Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Elona Hidri
Te mbrojme mjedisin!
Mjedisi është burimi kryesor i jetës në Tokë dhe për këtë arsye duhet ruajtur dhe përdorur me kujdes. Mjedisi sot përdoret në mënyrë të pabarabartë në vende të ndryshme të botës dhe kërcënohet nga faktorë të shumtë. Mbrojtja e tij është një domosdoshmëri jo vetëm për brezat e sotëm, por edhe për brezat e ardhshëm. Mjedisi apo ambienti, është tërësia e rrethanave përreth një organizmi ose shume organizmave, kombinimin I kushteve atmosferike me jeten e gjallesave, zhvillimin, dhe mbijetesën e organizmave.
Mjedisi ne nje fare menyre perfaqeson vete njeriun.Ai pasqyron jaten e njeriut si nje liber i hapur.Qe ne momentin qe lind e deri kur vdes njerezit jane ne kontakt te panderprere me mjedisin.Ne nga ai marrim te gjitha elementet e nevojshme per jeten.Me pak fjale ne eksistojme sepse mjedisi ekziston.Natyra na ka falur nje te mire te jashte zakonshme.
Si cdo gje tjeter te mire ne ia kuptojme rendesine vetem ne castin kur e hmbasin.E njejta gje po ndodh edhe me mjedisin.Pak e nga pak mjedisi po shkaterrohet dhe nuk po i ploteson nevojat tona.Ne te ardhmen nuk do te mund te plotesoje pothuajse asnje nga keto nevoja.Jemi pikerisht ne qe kemi cuar ne kete stad,edhe pse deri para pak kohesh nuk e kuptonim...
MBROJTJA E MJEDISIT PERBEN NJE KUSHT THEMELOR PER SIGURIMIN E ZHVILLIMIT TE SHOQERISE DHE ESHTE NJE PRIORITET KOMBETAR ELEMENTET KRYESORE TE TE CILIT JANE : PARANDALIMI DHE ULJA E NDOTJES SE UJIT,AJRIT,TOKES DHE NDOTJEVE TE TJERA TE CFARDOLLOJI.
NJERIU DUHET TE JETOJE NE MJEDIS TE PASTER E JOT E NDOTUR NGA MBETURINAT.
Përdor poçe elektrike që kursejnë rrymën. Këto harxhojnë më pak energji dhe kanë jetë më të gjatë se ato të zakonshmet.
Përdor qese të tekstilit gjatë blerjeve. Ato mund të përdoren shumë herë dhe zëvendësojnë qeset e plastikës. Këto të fundit kanë ndikim të madh negativ në mjedis.
Nëse e ul temperaturën në banesë për një gradë, kursen 6% të energjisë.
Televizori punon e askush nuk është në dhomë! Pajisjet elektrike ndali kur nuk i përdor askush. Kujdes, mos i lë në modusin „stand by“. Kjo do të thotë kur edhe dritëza e vogël është shuar ke vepruar si duhet.
Kujdes te frigoriferi! Mos e lërë derën të hapur gjatë.
Gjatë gatimit në kuzhinë, ena duhet të ketë kapak. Kjo ndihmon gjithashtu për të kursyer energji dhe shpejton përgatitjen e drekës.
Radiatorit i duhet hapësirë. Nëse fshihen prapa mobilieve ose perdeve, ngrohtësia nuk shpërndahet në dhomë si duhet dhe harxhon energji.
Dimrit ajrose dhomën duke e hapur dritaren tërësisht për një kohë të shkurtër. Nëse e hap dritaren vetëm pak për kohë më të gjatë, dhoma nuk ajroset si duhet dhe harxhon më shumë energji.
Riciklimi i mbeturinave është shumë i rëndësishëm. Për të prodhuar një produkt nga materiale të ricikluara nevojitet më pak energji se për ato nga resurse të reja.
Larja në dush gjithashtu harxhon më pak energji se ajo në vaskë.
Veturat ndotin ajrin, rrugëve të shkurtra ec ose shfrytëzoje biçikletën!
Mbroni Mjedisin sepse keshtu mbroni veten tuaj dhe gjithe Boten!!
:D