Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Shpikjet me te medha te njerezimit

Letra

Letra u zbulua në shekullin e dytë të erës sonë në Kinë. Për herë të parë e përdori Dinastia Han për të ilustruar në letër një hartë gjeografike. Zbulimi i letrës ka ndihmuar zhvillimin e arsimit dhe të shkencës, sepse falë saj u lehtësua regjistrimi i dijes dhe librat.

Kompasi magnetik

Kompasi magnetik po ashtu u zbulua gjatë Dinastisë Han në shekullin e dytë në Kinë . Ai ndihmoi jo vetëm kënaqjen e kureshtjes së njerëzve, por ndihmoi në eksplorime të vendeve të ndryshme të botës. Nuk ka përshkrim kontributi që kjo pajisje pati për njerëzimin, për udhëtimet e shkencën në përgjithësi.

Double click to edit

Shtypshkronja

Shtypshkronja u zbulua nga gjermani, Johannes Gutenburg , në vitin 1439. Mundësia për shtypin e 3,600 kopjeve në ditë ishte zbulim epokal që mundësoi shpërndarjen më të lehtë të dijes dhe shkëmbimin e përvojave të njerëzve në vise të ndryshme të botës, parakusht ky i zhvillimit njerëzor.

Double click to edit

Makina me avull

Makina me avull u zbulua nga Thomas Newcomen më 1712 në Angli. Ishte kjo koha e fillimit të revolucionit industrial.

Double click to edit

Fonografi

Fonografi i njohur ndryshe edhe me emrin gramafon, u zbulua më 1877 nga Thomas Edison. Ai ka shtuar cilësinë e transmetimit të zërit dhe shërbeu si platformë për avancimin e muzikës dhe produkteve tjera tingullore.

Double click to edit

Llampa elektrike

Llampa elektrike u shpik në vitin 1869 nga Joseph Swan, por ajo nuk ishte në gjendje të ndriçojë më shumë se disa orë. Llampa u avancua më vonë nga Thomas Edison (1869).

Aeroplani

Aeroplani – apo makina fluturuese u zbulua në shekullin e nëntë nga Abbas Ibn Firnas, por ai ishte me shekuj një eksperiment që nuk gjeti shtrirje në masë . Në vitin 1903 vëllëzërit Wright nga Kalifornia Veriore në SHBA e zbuluan versionin e parë të aeroplanit të qëndrueshëm që ishte bazë e zhvillimit të hovshëm të aeronautikës.

Double click to edit

Telegrafi

Që në fillim të vitit 1753, shumë eksperimentues punuan me aplikimin e energjisë elektrike për komunikimet në distancë, por vetëm në 1835, Zhozef Henri dhe Eduard Dejvi shpikën përcjellësin kritik që i ndihmoi të krijojnë telegrafin e parë pas 2 vitesh.

Double click to edit

Telefoni

Telefoni ishte shpikja e inxhinierit skocez, Alexander Graham Bell. Ai u zbulua në vitin 1876 dhe në botën e asaj kohe ishte një revolucion i teknologjisë së komunikimit. Telefoni konvertonte zërin e njeriut në sinjale elektrike që përçoheshin në kabllo të distancës së gjatë elektrike.

Double click to edit

World Wide Web

World Wide Web apo interneti si e njohim sot, u zbulua për nevoja ushtarake në vitin 1990 nga anglezi Tim Berners Lee, por për www ka edhe teori tjera që mohojnë se Lee është zbulues i tij.

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi