Loading…
Transcript

Riprodhimi te shtazët

Aulonë Sadiku

21/04/2020

Cilat janë mënyrat e riprodhimit te shtazët?

Kemi dy mënyra të riprodhimit (shumimit)-riprodhimi joseksual dhe seksual.

Me shumimin jo seksual kuptojmë krijimin e individit të ri nga një prind pa bashkim paraprak të gameteve.

Topic 1

Ai kryhet kryesisht te shtazët që kanë zhvillim të ulët evolutiv. Ka disa forma të shumimit joseksual p.sh:

Subtopic 1

Riprodhimi joseksual te hidra

Shumimi te pakurrizorët

Shumica e llojeve shtazore riprodhohen seksualisht.Kryeshisht organet riprodhuese janë të ndara në individë të ndryshëm,pra dallohet individi mashkullor nga individi femër.

Llojet e shtazëve që nuk i kanë sekset të ndara i quajmë hermafroditë.

Topic 2

Një numër i vogël i pakurrizorëve shumohen në mënyrë joseksuale si:

Disa yje të detit , planaria, skraja e shiut etj.

Subtopic 2

Cikli i zhvillimit të bretkosës

Shumimi amfibëve kryhet në ujë. Aty depozitohen vezët dhe spermatozoidet. Pra pllenimi është i jashtëm. Nga vezët e pllenuara dalin larvat që për nga pamja, mënyra e të ushqyerit, lëvizja dhe frymëmarrja të kujton peshqit.

Topic 3

Pas një farë kohe që zgjat sipas llojeve nga disa ditë deri në disa muaj , larva pëson shumë ndryshime. Kështu ajo ndërpret përkohësisht të ushqyerit, derisa aparati i saj tretës të ndryshojë duke u përshtatur për ushqime shtazore, në vend të ushqimeve bimore që përdorte më parë. Po gjatë kësaj kohe të stadit larvar, velzat zhduken,shfaqen këmbët (fillimisht të përparmet, pastaj të pasmet),zhduket bishti dhe larva shndërrohet në amfib të rritur. Këto shndërrime gjatë së cilave larva pëson ndryshime të thella, derisa merr tiparet e kafshës së rritur njihen me terminmetamorfozë

. Pra amfibët zhvillohen me metamorfozë.

Subtopic 3

Vazhdim

Për shumimin e peshqve është i domosdoshëm mjedisi ujor. Femrat lëshojnë në ujë një numër të madh vezësh. Mbi këto vezë, në mjedis ujor ,meshkujt depozitojnë spermën e tyre. Kur këta spermatozoid bashkohen me vezët (shkrihen), atëherë formohet veza e pllenuar (zigota). Nga zigota zhvillohet individi i ri.

Topic 4

Zvarranikët riprodhohen me rrugë seksuale.Pllenimi është i brendshëm . Ata pjellin vezë të mbuluara me lëvozhgë të fortë .Embrioni zhvillohet brenda këtyre vezëve me lëndë ushqyese derisa të vijë koha të çajë lëvozhgën e vezës e kafsha e re të dalë e lirë në natyrë . Pra nuk është i nevojshëm mjedisi ujor si në rastin e amfibëve.

Lekuregjemboret i leshojne vezet e tyre dhe spermatozoidet ne uje, atje ato bashkohen dhe pllenohen. Pas disa oreve ose diteve, dalin larva te vogla, qe ndryshojne shume nga prinderit. Ato kane simetri dyanesore, qe notojne per nje kohe te caktuar , me pas bien ne fund te detit dhe shnderrohen ne individe te rritur.

Zhvillimi embrional i ujëtokësorëve kryhet në ujë , larvat mbeten një periudhë të gjatë dhe marrin frymë me branshi.Pas metamorfozës zhvillohen në kurrizorë të vërtetë tokësorë të cilët marrin frymë me mushkëri.Larvat nuk kanë ekstremitete çifte dhe lëvizin me ndihmë të bishtit të gjatë të shtypur , kurse në fazën e rritur apo adulte kanë ekstremitete pesëgishtore të përshtatura për lëvizje dhe kërcim.

Title