Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Hena dhe

fazat e Henes

Hëna graviton drejt tokës dhe me forcën e gravitetit tërhiqet vazhdimisht nga një lëvizje drejtvizore dhe mbahet në orbitën e saj.

Isaac Newton

Dea Dankshi

Cfare është Hëna ?

Hëna trupi më i afërt qiellor i Tokës dhe është i vetmi satelit që rrotullohet rreth saj .

Ajo nuk ka dritë të vet por ndriqon me dritën e reflektuar nga DIELLI .

Karakteristikat fizike të hënës

Diametri: 3476 km

Distanca Nga Toka: 384,400 km nga Toka

Masa: 7.35e22 kg

Koha e rrotullimit: 27.321 582 d (27 d 7 h 43.1min)

Peridhua: 29.530 588 d (29 d 12 h 44.0 min)

Shpejtesia e rrotullimit: 1.022 kms

Fazat e Henes:

Në vartësi nga pozita të cilën e zë Hëna në krahasim me Tokën dhe Diellin ne e shohim se Hëna ka katër faza :

Hëna e plotë

Katërshina e parë

Hëna e re

Katërshina e fundit

Fazat e Henes

Kur Hëna gjendet mes Tokës dhe Diellit na është kthyer pjesa e errët e saj, fazë kjo që quhet "Hëna e re". Hëna e re lind në mëngjes dhe perëndon në mbrëmje bashkë me Diellin. Pas kësaj faze Hëna zhvendoset kah lindja. Ajo lind gjatë ditës, perëndon pas perëndimit të Diellit dhe në mbrëmje duket më së miri. Në këtë fazë brinjët e draprit janë të kthyera kah lindja.

Shtatë ditë pas Hënës së re, krijohet "çereku i parë". Në këtë fazë ajo i përngjan shkronjës ‘D’. Lind rreth mesditës dhe perëndon rreth mesnatës.

Pas katërmbëdhjetë apo pesëmbëdhjetë ditësh nga Hëna e re, Hëna gjendet në anën e kundërt me Diellin, kështu që e gjithë sipërfaqja e kthyer nga Dielli ndriçohet. Këtë fazë e quajmë "Hëna e plotë". Në këtë fazë Hëna lind në mbrëmje, perëndon në mëngjes. Nga Hëna e plotë pjesa e ndriçuar fillon të zvogëlohet. Brinjët e draprit kthehen kah perëndimi.

Në "çerekun e fundit" Hëna lind rreth mesnatës dhe perëndon rreth mesditës. Kështu nga Hëna e plotë deri në Hënën e re pjesa e ndriçuar e saj vazhdimisht zvogëlohet, derisa dy–tri ditët e fundit të ciklit Hëna gati sa nuk vërehet fare.

Cikli i plotë i ndërrimit të fazave të satelitit tonë natyror quhet "muaj sinodik".

Fazat hënore shfrytëzohen edhe si bazë kalendarike në disa vende të lindjes.

Eklipsi Henor

Eklipsi lunar (hënor), ndodh kur Toka pozicionohet mes Diellit dhe Hënës duke mos e lejuar depërtimin e rrezeve të Diellit në sipërfaqen e Hënës, në ç’rast sateliti nuk humbet tërësisht por ndriçon shumë dobët, ky ndriçim paraqitet nga thyerja e rrezeve të Diellit në atmosferën tokësore. Toka e ndriçuar nga Dielli hijen e saj e hedh në anën e kundërt, kur Hëna hyn në hijen e Tokës, atëherë nuk mund të ndriçohet nga Dielli dhe paraqitet eklipsi i saj. Eklipset hënore ndodhin të paktën dy herë në vit.

Për dallim nga eklipsi diellor, që ndodh gjatë Hënës së re, eklipsi i Hënës mund të ndodh vetëm kur është Hëna e plotë [18], sepse vetëm gjatë asaj kohe Hëna është në të njejtën linjë apo në të njejtën drejtëz me Tokën dhe Diellin.[29]

Astronomët kanë vërejtur tri lloje kryesore të eklipseve të Hënës:[30]

Eklipsi i plotë lunar, që ndodh atëherë kur gjatë lëvizjes rreth Tokës, Hëna hyn në konin e hijes së Tokës, apo mund të themi se errësimi total ndodh kur Hëna kalon në pjesën më të errët të hijes së Tokës e quajtur UMBRA sipas NASA-s.

Eklipsi i pjesshëm i Hënës, që ndodh kur në hijen e Tokës zhytet vetëm një pjesë e Hënës.

Eklipsi Hënor i gjysmëhijëzuar, që shfaqet kur Hëna kalon nëpër gjysmëhijen e Tokës, të quajtur PENUMBRA sipas NASA–s.

Eklipsi Diellor

Eklipsi i Diellit ndodh në kohën e Hënës së re, kur Hëna kalon përballë Diellit.

Afër fillimit dhe përfundimit të plotë të një eklipse diellore, një pjesë e hollë e Diellit shfaqet në formë të pikave të dritës, për arsye se pjesa e epërme e Hënës nuk është e lëmuar por është e dhëmbëzuar. Këto drita quhen ‘Unazat (pikat) e Bailit’. Quhen kështu sipas astronomit britanez Francis Baily i cili i zbuloi ato. Nëse njëra nga pikat është e dukshme, ky eklips i përngjan një unaze me gurë diamanti.[26]

Kemi katër lloje të eklipseve diellore:

Eklipsi diellor i pjesshëm, që ndodh kur Dielli është vetëm pjesërisht i mbuluar nga Hëna.

Eklipsi e plotë diellor, që ndodh kur Hëna totalisht e errëson Diellin, përkatësisht kur Hëna është afër perigjes (pozita më e afërt e Hënës nga Toka).

Eklipset e plota të Diellit janë të rralla, ato paraqiten çdo 18 muaj, por në të njejtën pikë dhe në të njëjtën kohë çdo 300-400 vjet. Eklipsi i plotë i Diellit nuk zgjat më shumë se disa minuta dhe sipas parashikimeve eklipsi më i gjatë do të jetë më 16 korrik 2186, që do të zgjas 7 minuta e 29 sekonda.[28] Gjatë kësaj eklipse verehet se diametri i dukshëm këndor i Hënës është më i madh se diametri këndor i Diellit.

Kuriozitete në lidhje me Hënën

• Shkalla e baticave në botë është në maksimum gjatë Hënës së plotë, marinarët e njohin efektin si "baticat pranverore".

• Muaji i vetëm gjatë të cilit nuk ndodh procesi i Hënës së plotë është shkurti!

• Sipas një studimi psikologjik tre mujor të bërë tek 1200 të burgosur në burgun e Armley në Leeds, në vitin 1998 rezultoi se kishte një rritje të madhe të incidenteve kur Hëna ishte e plotë!

• Mbjellja e drurëve është e ndaluar gjatë Hënës së plotë në Amerikën e Jugut dhe në Azinë Juglindore, sepse shkakton tharje!

• Hëna e plotë mund të duket e rrumbullakët, por në fakt ka formën e një veze!

• Një vizatim i Hënës së plotë parë nga teleskopi është realizuar nga një matematicien anglez, Thomas Harriot, në fillim të gushtit të vitit 1609. Ky është regjistrimi i parë, i cili i paraprin fizikanit italian Galileo Galilei, në studimet e tij të mëvonshme![18]

• Gjatë sezonit dimëror, Hëna e plotë është në lartësinë më të madhe nga Toka!

• Hëna është 10 herë më e shndërritshme kur është e plotë, se sa kur është çerekhënë!

• Kalendari i vjetër i Hënës, i cili tregon kohën se kur shfaqet ajo e plotë, është zbuluar në shpellat në Lascaux në Francë dhe daton para 15000 vjetësh!

• Sipas një studimi të 1000 operacioneve për heqjen e bajameve, 82 për qind e pacientëve të operuar treguan se krizat ishin më të forta kur afronte procesi i Hënës së plotë!

• Hëna e plotë konsiderohet si shenjë tersi nëse ndodh të dielën, por nëse ndodh të hënën shihet si shenjë fati!

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi