Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Stilet e te nxenit dhe mesimdhenies
Punoi: Elena Mitace
Nje nga ceshtjet me rendesi ne planifikimin e punes mesimore dhe ne procesin e mesimdhenies eshte dhe njohja e nxenesve, nxitjet, nevojat, interesat dhe menyra e te mesuarit.
Secili nxenes meson sipas nje menyre te caktuar apo te njohur ne literaturen pedagogjike si stilet e te nxenit.
Jane te pranishme dhe dallimet e mesimdhenesit ne perdorimin e strategjive dhe metodave gjate procesit mesimor. Mesimdhenes te caktuar perdorin me shume demostrimin, te tjere ligjerimin, reflektimin, diskutimet, por ka te atille qe perqendrohen me shume ne te menduarit, ne te kuptuarit etj.
Stilet e mesimdhenies te quajtura metoda te mesimdhenies konsiderohen te jene parimet e pergjithshme, strategjite arsimore dhe menaxhuese per mesimin ne klase.
Perdorimi i mesimdhenies se ndryshme, stilet filluan ne fillim te shekullit te XX. Pasi u kuptua qe te gjithe mesojne ndryshe, u be e qarte se duhet te kishte stile te ndryshme mesimdhenieje per te pershtatur stilet e te mesuarit.
Kolb dallon keto stile te te nxenit:
1. Stili i te nxenit nepermjet eksperiences konkrete. (te nxenit nepermjet pervojes, shembujve konkrete etj)
2. Stili i te nxenit nepermjet eksperimenteve aktive. (pervetesim i dijeve nepermjet bashkeveprimit, punes ne grupe, bashkebisedimit)
3. Stili i te nxenit me ndihmen e monitorimit ( te mesuarit nepermjet vezhgimit, perdorimi i materialeve te ndryshme)
4. Stili mendim-konceptualizim abstrakt ( te nxenit duke perdorur proceset mendore, analizen, te menduarit logjik, gjykimin)
Stili kinestetik. Pervetesojne permbajtjet mesimore ne menyre aktive duke vepruar, shkruar, vizatuar etj. Nxenesit kinestetik jane me te suksesshem nese e prekin dhe ndiejne permbajtjen mesimore, i perdorin pjeset trupore dhe ndienjat.
Te nxenit konjitiv. Ky lloj i te nxenit nenkupton te nxenit nepermjet fjaleve, te dhena teorike, fakteve, parimeve, koncepteve. Pervetesohet permbajtja mesimore permes proceseve mendore.
Nenkupton pervetesimin e shkathtesive, shprehive, punimeve me dore.
Mjedisi- secili deshiron te vendoset ne nje vend te pershtatshem per te mesuar.
Mbeshtetja emocionale- Nxenes kane nevoje per mbeshtetje emocionale, per percjellje dhe kontrollim te punes se tyre.
Perberja shoqerore- tek te nxenit ndikon dhe menyra se si ata duan te mesojne, ne grupe shoqerore permes nderveprimit, ndarjes se pergjegjesive.
Elementet trupore- nxenesit mesojne me ane te levizshmerise
Ky stil mbeshtetet ne perceptime. Kemi nxenes te cilet kane prirje konkrete per te mesuar, qe nenkupron pervetesim nepermjet shqisave dhe nxenesit me prirje abstrakte qe mesojne ne menyre logjike. Por te tjere pelqejne me shume te mesojne diturite pjese-pjese per ti kuptuar ato me lehte qe quhen edhe pasues. Kurse te tjereve u pelqen te udheheqin vete me pervetesimin e diturive qe ato te mos jene fort te organizuara.
Ekzistojne disa teori te cilat i ndajne stilet ne kategori, ku secila kategori perfaqeson disa karakteristika te praktikave te mesimdhenesve e qe klasifikohet ne stil te mesimdhenies
Stili i mesimdhenies me ne qender mesuesin, perdor shpjegimin si forme te mesimdhenies, thekson se shpjegimi nuk ka lidhmeri me suksesin e nxenesve dhe nuk ka ndonje ndikim te rendesishem ne suksesin e tyre,atehere kur atyre u behet vleresimi perfundimtar.
Nje hulumtim i kryer nga Faruji ka ardhur ne perfundim se stili me ne qender mesimdhenesin eshte nje prej stileve qe mesuesit e preferojne me shume.
Mesuesi luan rolin kryesor ne klase dhe nxenesi qendron ulur ne banke, pa marre vemendjen e duhur nga mesuesi, nxenesit fillojne te humbasin interesin per mesim.Ekziston mundesia qe disa nxenes qe jane mesuar me stilin e mesimdhenies me ne qender mesuesin te hasin probleme kur ndeshen me stilin e mesimdhenies me ne qender nxenesin.
Keta nxenes fillojne te ndiejne nje lloj pakenaqesie ne lidhje me mesimdhenien me ne qender nxenesin sepse jane mesuar qe pergjegjesia e te nxenit bie tek ta.
Nje sistem edukimi i mirefillte per shk.21 qe formon zotesi e njohuri tek ta duhet te kene stilin e mesimdhenies me ne qender nxenesin.
Nxenesit qe zgjedhin pak nga ajo cfare mesojne krijojne mundesi per veten qe te behen individe te lire.
Nxenesi ka mundesi te mesoje vetem, ne rast se atij i ofrohen kushtet dhe mjetet e duhura.
Dhenia e detyrave kerkojne perkujdesje te madhe nga nxenesit dhe jane sfiduese, pasi keshtu krijohet hapesira per te bashkepunuar tek nxenesit.
Ky stil i mesimdhenies ka kontribut ne tri karakteristika:
1. Ne aspektin e ndjenjave
2.Ne pershtatjen e nxenesve ne aspektin mesimor
3.Nxenesit pershtaten me shume ne aspektin shoqeror te tyre
Klasa e rrukullisur, i lejon studentet te mesojne nga shtepia duke plotesuar detyrat per te shkuar se bashku me leksionet. Kjo eshte e shke;qyeshme per studentet qe punojne ne ritmin e tyre por nese ka lidhje te ngadalte ne internet eshte e pamundur.
Te mesuarit te bazuar ne kerkim, mund te perfshije teknologjine duke u bere studenteve nje pyetje rreth botes dhe ata te bejne kerkime. Gjetjet mund te paraqiten ne formen e nje faqe interneti, vidio te bera vete ose Power Point.
Te mesuarit e personalizuar, bazohet ne idene e vetedrejtimit dhe zgjedhjes se studenteve. Vleresimet jane te personalizuara dhe mjaft individuale. Pasi nje student te kete zoteruar aftesi ose lende te caktuar, ai mund te kaloje ne nivelin tjeter pavaresisht nga niveli aktual i klases.
Te mesuarit kinestetik, njihet si te mesuarit praktik, eshte nje qasje e perqendruar te mesuesi qe perdor konceptin e inteligjencat e shumta, ideja se te gjithe kane nje pershtatje te forte ne disa inteligjenca sesa ne te tjerat. Ne vend te leksioneve studentet perdorin aktivitete fizike. Ky stil rralle perdor teknologjine.
Udhezim i diferencuar, synon te plotesoje nevojat specifike te nje studenti,ai zbatohet kryesisht nga mesuesi. I perdorur zakonisht nga nxenes me nevoja te vecnta. Eshte nje stil i ulet dhe tradicional i mesimdhenies per shkak te mungeses se nevojes per te perdorur teknologjine
Ekzistojne pese stile te mesimdhenies:
Metoda e autoritetit.
Metoda e demostruesit
Stili Facilitator
Stili i delegatorit ose metoda me grupe
Metoda hibride
Eshte i njohur si stili i ligjerates perfshin uljen dhe degjimin e instruktorit te flase per nje teme te caktuar, ndersa studentet mbajne shenime e mesojne permendesh sa me mire qe kane ate qe thuhet. Ky stil eshte me i popullarizuar ne universitete dhe shkolla te mesme per shkak te nje numri me te madh studentesh. Megjithate, me pak e zakonshme ne mjedisin standart te klases per shkak te mungeses se lejimit te pjesemarrjes se studenteve dhe pamundesise per te permbushur nevojat individuale.
Njihet si stili i stervitjes, i ngjashem me stilin e leksionit, perpiqet te ruaje autoritetin ne klase.
Ky stil i stervit studentet te perdorin porta si prezantime multimediale, aktivitete ne klase, demostrime.
Per lendet si muzika, arti dhe edukimi fizik ky stil eshte i persosur sepse demostrimi zakonisht eshte i nevojshem per te pervetesuar nje kuptim te plote te temes.
Dobesia qendron se ka pak nderveprim individual mes mesuesit dhe studenteve, gje qe ben te veshtire pershtatjen me nevojat e personalizuara.
Eshte i njohur si metoda e veprimit, perpiqet te inkurajoje vete-mesimin permes te mesuarit nga bashkemoshataret. Mesuesit u kerkojne studenteve te pyesin ne vend te japin pergjigje. Qellimi eshte qe studentet te zhvillojne nje kuptim me te thelle te temes duke perdorur vete-zbulimin dhe zhvillimin e aftesive per zgjidhjen e problemeve. Kjo teknike perdoret ne mjediset e klasave te vogla, ku mesuesi duhet te nderveproje me nxenesit ne baza individuale gje qe mund te jete e veshtire me nje numer te madh nxenesish.
Perdoret ne lendet shkollore qe kerkojne pune ne grup, mesim te bazuar ne laborator ose reagime nga bashkemoshataret.
Mesuesi vepron si delegues, duke u bere vezhgues per te nxitur bashkepunimin e bashkemoshatareve dhe per te inkurajuar te nxenit nxenes-nxenes.
Stili delegator po behet gjithnje e me i popullarizuar ne shume klasa.
Eshte e njohur si studime te kombinuara.
Eshte nje stil i integruar i mesimdhenies qe perfshin preferencat personale, personalitetet individuale dhe interesat specifike ne mesimdhenien e tyre.
Eshte popullor ne klasat e anglishtes dhe shkences sepse eeshte e lehte te perfshihen njohurite jashteshkollore ne nje njohuri te zhvilluar dhe me te thelle per nje teme te caktuar.
Disa argumentojne se ky stil dobeson procesin e te mesuarit sepse mesuesi perpiqet te jete gjithcka per te gjithe studentet.
Identifikohen 5 stile:
1. Stili ekspert, identifikohet nga menyrat se si mesuesi organizon pervojat dhe njohurite qe ta ndihmoje nxenesin per te marre dije.
2.Stili autoritativ ne fokus ka rregullat dhe qellimet e vendosura nga mesuesi te cilat duhen ndjekur nga nxenesit.
3.Personal, ku mesuesi krijon hapesire per te mbajtur ne vezhgim nxenesit.
4.Lehtesues ku qellimi eshte te stimulohen nxenesit qe te marin pergjegjesi per veprimet e tyre, te behen njerez te pavarur dhe kete e bejne permes nxitjes se pergjigjeve,parashtrimit te problemeve dhe zgjidhjeve
5. Delegues qe synon pavaresine e secilit nxenes duke i udhezuar ata te kryejne detyrat te cilat u paraqiten atyre ne menyre te pavarur
Perfshihen 13 stile dhe 5 kategori:
Funksionet (perfshin stilin legjislativ, stilin ekzekutiv, dhe ate juridik)
Format (perfshin stilin hierarkik, stilin oligarkik, stilin monarkik dhe stilin anarkik)
Nivelet (perfshin stilin global dhe lokal)
Fushat (perfshin stilin enternel dhe eksternal)
Tendencat ( perfshin stilin liberal dhe konservativ)
Nje individ i cili i perket stilit legjislativ i shijon format e punes te cilat kerkojne angazhimin e tyre duke i drejtuar vete aktivitetet e tij
Nje person ne stilin ekzekutiv te te menduarit kerkon detyra te cilat kane udhezime te sakta, dhe te cilat nuk krijojne hapesire per keqinterpretim te atyre udhezimeve.
Stili i te menduarit juridik i takon atyre personave te cilet peqendrohen e shpenzojne kohe duke i gjykuar veprimet e ndryshme te cilat mund ti bejne dhe mendojne shume per rezultatet e atyre veprimeve
Stili hierarkik i te menduarit verehet atehere kur nje individ e shijon procesin e punes kur ai shperndan vemendjen ne shume detyra ne te njejten kohe
Stili oligarkik i te menduarit i perket individeve qe vendosin shume qellime per ti aritur qofte ne te ardhmen afatshkurter apo ate afatgjate, por qe deshtojne ti identifikojne gjerat te cilat kane me shume rendesi, ne arritjen e ketyre qellimeve
Stili monarkik cilesohet si stil i atyre personavete cilet e japin perqendrimin e tyre ne menyre maksimale ne nje detyre te vetme. Ky stil i te menduarit karakterizohet me individe te cilet nuk zgjerohen ne shume detaje por punojne vetem ne nje detaj te punes i cili i ndihmon dhe lehteson detyren e dhene.
Individed qe kane stil anarkik te te menduarit, zakonisht jane te mire ne organizimin e nje plani permes se cilit do te arijne qellimet e vendosura , duke krijuar mundesi dhe kohe te caktuar per te permbushur secilen detyre te dhene.
Stili global eshte karakteristike e individeve qe shpenzojne energji per tu perqendruar ne permbledhjen e nje mori gjerave per tu mos u zgjeruar.
Stili lokal i preferon punet te cilat kerkojne pune me imtesira te shumta.
Naim Babaj "Stilet e te nxenit"
Erisa Aliaj dhe Melina Didani "Stilet e te nxenit"
Emira Meholli "Rendesia e stileve te perdorura te mesimdhenies ne motivimin e nxenesve te shkollave fillore te komunes se Mitrovices" Mitrovice 2020
Anna Bohren "Stilet e mesimdhenies: Gjithcka qe duhet te dini rreth metodave dhe strategjive te mesimdhenies"