Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Ekonomia 12
Rezultatet e të nxënit:
• Identifikon konceptet ekonomike të inflacionit dhe deflacionit;
• Krahason mënyrat e matjes së inflacionit me anë të çmimeve, me anë të CPI dhe me Deflatorin e GDP.
• Zbaton tri mënyrat e matjes së inflacionit.
Kuptimi i inflacionit
Inflacioni është një nga çështjet më të rëndësishme në ekonomi. Sipas FMN, inflacioni është një statistike e rëndësishme ekonomike, sepse ndikon në vlerën e parasë dhe tregon stabilitetin e përgjithshëm të ekonomisë të një vendi. Me inflacion kuptojmë rritjen e vazhdueshme të nivelit të përgjithshëm të çmimeve të ekonomisë së një vendi dhe jo të produkteve dhe shërbimeve të veçanta. Disa prej tyre mbeten të pandryshuara dhe disa te tjera, madje edhe mund të bien. Inflacioni shoqërohet me ulje të fuqisë blerëse të monedhës përkatëse dhe të nivelit të jetesës të popullsisë, ose e thenë ndryshe jetesa bëhet më e shtrenjtë.
Deflacioni
Deflacioni pasqyron rënien e çmimeve mesatare nën nivelin e periudhës paraardhëse. Deflacioni mund të percaktohet ndryshe edhe si inflacion negativ. Inflacioni redukton vlerën e monedhës me kalimin e kohës, por deflacioni e rrit atë. Kjo na lejon që me të njëjtën sasi monedhash të blejmë më shumë mallra dhe sherbime se më parë.
Norma e inflacionit = (Niveli i çmimeve(t)-Niveli i çmimeve(t-1)) *100
Niveli i çmimeve(t-1)
Ku t-ja eshte periudha korente dhe t1 periudha paraardheve.
Matja e inflacionit
Matja e inflacionit është një proces mjaft i vështirë. Duke qenë se inflacioni shpreh ndryshimin e nivelit të çmimeve, si tregues të drejtpërdrejtë të tij shërbejnë indekset e çmimeve. Një llogaritje e tille nuk është e lehte, nisur nga fakti se çmimet e mallrave të ndryshme rriten në nivele të ndryshme dhe madje, disa prej tyre edhe zvogelohen. Për llogaritjen e nivelit të inflacionit ekonomistët përdorin kryesisht rritjen mesatare ne %(përqindje) të çmimeve. Përllogariten 3 indekse të përgjithshme çmimesh: indeksi i çmimit të konsumatorit, indeksi i çmimit të prodhuesit dhe deflatori i GDP-së. Në Shqipëri indeksi i çmimeve të konsumatorit është matesi zyrtar i inflacionit i llogaritur nga instituti i statistikave.
Indenksi i çmimeve të konsmunatorit(CPI), është indeksi që përdoret më gjerë për mbatjen e inflacionit. Një numër mallrash që përfaqësojnë ekonominë bashkohen në atë që quhet shporte tregu. Ky proces kalon në disa faza:
a)përcaktimi i shportës me produkte dhe shërbime që janë më të rëndësishëm për konsum personal;
b)liston çmimet e produkteve dhe shërbimeve të shportës;
c)duke ditur përbërjen e pandryshuar të shportes dhe çmimet, llogaritet kostoja e shportës për vite të ndryshme;
d)përcaktohet një vit bazë, që shërben si referim për të mbajtur të pandryshuar sasinë e produkteve të shportës;
e)llogaritet norma e inflacionit, që shprehet si përqindja e ndryshimit të indeksit te çmimeve në dy periudha të ndryshme.
çmimi në vitin 2016
220
310
130
çmimi në vitin 2015
200
300
100
çmimi në vitin 2017
230
320
150
Sasia e konsumuar
7
1
4
Të mirat
Ushqime
Veshmbathje
Kujdes mjekësor
a) Supozojmë se shporta e tregut përbehet vetem nga këto tre produkte e shërbime
b)Llogaritet kostoja e shportës per çdo vit:
Viti 2015 (7*200)+(1*300)+(4*100)=2 100lekë
Viti 2016 (7*220)+(1*310)+(4*130)=2 370lekë
Viti 2017 (7*230)+(1*320)+(4*150)=2 530lekë
c)Llogarisim CPI duke përcaktuar 2015 si vit bazë:
CPI15=(2 100/2 100)*100=100%
CPI16=(2 370/2 100)*100=113%
CPI17=(2 530/2 100)*100=121%
d)Llogarisim e inflacionit, duke krahasuar CPI vit pas vitit:
Norma e inflacionit 2016={(113-100)/100}*100=13%
Norma e inflacionit 2017={(121-113)/113}*100= 7%
Indeksi i çmimeve të prodhuesit(PPI)
Indeksi i çmimeve të prodhuesit(PPI), që mat nivelin e çmimeve të shitjes me shumicë pra nilevin e çmimeve në stadin e prodhimit. Ky indeks është i rëndësishëm për shkak të gjerësisë së mallrave dhe shërbimeve që përfshin.
Deflatori i GDP llogaritet si raport i GDP-së nominale dhe GDP-së reale dhe interpretohet si indeksi i përgjithshëm i çmimeve, përderisa përfshin çmimet e të gjithë mallrave dhe shërbimeve.
Deflatori GDP=(GDPnominale/GDPreale*100
Tema 2
Llojet, shkaqet dhe pasojat e inflacionit
• Përcakton llojet e inflacionit dhe tiparet e secilës kategori të inflacionit;
• Analizon shkaqet e inflacionit;
• Argumenton pasojat e inflacionit duke ofruar edhe shembuj për këtë.
1-Inflacioni i butë, ndodh kur çmimet rriten 3% në vit ose më pak. Ky inflacion e bën konsumatorin të presi që çmimet të vazhdojnë të rriten.
2-Inflacioni i moderuar, i cili ndodh kur niveli i përgjithshëm i çmimeve ngrihet ngadalë dhe norma e tij mund të shprehet nëpërmjet një numri njëshifror nga 3-9%. Ky infalcion është një sinjal paralajmërues për qeverinë që ta kontrollojë atë përpara se te kthehet në inflacion golopand.
3-Inflacioni golopand, i cili shoqërohet me rritje çmimesh me një normë 2 dhe 3 shifrore(20%,100%, 200% ne vit). Për pasojë, fuksionimi i sitemit ekonomik pëson çrregullime serioze dhe vlera e parasë bie shumë shpejt.
4-Hiperinflacioni është një dukuri e rralle në ekonominë botërore dhe është i pranishëm sidomos në periudha lufte. Karakterizohet nga një rritje e përshpejtuar deri ne 50% të nivelit të përgjithshëm të çmimeve.
Cilat janë shkaqet e inflacionit?
1-Inflacioni i shkaktuar nga kerkesa ndodh kur në një ekonomi, kërkesa e pergjithshme tejkalon potencialin prodhues të ekonomisë. Për rrjedhojë, një kërkesë agregate e rritur, kundrejt një oferte të kufizuar, çon shumë shpejt në rritje të nivelit të çmimeve,pra inflacion. Inflacioni nga kërkesa ndodh kur niveli i çmimeve rritet, për shkak të një kërkese më të madhe se sa oferta e disponueshme.
2-Inflacioni i shkaktuar nga oferta(ose rritja e kostove) ndodh kur rriten çmimet e faktorëve të prodhimit, të cilat çojnë në rritjen e kostove. Në inflacionin nga oferta ndikojnë: a)rritja e pagave; b)çmimet e importit; c)rritja e kostos se lëndëve të parë bazë; d)rritja e taksave.
3-Inflacioni inercial quhet ndryshe inflacioni i parashikueshëm ose i pritshëm dhe ndodh për sa kohe norma e inflacionit është e qendrueshme dhe nuk ndodhin ndryshime as ne anen e kërkesës dhe as të ofertës. Inflacioni inercial është një situate ku të gjitha çmimet në një ekonomi rregullohen vazhdimisht drejt indeksit te çmimeve, sipas kontratave të lidhura.
Disa nga pasojat kryesore të inflacionit janë:
1-Inflacioni është i veshtirë për t'u përballuar nga njerëz me të ardhura fikse. Nëse çmimet rriten dhe të ardhurat mbeten të padrushuara, me kalimin e kohës njerezit mund të blejnë gjithmonë e më pak.
2-Inflacioni e bën të veshtirë për vendimmarrësit të zbulojnë atë që fshihet pas rritjes së çmimit. Nëse një çmim rritet dhe të gjitha çmimet e tjera mbeten të pandryshuara, tregut i dërgohet një sinjal. Kjo rritje çmimi do të thotë sillni me tepër burime në këtë fushe sepse kërkesa për të është e madhe.
3-Inflacioni dëmton depozitat e njerezve. Ku njerëzit vendosin paratë në një llogari kursimi, përfitimi i tyre është interesi mbi kursimet e depozituara.
4-Infalcioni tenton të dekurajoje investimet dhe ekonominë në periudhën afat gjatë.
5-Renia në pagat reale.Në disa rrethana inflacioni i lartë mund të çojë në një rënie në vlerat reale të pagave.
Si mund të mbrohemi nga inflacioni?
sasia pjeshkëve
Çmimi i
portokalleve
Çmimi
pjeshkëve
sasia e potokalleve
70
500
80 250
2017
100 150
2018
80
600
70 300
120 200
60 400
700
90
150 200
2019
1.Llogarisni GDP nominal dhe real,duke mbajtur vitin 2017 si vit bazë.
2.Llogarsni deflatorin e GDP-së për tre vitet
3.Llogarisni inflacionin për 2018 dhe 2019 me metodën e deflatorit
4.Llogarsni koston e shportës së mallrave për secilin vit
5.Llogarisni CPI për secilin vit
6.Llogarisni inflacionin për 2018 dhe 2019 me metodën e CPI-së