Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
EPI I GILGAMESHIT
1.Me cilën vepër fillon letërsia fantastike e shkruar ? Po fillesat e saj ku mund t'i gjejmë?
2.Cilat janë disa nga veçoritë e letërsise fantastike ?
3.Si e kuptoni këtë : Fantastikja është e pamundshmja që bëhet e mundshme.
4.Çfarë tiparesh ka heroi i letërsisë fantastike ?
5.Përmendni disa autorë botërorë dhe shqiptarë që kanë shkruar letërsi fantastike.
6.Si mundi të mbijetojë me shekuj Epi i Gilgameshit. Kur u zbulua dhe kur u përkthye ai?
7.Flisni për vjetërsinë e veprës dhe historinë e shkrimit të saj.
8.Në ç'raporte qëndron marrëdhënia e dy personazheve Gilgameshi/Enkiduji ?
9.Argumentoni pse Gilgameshi është hero epik dhe rrëfimi për të i përket diskursit epik.
1. Mbi ç'kultura u ngrit letërsia greke?
2.Si ndikuan format e hershme të demokracisë në jetën e grekëve ?
3.Cilat janë dy periudhat kryesore të zhvillimit të letërsisë klasike greke ?
4. Flisni për diskurset kryesore letrare që u zhvilluan në këtë periudhë :
a) Ku dallojnë diskurset retorike nga diskurset letrare ?
b) Cilët janë autorët përfaqësues të tyre
1.Ç'përbën çështja homerike ? Cilat janë të dhënat pro dhe kundër autorësisë së veprave : Iliada dhe Odiseja?
2.Për se epopeja ishte zhanri themelor i epikës klasike?
3.Ç'kuptoni me '' mungesë të unitetit të epopesë '' ?
4.Cili mbizotëron ne epope ? Rrëfimi apo përshkrimi ?
5.Cili element e krijon distancën ndërmjet autorit dhe lexuesit ?
1.Cilat janë disa nga tragjeditë kryesore që shkroi Eskili. Mbi ç'tema ndërtohen ato?
2.Për se tragjëdia Persët dallon nga tragjeditë e tjera të Eskilit?
3.Për të gjykojmë në frymën e Aristotelit, çfarë i mungon veprës '' Persët '' që të quhej tragjedi ?
4.Si ka lindur tragjedia ? Nga e merr ajo emrin ?Cili mbahet si themelues i zhanrit ?
5.Si është zhvilluar tragjedia për të mbërritur të elementet krysore të saj : dialogu, kori, personazhet aktorë?
6.Ç'funksion kishte teatri në shek.V ?
7.Cilët ishin tragjëdianet më të rëndësishëm të antikitetit grek ?
8.Cilat janë tri pjesët e trilogjisë për Prometeun ?
9.Pse Prometeu është hero tragjik. Vështrojeni në relacion : me Zeusin, me perënditë e tjera dhe me njerëzit .
10.Kur e arrin kulmin dramaciteti i tragjedisë?
1.Cilët janë komediografët më të mëdhenj të antikitetit?
2.Çfarë veçorish pati komedia e vjetër ?
3.Cilat ishin ngjarjet më të rëndësishme në anitikitetin grek kur Aristofani shkruante komeditë e tij?
4.Kundër kujt drejtohej humori dhe shpotia e Aristofanit?
5.Cilat janë disa nga komeditë më të rëndësishme të Aristofanit?
6.Flisni për veçori të diskursit komik të Komedia Bretkosat.
1. Ç'objekt ka Poetike e Aristotelit ?
2. Ç'kuptoni me nocionin imitim që është baza teorike e veprës Poetika ?
3.Ç'mendim ka Platoni për poezinë?
4.Bëni dallimin ndërmjet Historisë dhe Poezisë në frymën e Aristotelit?
5.Si e kuptoni përkufizimin e Aristotelit se : Tragjedia është imitim i një veprimi te lartë...
6. Ç'të përbashkëta dhe të veçanta kanë tragjedia dhe epopeja.
7. Cilat janë disa nga argumentet që jep Aristoteli në favor të Tragjedise si zhanër më i lartë së Epopeja.