulme me arme.; çdo veprim që mund të shkaktojë apo kanos se do të shkaktojë dhembje fizike;
Dhuna seksuale
Përfshin aktet e kryera apo të tentuara për përdhunim,
përfshirë edhe kur ato ndodhin në kontekstin e një marrëdhënie martesore; abuzimin dhe shfrytëzimi seksual; prostitucion i detyruar; kërcënimet, poshtërimet apo ngacmimet seksuale.
Dhuna psikologjike dhe emocionale
Përfshin abuzimin dhe poshtërimin, të tilla si fyerjet; trajtim mizor dhe degradues; detyrimin e një
person të përfshihet në veprime poshtëruese; dhe vendosja e kufizimeve të lirisë apo mundësisë
së lëvizjes.
Keqtrajtimi ekonomik: dëmtimi apo shkatërrimi i pasurisë dhe kanosja që ta bëjë këtë; vënia e viktimës në pozitën që të frikësohet për gjendjen ekonomike, përfshin vjedhjen ose mashtrimin e partnerit.
Shoke
Policia
Dora e mbeshtetjes
Motra
Vellai
Drejtoria e shkolles
Mesues
Pasojat e Dhunes me Baze Gjinore
Pasoja fatale:
• Vrasje
• Vetë-vrasje
• Vdekje të nënave
• Vdekje e Fëmijëve
Pasoja Fizike dhe Shëndetësore:
• Lëndime ose dëmtime fizike
• Tronditje
• Sëmundje ose Infeksione
• Sëmundje dhe Infeksione Seksualisht të Transmetueshme;
• Aftësi të Kufizuar
• Dhimbje kronike
• Probleme gastrointestinale;
• Çrregullimet e të ngrënit ose të gjumit
• Stresi post-traumatik
• Depresioni
• Zemërimi, ankthi dhe frikë
• Turp, urrejtja ndaj vetes dhe vetëfajësimi
• Çregullime psikologjike
• Mendime dhe sjellje vetëvrasëse;
• Pasoja Sociale dhe Ekonomike
• Fajësimi i viktimës / të mbijetuarit
Humbja e roleve ose funksioneve në shoqëri:
• Stigma sociale, refuzim dhe izolim
• Feminizimi i varfërisë
• Rritja e pabarazive gjinore
• Humbja e pavarësisë ekonomike
• Arrestimi, ndalimi dhe / ose ndëshkimi
Kush eshte viktime e dhunes me baze gjinore?
ÇDOKUSH MUND TË JETË VIKTIMË! Statistikat kanë treguar se shumica e viktimave janë gra dhe vajza të reja. Të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, gratë beqare, viktimat e dhunës seksuale dhe viktimat e trafikimit me njerëz mund të jenë po ashtu viktima të dhunës me baze gjinore. Fëmijët në shtëpitë ku ka dhunë në familje automatikisht konsiderohen viktima.
Kush janë kryesit e dhunës me bazë gjinore?
Dhunuesit zakonisht janë anëtarë meshkuj të familjes ose partnerë intimë meshkuj. Kryerësit më të zakonshëm të dhunës me bazë gjinore përfshijnë: familjen, miqtë, bashkëmoshatarët dhe fqinjët, të panjohurit, partnerët intimë, klientët e marrëdhënieve seksuale dhe punëtorët e tjerë të seksit, punonjësit e kujdesit shëndetësor, policinë, udhëheqësit fetarë dhe mësuesit.
Turpi dhe stigmatizimi: qoftë për shkak të natyrës së përvojave të tyre, ose sepse besuan se njerëzit do t'i fajësonin ato për dhunën.
• Dëshira për të mos u ndarë nga fëmijët e tyre: duke qenë se ato supozonin se fëmijët e tyre do të qëndronin me babanë e tyre.
• Mungesa e pavarësisë financiare: gjë që do t'i parandalonte ato të largoheshin nga një marrëdhënie.
• Frika nga pasojat nga partneri i tyre: duke qenë se ato mendonin se policia ose ligji nuk do t'i mbronte ato.
• Mungesa e besimit në institucione: besimi se dhuna nga partneri intim lejohet.
Ku mund te drejtohemi per ndihme?
1. Ne stacionin me te afert policore, ose te telefononi policine ne nr.129 ose emergjencen 112;
2. Linja e keshillimit per Grad he Vajza ne numrin 116 117;
3. Linja e keshillimit per femije 116 111;
4. Qender shendetesore;
5. Organizata jofitimprurese;
6. Te psikologu/punonjesi social I shkolles;
7. Te PMF-ja e zones.
FALEMINDERIT!