Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
-Karbohidratet jane lende ushquese te cilat perbehen nga karboni,hidrogjeni dhe oksigjeni.
-Karbohidratet perftohen ne bimet e gjelbra me procesin e fotosintezes.
6 CO2+ 6 H2O----> C6H12O6+ 6 O2
Fotosinteteza eshte proces i nderlikuar biokimik i cili kryhet ne prani te klorofilit.Me ndihmen e fotosintezes bimet perthithin energjin e diellit dhe e shendrrojn ne energji kimike.Keto komponime depozitohen ne fruta te pemeve dhe ne perime ,fara te drithrave.
Gjate oksidimit te karbohidrateve ne organizem formohet dioksidi i karbonit dhe uji dhe lirohet energjia
C6H12O6+ 6 O2------> 6 CO2+ 6 H2O+ E (2816 kj\ mol )
Per nga perberja kimike karbohidratet jan komponime polihidroksile me grup aldehid ose keton.
Emertimi i monosakarideve dhe i karbohidrateve tjere behet sipas nomenklatures triviale.
Emrat e tyre marrin passhtesen"ozë"
P.sh:glukozë,fruktozë,celulozë etj.
Ne baz te numrit te njesive sheqerore karbohidratet klasifikohen ne tri grupe:
https://www.youtube.com/watch?v=D5RdWVBAN1c
Monosakaridet jan sheqerna te thjeshta te cilat nuk mund te zberthehen ne njesi me te thjeshta.
Monosakaridet ne molekulen e tyre permbajn grupin funksionor karbonil (>C=O) dhe grupe hidroksile (-OH).
Grupi karbonil i tyre mund te jet si grup aldehid ose ketonik.
Ne baz te kesaj karbohidratet ndahen ne aldoza dhe ketoza.
https://www.youtube.com/watch?v=oHskY5eOEzA
https://www.youtube.com/watch?v=cgaO_LzxO0Q
Meqense karbohidratet permbajn grupin karbonil,reaksionet e tyre jane te ngjashme me ato te aldehideve dhe ketoneve.
https://www.youtube.com/watch?v=fUKUwADHZt8
Ne baz te ketyre reaksioneve,sheqernat ndahen ne dy grupe:
Karbohidratet reagojne me fenilhidrazine,me ç’rast formojne fenilhidrazonet perkatse.
P.sh Glukoza ne reaksion me fenilhidrayin formon glukosazonin.
Per paraqitjen e struktures hapsinore te monosakarideve me se shpeshti perdoren formulat e Fisherit.
Keto formula projektohen sipas disa rregullave:
-Formula e Fisherit paraqet poziten hapsinore te secilit grup te lidhur perreth karbonit asimetrik.
-Grupet e shenuara lart dhe posht gjenden prapa rrafshit te letres,ndersa grupet qe gjenden anash gjenden para rrafshit te letres.
-Monosakaridet permbajn nje ose me teper karbone asimetrike,si rezultat i kesaj keto paraqiten ne form te stereoizomereve.
-Per te njohur strukturen e monosakarideve duhet te njohim edhe konfiguracionin e tyre.
Konfiguracioni mund te percaktohet duke krahasuar strukturen e komponimit me strukturen e nje komponimi tjeter.
Caktimi i konfiguracionit relativ te monosakarideve behet duke u bazuar ne karbonin e fundit asimetrik
Konfiguracioni relativ D dhe L i sheqernave nuk esht ne lidhmeri me kahun e rrotullimit te rrafshit te drites.
-Shenja ne kllapa(+) ose (-) tregojn kahun e rrotullimit te rrafshit te drites.
- Ndersa konfiguracioni D dhe L tregon radhitjen e grupeve atomike rreth karbonit te fundit asimetrik.
-Vargu karbonik i karbohidratit permban grupin karbonil dhe disa grupe hidroksile.
-Nje nder vetit karakteristike te tyre eshte formimi i strukturave ciklike.
Reaksioni i grupit aldehid me grupin hidroksil,formojn struktura ciklike gjashtekendshe me nje atom oksigjeni ne cikel:
Kjo struktur edht e ngjashme me piranin ndaj quhet struktur piranoze.
-Strukturat piranoze jan mjaft stabile,prandaj shumica e karbohidrateve gjenden ne form ciklike piranoze.
Izomeret α dhe β mes vete dallohen vetem nga pozita e grupit -OH ne karbonin C-1.
- Izomeret te cilet dallohen vetem per nga konfiguracioni ne karbonin C-1 te karbohidratit quhen anomere,ndersa karboni C-1 quhet anomerik.
Shembull -fruktoza formon cikel peskendesh duke reaguar grupi karbonil me grupin hidroksil
Glukoza-Sheqeri i rrushit
Glukoza eshte sheqeri me i perhapur ne natyr.
-Ajo gjendet shume ne lengje te pemeve,por me shum ne lengun e rrushit me 22%.
-Ajo ne form polisakaridesh eshte perberse e bimeve dhe i shtazeve.
-Eshte lend kristalore me shije te embel,e tretshme ne uj,esht perberes i perhershem ne gjak (rreth 1%).
-Organizmi ka aftesi qe glukozen ta shendrroj ne yndyre dhe keshtu te krijoj rezerv te energjis,e cila shfrytzohet me von ne munges te ushqimit.
-Glukoza edhte aldoheksoze e cila shum leht i redukton disa reagjent me veti te dobeta oksiduese(reagjenti i Tromerit,tollensit dhe i Fehlingut).
Fruktoza gjendet ne peme ,prandaj quhet sheqer i pemeve.
-Ajo gjendet edhe ne mjalt dhe ne sheqer te zakonshem.
-Fruktoza esht lend kristalore e bardh,tretet ne uj,ne alkohol,ne eter.
-Fruktoza nga disa produkte perdoret si ushqim dhe ne mjeksi perdoret per ndihmen e te semurve qe kan munges karbohidratesh.
Disakaridet jan karbohidrate te cilat perbehen prej dy njesive shqeqernash te thjeshta.
Prej disakarideve me te rendesishme jane sakaroza,maltoza dhe laktoza.
Sakaroza eshte disakaridi me i perhapur ne bime.
Ajo njihet si sheqeri i tryezes dhe ka perdorim te gjer ne amviseri.
-Sakaroza eshte sheqer jo reduktues,sepse grupi aldehid i njesise se glukozes esht i lidhur me njesin e fruktozes dhe si i till eshte i bllokuar.
Me hidrolizen e sakarozes perftohet glukoza dhe fruktoza
Maltoza eshte disakarid i perber prej dy molekulave.
Maltoza eshte sheqer me veti reduktuese.
Eshte mjaft e perhapur ne bime dhe shtaze ne forme polisakaridesh.
Maltoza eshte nje substanc kristalore e cila leht tretet ne uj,ne natyr nuk gjendet e lir,por ndahet me hidrolizen e amidonit
Laktoza(sheqeri i qumshtit) eshte disakarid i perber nga nje njesi D-galaktoze dhe nje njesi D-glukoze te lidhura ne mes veti me lidhje glukozidike.
Laktoza eshte perberes i qumshtit te gjitareve(rreth 5%).
Polisakaridet jan komponime organike me te perhapura ne natzr,si perberese te bimeve dhe shtazeve.
Ato perbehen nga nje numer i madh i njesive shoqerore te lidhura mes veti,te cilat fitojne nomenklatura
Polisakaridet paraqesin strukturen skeletore te bimeve ose ushqimit rezerve te tyre.
Ato klasifikohen ne dy grupe:
Polisakaridet zakonisht jane te patretshme ne uje te ftoht,ndersa ne uje te ngroht formojne koloide.
Nuk kane shije te embel dhe nuk kan veti reduktuese,kan mas molekulare te madhe 25000-15 milion e tutje
Amidoni apo nishestja eshte produkt i fotosintezes se bimeve,i cili konsiderohet nder ushqimet kryesore te njeriut.
Amidoni eshte i perqendruar tek farat e drithrave(elbit,misrit,orizit etj)
Struktura e amidonit:
Amidoni eshte pluhur i bardh,nuk tretet ne uj te ftoht,ne uj te ngroht fryhet dhe formon ngjites.
Amidoni reagon me jod,duke formuar pigment blu,ky reaksion esht karakteristik dhe perdoret per te percaktuar amidonin
https://www.youtube.com/watch?v=wby9KTFmlGs
Celuloza eshte polimer linear i glukozes,i cili formohet me procesin e fotosintezes.Per dallim nga amidoni celuloza permban rreth 6000-12000 njesi te glukozes ne molekul.
Celuloza dhe amidoni dallohen mes vete pernga llojet e lidhjeve glukozide mes njesive te glukozes
Celuloza eshte ndertuese kryesore e skeletit te bimeve,e cila iu jep atyre formen,qendrueshmerin dhe elasticitetin.
Celuloza ka gjithashtu perdorim te gjer si material ndertimor dhe si lend per perfitimin e letres,tekstilit ,barutit etj.
Glikogjeni eshte polisakarid i rezerves se organizmave shtazor.
ky polisakarid perbehet nga njesit e glukozes,te lidhura ne vargje te degezuara.
Glikogjeni gjendet i depozituar ne muskuj dhe melqi,dhe gjat metbolizmit te tij ne organizem mund te zberthehet me q rast formohet glukoza.