Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
DIABETI TIP 1
Diabeti tipi 1 mendohet të shkaktohet nga një reaksion ku trupi sulmon veten gabimisht. Ky reaksion shkatërron qelizat në pankreas që prodhojnë insulinë, të quajtura qeliza beta. Ky proces mund të vazhdojë për muaj ose vite para se të shfaqen simptomat.
Disa njerëz kanë gjene të caktuara të prirur për të zhvilluar diabeti tipi 1. Megjithatë shumë individë nuk do të vazhdojnë të kenë diabet tip 1 edhe nëse kanë gjen. Dietat dhe mënyra e jetesës nuk shkaktojnë diabeti mellitus
Diabeti është sëmundje e cila shkaktohet nga nivelet e larta të glukozës – apo sheqerit – në gjak.
Nivelet e glukozës janë aq të larta sepse trupi nuk ka aftësi ta shfrytëzojë glukozën siç duhet.
Insulina është hormon i cili prodhohet nga pankreasi dhe e lejon glukozën të futet në qelizat e trupit, ku pastaj përdoret për energji
Te tipi 1 i diabetit, pankreasi i personit nuk prodhon insulinë, qelizat në trup që normalisht prodhojnë insulinë janë shkatërruar, duke e lënë trupin të paaftë ta prodhojë këtë hormon kryesor.
Diabeti tipi 1 shfaqet tek fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit.
Ai mund të zhvillohet në çdo moshë.
Nëse mendoni se mund të keni diabeti tipi 1, vizitoni menjëherë mjekun tuaj!
Një test i thjeshtë gjaku do t’ju njoftojë nëse vuani nga diabeti mellitus.Nëse mjeku juaj mendon se vuani nga diabeti tipi 1, gjaku juaj gjithashtu mund të testohet për auto-antitrupa. Këto janë substanca që tregojnë se trupi juaj po sulmon veten. Ato shpesh janë të pranishme nga diabeti tipi 1. Ju mund të testoni urinën tuaj për ketone. Këto testime gjithashtu tregojnë nëse vuani nga diabeti tipi 1 ose 2.
Ndryshe nga shumë sëmundje, diabeti mellitus menaxhohet kryesisht nga ju. Ekipi juaj i kujdesit shëndetësor, familja, mësuesit dhe njerëz të tjerë të rëndësishëm në jetën tuaj, do t’ju mbështesin. Menaxhimi nga diabeti tipi 1 mund të jetë sfidues, por gjithçka që bëni për të përmirësuar shëndetin tuaj ia vlen!t text
Nëse vuani nga diabeti tipi 1, do të duhet të merrni çdo ditë insulinë. Kjo për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak dhe për të marrë energjinë e trupit tuaj. Insulina nuk mund të merret si pilulë sepse acidi në stomakun tuaj do ta shkatërronte atë. Mjeku juaj do të punojë për të kuptuar llojin dhe dozën më efektive të insulinës për ju
Stresi është pjesë e jetës. Ai mund ta bëjë më të vështirë menaxhimin nga diabeti tipi 1. Aktiviteti i rregullt fizik,ushqimet e shendetshme, gjumi i mjaftueshëm dhe ushtrimet e relaksimit mund të ndihmojnë. Flisni me mjekun të diabetit për këto dhe mënyra të tjera që mund të menaxhoni stresin.Ju gjithashtu do të duhet të kontrolloni rregullisht sheqerin në gjak.Mbajtja e niveleve të duhura te sheqerit në gjak do të parandalojë ndërlikimet e lidhura me diabetin
Këto gjendje janë të zakonshme te diabeti.Sheqeri i ulët në gjak i njohur ndryshe si hipoglikemia. E rëndësishme është që duhet të trajtohet shpejt. Ajo shkaktohet nga faktorë të ndryshëm si mbidoza e insulinës, pritja e gjatë për një vakt etj.Ketoacizoza eshte komplikacioni rendesishem te diabetiket ndodh kur organizmi nuk është më në gjendje të prodhojë mjaftueshëm insulinë, molekula që ka rol kyç që sheqeri të kalojë nga gjaku në muskuj dhe inde të tjera. Pa mundësinë për të përdorur sheqerin si “lëndë djegëse”, qelizat nisin të përdorin yndyrnat për të mbijetuar, por ky ndryshim metabolik ka si pasojë akulimin e ketoneve në gjak.
https://www.everydayhealth.com
https://www.bing.com/aclick?
https://www.healthline.com/health/type-2-diabetes/ketoacidosis#prevention
https://www.diabetesresearch.org/type-1-diabetes-causes
http://www.imreference.com/dka-hhs-hypoglycemia