Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Harresa eshte humbje dhe zhdukje e perhershme e lendes se kujteses.
Harresa eshte pamundesi e riprodhimit dhe e rinjohjes se permbajtjeve te pervetesuara dhe zhdukje e gjurmeve nervore te tyre.
Harrohen detajet, te dhenat, faktet dhe lidhjet ndermjet tyre.
Harresa eshte proces i kundert i kujteses me efekte negative te medha per zhvillimin e njeriut.
Procesi i te harruarit ne castet e para pas nderprerjes se te mesuarit eshte proces i shkalles shume te larte, kurse me vone bie dhe qetsohet, por nuk ndalet. Me fjale te tjera, permbajtjet e kujteses harrohen shume me teper ne fillim, pas nderprerjes se te mesuarit, se me vone, kur rrjedha e harreses ngadalesohet. Por, sasia e lendes se harruar rritet gjithnje e me shume deri sa te zhduket fare.
Me kete shpejtesi kaq te madhe te harreses humb dhe zhduket permbajtja e pakuptimte e kujteses , por jo edhe permbajtja e kuptimshme.
Prandaj, sasia e harruar e lendes varet edhe nga natyra e lendes se mesuar. Por, kjo varet edhe nga faktore te tjere.
Njeriu mund te harroje nje permbajtje te mesuar ngase, pas saj e mesone permbajtjen tjeter. Pra, dy aktivitete qe zhvillohen njeri pas tjetrit me qellim te te mesuarit te permbajtjes se lendeve te tyre, e pengojne mabjtjen ne mend te njeres ose te lendes tjeter. Harresa shkaktohet pikerisht nga pengesa qe i ben njera permbajtje e mesuar permbajtjes tjeter.
Pengesa e ketille shfaqet ne dy drejtime: lenda e mesuar me vone e pengon mbajtjen ne mend te lendes se mesuar me heret. Pengimi i ketille quhet frenim prapavajtes, kurse pengesa e mbajtejes ne mend te lendes qe mesohet pas te mesuarit te lendes paraprake quhet frenim paravajtes.
Pikepamja me e vjeter per harresen eshte ajo qe e shpjegon procesin e harreses ne baze te mosperdorimit te gjurmeve nervore. Sipas kesaj pikepamje, shkak i harreses eshte mosperseritja e permbajtjes se lendes. Prandaj, harresen e shkaktojne me pare aktivitetet e njeriut.
Sigmund Frojd e shpjegon harresen ne baze te procesit te shtypjes dhe te ndrydhjes se atyre kujtimeve te njeriut, te cilat permbajne energji te madhe ndjenjash negative te tij.
Lidhur ngusht me kete pikepamje ekziston edhe nje pikepamje tjeter sipas te ciles harresa shpjegohet vetem si proces i perkohshem i humbjes se kujtimeve te njeriut, por jo edhe i zhdukjes se perhershme te tyre nga sistemi nervor i njeriut.
https://www.youtube.com/watch?v=r0bs39k9zp0