Loading…
Transcript

Rinora

Rudari

1

TrueBeam STx

TrueBeam STx e suportuar nga Radiokirurgjia Novalis është teknologjia e radioterapisë së gjeneratës më të fundit që përfaqëson një zhvillim revolucionar në trajtimin e kancerit.Sistemi TrueBeam STx i suportuar nga Radiokirurgjia Novalis përdor shumë teknika të reja, të administruara nëpërmjet një sistemi kontrolli që është rindërtuar krejtësisht për të sinkronizuar imazhit, pozicionimin e pacientit, drejtimin e lëvizjes dhe trajtimin në mënyrë dinamike.

TrueBeam STx e suportuar nga Radiokirurgjia Novalis, është një pajisje e projektuar nga Varian, lider botëror në fushën e platformave të përdorura për shumë qëllime, dhe mund të përdoren në radioterapitë konvencionale dhe në ato 3-dimensionale konformale, si dhe në të gjitha mënyrat e avancuara të radioterapisë, përfshirë radioterapinë dhe radiokirurgjinë me drejtim imazhi (IGRT dhe IGRS), terapinë hark me intensitet të moduluar (RapidArc) dhe terapinë me rrezatim stereotaktik të trupit (SBRT). Ky sistem mund të përdoret në aplikime infra dhe ekstra kraniale me saktësi nën një milimetër.

BUSINESS

REPORTS

2017 Q1

Brakiterapi

Ky term rrjedh nga fjala “braki” që në greqisht do të thotë “i afërt”. Brakiterapia është një teknikë rrezatimi që kryhet duke vendosur (përkohësisht) burimet radioaktive në zgavrat e trupit, ose ndërmjet indeve.

Kjo teknikë aplikohet para ose pas terapisë së jashtme dhe gjatë aplikimit të saj, probabiliteti i komplikimeve në indet normale nuk është i larë për shkak se kjo teknikë mundëson dhënien e dozave më të larta në një zonë më të lokalizuar, si dhe siguron një trajtim dhe kontroll më efikas të tumorit, ndërkohë që indet e ndjeshme rreth tumorit u ekspozohen dozave më të ulëta të rrezatimit. Në rastet kur konsiderohet e përshtatshme, Brakiterapia mund të përdoret edhe si metodë e vetme për trajtimin e sëmundjes.

ADD SUBTOPICS

PET/CT

PET / CT është një ekzaminim të nivelit të lartë diagnostikues që përdoret në diagnostikimin e kancerit, vlerësimin e fazës së tij si dhe vlerësimin e përgjigjes ndaj trajtimit.

Kamera Gamma

Kamera Gamma konverton fotonet e çliruara nga radionukleidet brenda pacientit, në një impakt dhe më pas në një sinjal tensioni. Ky sinjal përdoret për të prodhuar një imazh të shpërndarjes së radionukleideve.

MEET THE

NEW TEAM

Mamografia Digjitale (Tomosinteza)

Pajisja e mamografisë-tomosintezës që ne përdorim është i pari sistem i Mamografisë Digjitale Tomosintezë që redukton deri në 30% dozën e rrezatimit ndaj të cilës pacienti është i ekspozuar, pa cënuar cilësinë e imazhit që merret.

Imazhimi me Rezonancë Magnetike "MRI"

Imazhimi me Rezonancë Magnetike është lloji i imazhimit të përdorur për të ekzaminuar strukturat anatomike dhe për të zbuluar dallimet në mes të indeve të shëndetshme dhe jo të shëndetshme, duke përdorur valët e radios të shpërndara nga disa magnete në disa fusha të caktuara magnetike.

MR është një metodë që nuk shkakton rrezatimit të dëmshëm dhe që në kushte normale nuk kërkon përgatitje paraprake.

Në varësi nga lloji dhe nevoja për skanim, ajo është e ndarë në dy lloje: me kontrast dhe pa kontrast.

PROJECT

ANALYSIS

Tomografia e kompjuterizuar "CT"

Tomografia e kompjuterizuar është një metodë radiologjike diagnostikimi që prodhon imazhe sektoriale të një zone përkatëse të trupit duke përdorur rrezatim me rreze X.

Kjo metodë ka eliminuar procesin e mbivendosjes (superpozicionimit) që përdorej në rëntgenogramën konvencionale.

Imazhet e prodhuar me këtë metodë janë shumë më të përpunuara se ato që merren nëpërmjet radiografisë.

Ultrasonografia

Kjo është një metodë e përdorur në para-diagnostikimin e shumë sëmundjeve duke përdorur ultratinguj; Megjithatë, ajo është një metodë më tepër efektive në shqyrtimin e organeve të pozicionuara në vendet ku valët e zërit mund të kalojë lehtë, të tilla si organet e barkut.

Kjo metodë përdoret për të zbuluar sëmundje të ndryshme brenda trupit si dhe për të identifikuar diferencat në intensitetin e indeve.

CONTACT

INFORMATION

Grafi Direkt "Rreze - X"

Kjo metodë ofron imazhe dy-dimensionale të çdo zone të trupit duke përdorur rrezet X (radiografinë).

Kjo metodë është baza e të gjitha teknikave konvencionale.

Epunoi:Rinora Rudari