Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Mërkuri është planeti me i afert me Diellin dhe nje nga planetet me te nxehte dhe me te ftohte njekohesisht dhe gjithashtu planeti më i vogël në Sistemin Diellor,[1] Mërkuri kryen orbitën rreth Diellit një herë në 87.969 ditë duke kompletuar tre rrotullime rreth aksit në çdo dy orbita. Teknikisht Mërkuri është një objekt shumë i shndritshëm, por ai ështe i vështirë të shihet sepse dielli e pengon shumë dritën e tij të duket qartë. Mërkuri është i shndritshëm kur mund të shihet nga Toka, me magnitudën e dukshmërisë nga -2.0 deri 5.5, por nuk shihet me lehtësi për shkak se zakonisht gjendet shumë afër Diellit. Meqë Mërkuri zhduket në shkëlqimin e diellit, në mos nuk ka eklips diellor, Mërkuri mund të shihet vetëm në mëngjes ose në muzgun e mbrëmjes.
Marsi (greqisht: Ares) është Zoti i luftës. Planeti ndoshta e mori këtë emër për shkak të ngjyrës së kuqe, dhe gjithashtu Marsi është referuar disa herë si Planeti i Kuq. (Një shënim interesant :Marsi si Zoti Roman ishte një Zot i bujqesisë përpara se të bëhej i lidhur me Ares greke[1] Emri i muajit mars vjen nga vete planeti Mars. Marsi ka qenë i njohur që nga koha prehistorike. Sigurisht, kjo është studiuar gjerësisht me observatorët . Por edhe me teleskopët shumë të mëdha, Marsi ishte një objekt i vështirë per t'u parë kjo për shkak të madhesisë. Marsi është ende një nga të preferuarit e shkrimeve të shkencetareve, si vendi më i favorshëm në Sistemin Diellor (përveç Tokës!) për banim të njeriut. Por duke zbuluar akoma më tepër rreth planetit të kuq nga Lowell dhe të tjerët , për fat të keq nuk doli ashtu siç e kishin imagjinuar
Jupiteri ose Enjti është planeti i 5-të nga Dielli dhe më i madhi nga të gjithë tjerët në sistemin diellor. Jupiteri është më shumë së dy herë më i madh së sa planetët e tjerë, dhe 319 herë më i madh se sa Toka.
Jupiteri ka 63 hëna ose siç quhen ndryshe satelitë,që rrotullohen rreth tij. Shumica prej tyre janë shumë të vegjël në krahasim me disa nga Hënat e mëdha.
Jupiteri është objekti i katërt që ndriçon në qiell (pas Diellit, Hënës dhe Venerës). Ai ka qenë i njohur që nga kohërat prehistorike si një yll. Në 1610, kur Galileo pa në teleskop ai zbuloi katër hënat më të mëdha të Jupiterit: Io, Europa, Callisto, Ganymede dhe (tani e njohur si hëna Galilean). Ky ishte zbulimi i parë i një qendre lëvizëse nga Toka. Ky zbulim ishte një pikë kryesor në favor të teorisë heliocentrik të Nikola Kopernikut dhe studimeve të tij (së bashku më të dhënat e tjera të reja nga teleskopi i tij : faza e Venus dhe malet në Hënë).
Saturni ose Shtuni (dikur Shëtuni) një planet i Sistemit Diellor. Ai është planeti i gjashtë për nga largësia nga Dielli. U emërtua sipas zotit romak Saturnus, i quajtur Kronos në mitologjinë greke. Simboli i Saturnit është që është simboli i drapërit të Saturnusit. Saturni është planeti i dytë për nga madhësia në Sistemin Diellor pas Jupiterit. Si Jupiteri, Urani dhe Neptuni, Saturni është më së shumti i përbërë nga gazet dhe nuk ka një sipërfaqe të ngurtë. Për shkak të kësaj, këta katër planete quhen "gjigantët e gaztë".Saturni ka 82 satelitë natyrorë të njohur deri më tani.Më i madhi është Titani, që është më i madh edhe se planeti Mërkur. Rreth Saturnit ka një numër të madh unazash, të përbëra nga akulli dhe sasi më të vogla shkëmbinjsh dhe pluhur. Saturni është rreth 1.4 miliard kilometra larg nga Dielli. Këtij planeti i duhen 29.5 vjet të Tokës për të kryer një rrotullim të plotë rreth Diellit.
Urani është perëndi e lashtë grekë e qiejve. Urani ishte i biri dhe shoku i Gaia babai i Cronus (Saturni) dhe e Cyclopes dhe Titans (paraardhësit e perëndive madhështorë).Urani është planeti parë i zbuluar në kohët modernë, u zbulua nga William Herschel, ndërsa kërkonte në qiell më teleskopin e tij më 13 mars 1781. Urani kishte qënë parë shumë herë më parë, por injoruar thjesht si një yll tjetër. Zbulimi i parë ishte në vitin 1690 kur John Flamsteed i vuri emrin 34 Tauri. Herschel e quajti atë "Sidus Georgium" (Planeti gjeorgjian) në ndër të mbrojtës së tij. Emri Urani ishte propozuar nga Bode, në përputhje më emra të tjerë planetarë nga mitologjia klasikë, por nuk vinin në përdorim të përbashkët deri në 1850.
Sistemi diellor është sistem i organizuar planetësh, të cilët rrotullohen rreth Diellit. Sistemi diellor është një sistem planetar i përbërë nga trupa qiellorë të ndryshëm që mbahen në orbita nga forca e gravitetit të yllit tonë, Diellit. Sistemi diellor është i përbërë nga nëntë planetë (dhe 166 hënat e tyre), nga tre planetë xhuxhë (Ceresi, Plutoni, Erisi dhe katër hënat e tyre), dhe miliarda trupa të vegjël. Këtu bëjnë pjesë trupat e Rripit të Kuiperit, disa dhjetëra mijëra asteroidë, një numër i pacaktuar por me siguri shumë të madh kometash, meteoritësh, dhe pluhuri ndëryjor.
Neptuni është planeti i tetë në sistemin diellor. Është emërtuar sipas Neptunit, perëndia greke e detit dhe ujit të rrjedhshëm.
Neptuni është planeti i tetë për largësinë nga Dielli në Sistemin tonë Diellor. Mban emrin e zotiti grek të detrave, ai është planeti i katërt më i madh nga diametri dhe i treti më i madh nga masa. Neptuni është 17 herë me i madh se masa e Tokës dhe është pak më masiv se Urani .
I zbuluar më 23 shtator 1846, Neptuni ishte planeti I parë gjendet duke parashikim matematikore në vend se nga vëzhgimi empirik. ndryshime të papritura në orbitën e Uran çoi Aleksis Bouvard të nxjerr një përfundim që orbitën e saj ishte subjekt i trazim gravitacionale nga një planet të panjohur. Neptuni është vërejtur më pas nga Johann Galle brenda një shkalle të pozicionit të parashikuara nga Urbain Le Verrier, dhe hëna e saj më e madhe, Triton, u zbulua menjëherë pas kësaj, ndonëse asnjë nuk kishte mbetur ne planetit 12 hënave të ishin vendosur teleskopikisht deri në shekullin e 20. Neptun eshte vizituar nga vetëm një anijen, eksplorator 2, i cili fluturoi nga planetit më 25 gusht 1989.
Venusi ose Afërdita është planeti i dytë nga Dielli, që e orbiton atë çdo 224,7 ditë tokësore. Venusi nuk ka satelit natyror. Ai është emëruar sipas perëndeshës romake të dashurisë dhe bukurisë Venera. Pas Hënës, është objekti më i shndritshëm natyror në qiellin e natës, duke arritur një madhësi të dukshme prej -4.6, ndriçim i mjaftueshëm për të bërë hije. Për shkak se Venusi është planet i brendshëm, ai kurrë nuk largohet shumë larg nga Dielli. Zgjatimi i tij arrin një maksimum prej 47,8°.