Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Algjebra Dhe Gjeometria

Matematika

Project Introduction

Matematika (nga greqishtja μάθημα máthēma, njohuri, dije, mësim") përbën një fushë të njohurive abstrakte të ndërtuara me ndihmën e arsyetimeve logjike mbi koncepte të tilla si numrat, figurat, strukturat dhe transformimet.

Matematika dallohet nga shkencat tjera për një lidhje të veçantë që ka ajo me realitetin. Ajo është e një natyre të pastër intelektuale, e bazuar tek një seri aksiomash të deklaruara të vërteta (do të thotë që aksiomat nuk i janë nënshtruar asnjë eksperience por janë të frymëzuara nga eksperienca) ose mbi disa postulate përkohësisht të pranuara. Një pohim matematikor – i quajtur përgjithësisht teoremë ose propozicion konsiderohet i vërtetë nëse procesi i vërtetimit formal që përcakton vlefshmërinë e saj respekton një strukturë arsyetuese logjike-deduktive.

Matematika eshte nje mjet esencial ne shume fusha si shkencat natyrore, inxhinieria, mjekesia, financa dhe shekncat sociale.

Matematika merret me studimin e raporteve sasiore dhe cilësore të objekteve konkrete dhe abstrakte, si dhe me studimin e formave hapësinore. Ajo është shkencë që studion relacionet dhe në thelbin e saj është kuptimi i numrit. Matematika është shkencë deduktive d.m.th përfundimet e saj janë të përgjithshme dhe janë rrjedhim logjik i aksiomave. Matematika ka nje lidhje te vecante edhe me fiziken.

Deget e Matematikes

Problem Statement

Deget e matematikes jane:

* Logjika Matematikore

* Teoria e bashkesive

* Algjebra

* Teoria e numrave (aritmetika)

* Gjeometria algjebrike

* Gjeometria analitike

* Ekuacionet diferenciale

* Gjeometria diferenciale

* Topologjia

* Gjeometria

* Analiza Matematike

* Analiza komplekse

* Kombinatorika

* Matematika diskrete

* Teoria e lojerave

* Teoria e gjases (probabilitetit)

Gjeometria

Gjeometria është degë e matematikës që i studion figurat e rrafshit dhe hapësirës dhe relacionet në mes tyre. Fjala gjeometri vjen nga greqishtja dhe ka kuptimin "matje e tokës" këtë fjalë e krijoi Herodoti.

User Research

Me kalimin e shekujve gjeometria është bërë një kompleks studimesh dhe kërkimesh shumë të gjëra dhe shumë të pasura. Koha se kur ka "lindur" gjeometria si shkencë sipas Euklidit është shekulli i III-të.Kontribute në gjeometri kanë dhënë edhe matematikanët Arkimedi dhe Apolloni i Perges. Në Egjipt rreth lumit Nil pas vërshimeve zhdukeshin kufijtë e parcelave dhe për këtë arsye njeriu u detyrua që ti rindante prapë ato dhe për këto duheshin njohje të disa rregullave të cilat të përmbledhura e morën emrin gjeometri.

Në shekullin e XVI-të gjeometria merr karakter algjebrik, që përgatiste rrugën për në gjeometrinë analitike e shtruar nga Fermat dhe Cartesiusi (Descartesi). Një ndarje e studimit të gjeometrisë sipas degëve të ndryshme ndodh në shekullin e XIX-të. Në këtë periudhë bëjnë pjesë Gaspard Monge, Edouard Poncelet, Chasles, Steiner, Plücker, Staudt të tjerë si Grassmann, Jacobi, Cayley e Sylvester zhvillojnë gjeometrinë hiperspaciale. Gaussi dhe Riemanni praktikojnë gjeometrinë diferenciale. Gjeometria anlitike

Algjebra

Algjebra studion strukturat algjebrike (Grupet, Unazat, Trupat, Hapësirat vektoriale, etj.)[1]. Me ndihmën e saj bëhet zgjidhja e Ekuacioneve dhe sistemeve të Ekuacioneve. Në algjebrën lineare shqyrtohen Matricat dhe Detirminantet. Në teorinë e Galois-it, bëhet shqyrtimi i problemeve gjeometrike në mënyrë algjebrike. Algjebra është marre nga emri i një matematikan mysliman Al Gjabir.

User Mapping

Algjebra lineare është dega e matematikës e cila merret me studimin e vektorëve, hapësirave vektoriale (të cilat njihen edhe si hapësira lineare), transformimeve lineare, dhe sistemeve të ekuacioneve lineare. Hapësirat vektoriale janë një nga temat më kryesore në matematikën moderne; algjebra lineare përdoret shumë si në algjebrën abstrakte ashtu edhe në analizën funksionale. Algjebra lineare luan një rol të rëndësishëm edhe në gjeometrinë analitike si dhe në formën e saj të përgjithshme të njohur si Teoria e operatorëve. Si lëndë ajo ka aplikime të shumta si në shkencat natyrale ashtu edhe në shkencat shoqërore, meqënëse modelet jolineare shpesh mund të pëme modele lineare.

Prototypes

Prototypes

Trekëndëshi i Bermudës (i njour edhe si Trekëndëshi i Djallit ose Trekëndëshi i mallkuar) është një zonë në oqeanin Atlantik, afërsisht 1.2 milion kilometra katrore që përbëhet nga Bermuda, Puerto Riko dhe Fort Loderdejl, të Floridës. Trekëndëshi i Bermudës është bërë i njohur nga rrëfimet e medias, për dukuritë e jashtëzakonshme që thuhet se ndodhin atje.

Në këtë zonë ka pasur shumë ngjarje misterioze të vërtetuara që nga viti 1800 ku anije, aeroplanë ose ekipazhi i tyre janë zhdukur në një mënyrë të "pashpjegueshme" pa lënë asnjë gjurmë pas. Deri më sot ka ende disa ndodhi që nuk janë sqaruar përfundimisht, të cilat kanë krijuar pjesërisht prova shpjeguese shumë të çuditshme, por shkencërisht krejtësisht të shpjegueshme. Këto ngjarje kanë qenë bazë për një numër të shumtë veprash letrare, filmash dhe faqesh internetore.

Conclusion

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi