Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Sipas INSTAT-it, forca e punës përfshin gjithë individët aktivë në tregun e punës, të moshës 15 - 64 vjeç, dhe komponentë të vetëm të saj ka punësimin dhe papunësinë.
Në vitin 2015, për herë të parë nga përfshirja e vendit tonë në ekonominë e tregut të lirë, popullsia në moshë pune kapi shifrën 2 milionë
Statistikat përfshijnë një masë tepër të gjerë individësh tek të punësuarit. Një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk përfshihet tek punësimi kundrejt një page periodike, dhe ekzistojnë paqartësi dhe zona gri midis punësimit kundrejt një page, vetëpunësimit, dhe prodhimit bujqësor për vetëkonsum të konsideruar si punësim.
Jemi te sigurte se cdo kush do te deshironte te kishte pagen me te larte te mundshme por kjo eshte e pamundur per te gjithe. Eshte e rendesishme per cdo te ri te kryeje nje studim te tregut te punes per te pare profesionet me te paguara. Ne nje vend te vogel si ky i joni mundesite jane te pakta, vendet e punes jane te limituara. Vetem me pergatitjen e duhur, duke iu pershtatur tregut mund te arrijme te gjejme profesionin e duhur per ne.
Paga mesatare mujore bruto është mbi nivelin mesatar për aktivitetet ekonomike si: Aktivitetet Financiare dhe të sigurimit, Informacioni dhe komunikacioni, Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale.
Ndërsa aktivitetet ekonomike me pagë poshtë nivelit mesatar janë: Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor; dhe Bujqësia, Silvikultura dhe Peshkimi.
Por per cfare po studiojne te rinjte shqiptar?
Rinia po përballet çdo ditë e më shumë me sfida dhe më të vështira për të jetuar e punuar në Shqipëri. Kjo nuk konstatohet vetëm nga ekspertët, por dhe nga shifrat zyrtare që tregojnë se të rinjtë kërkojnë gjithnjë e më shumë të largohen nga Shqipëria, ndërsa në vend mungojnë politikat për të adresuar çështjet që shqetësojnë rininë shqiptare, duke filluar nga punësimi dhe ofrimi i alternative të tjera socio-ekonomike.
Brezi i ri shfaq vetëbesim të theksuar në aftësite e tij të lidership-it. Ai percepton se me aftësitë e tij mund ta çojë biznesin në nivelin tjetër
Mësimi është i qartë, punëdhënësit duhet të përgatiten për të përmbushur pritshmëritë e të rinjve të edukuar, sipërmarrës e lojtarë të shkathët
Si pasojë e pandemisë së koronavirusit dhe mbylljes së bizneseve, një pjesë e madhe e qytetarëve të Shqiperise mbetën papritmas të pa punë.
Të dhënat tregojnë se përhapja e pandemisë në vend e shoqëruar me kufizimin e lëvizjes dhe mbylljen e shumë veprimtarive, pati një ndikim të menjëhershëm në papunësinë në vend.
Për shembull, industria që punëson më së shumti punëtorë në vend – ajo e
tregtisë me shumicë e pakicë – shënoi ulje drastike të punëtorëve.
Shqiperia eshte nje vend i vogel por me nje potencial te papare. Ne studimet e shqyrtuara kemi vene re problemet qe po has ekonomia jone drejt zhvillimit.
Nese rinia shqiptare do ti kushtonte me shume rendesi studimit te tregut te punes, duke gjetur hapsira ne treg ku ka nevoje per force punetore, ne si shoqeri mund te arrijme te rrisim GDP-ne me hapa vertete te shpejte.
Duhet te kuptojme se ndonjehere duhet lene menjane steriotipi se te gjithe duhet te jemi pjese e nje pune ne zyre, administrate ose ne kompani gjigande. Me mentalitetin dhe planin e duhur cdo individ, qofte edhe ne sektorin e cilesuar me pak fitimprures mund te arrije te korre sukses