Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
h
Remi dhe Romuli ishin vëllezër binjakë dhe personazhe kryesor të themelimit së Romës. Nëna e tyra ishte Rhea Silvia, e bija e Numitorit, mbreti i Alba Longa. Romuli ishte mbret i monarkisë romake.
Romuli dhe Remi ishin nipa të mbretit latin, Numitorit të Alba Longës. Mbreti u rrëzua nga froni nga vëllai i tij mizor Amuliusi ndërsa vajza e Numitorit, Rea Silva, lindi Remin dhe Romulin. Rea Silva ishte një virgjëreshë e Vestës.
Mbreti i ri ishte i frikësuar prej Romulit dhe Remit se mos ata ia merrnin fronin, kështu që ai vendosi t’i mbysë ata. Një ujkonjë i shpëtoi dhe i rriti ata dhe kur ata arritën moshën e pjekurisë, ata i rikthyen fronin e Alba Longës Numitorit. Binjakët themeluan qytetin e tyre, por Romulusi e vrau Remin gjatë një grindjeje për sundimin si mbret i Romës, megjithëse disa burime thonë se grindja ishte për arsyen se emri i kujt do t’i vendosej qytetit.
Sipas të gjithave versioneve, binjakët ishin rritur si barinj. Ata e ndanë tokën ku ishin në dy pjesë, njëra pjesë i takonte Remit dhe tjetra Romulit. Remi donte më shumë tokë se i takonte dhe kështu dy vëllëzërit u hodhën në luftë. Ata luftuan e luftuan dhe në fund i drejti e mundi të padrejtin Romuli e mundi Remin. Atëherë toka e Remit u bë e Romulit dhe të tërë tokën edhe të tijën edhe të vëllait e quajti Romë dhe u shpall perandor i saj.
Livi ka dhënë dy versione lidhur me vdekjen e Remit. Versioni i parë është se Remi e kritikoi murin e ri, kështu që Romuli e vrau atë duke i thënë "Shkatërro gjithçka që këtej e tutje do të kërcej mbi murin tim". Në versionin e dytë, Remi thjeshtë ka vdekur, askush nuk e vrau. Sipas versionit së Jeromes, Remi ishte vrarë nga sëpata i cili ishte mbajtur nga komandanti i Romulit Fabius ose prej një njeriut të quajtur Celer. Pastaj, Romuli e varrosi Remin me nder dhe me keqardhje.
Sipas legjendës, Romuli u zhduk nga stuhia. Plutarch thotë se kur Romuli e themeloi Romën, ai ishte 18 vjeç. Nërsa kur u "zhduk" ai ishte 53 ose 54 vjeç.