Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

b

Y

X

2

g

m

1

p

Fjalia dhe gjykimi

Fjalia dhe gjykimi

F

Gjykimi ka subjektin dhe predikatin, fjalia si njësie gjuhës, mund të ketë si gjymtyrë kryesore(subjekt dhe predikat ose kryefjalë dhe kallëzues) kryegjymtyrë po ashtu edhe gjymtyrë të dyta. Fjalia si gjykimi, mund t'i ketë të dyja gjymtyrët kryesore kryefjalën dhe kallëzuesin, të jetë dykryegjymtyrëshe, por mund të ketë vetëm një kryegjymtyrë dhe të jetë njëkryegjymtyrëshe. Fjalia mund të jetë edhe e pazbërthyeshme grmatikisht në gjymtyrë, as në kryefjalë dhe në kallëzues, e as në ndonjë gjymtyrë tjetër.

E

Fjalia, përcaktimi dhe përkufizimi i saj

Në fjali dallojmë dy anë: anën kuptimore dhe anën strukturore. Ana kuptimore përfitohet nga përkufizimi i saj se fjalia shpreh një mendim.

Ana formale, d.m.th ana leksiko-gramatikore dhe fonetiko-gramatikore, ka të bëj me kodin e gjuhë shqipe:lidhjen e fjalëve sipas ligjeve të gjuhës shqipe, sipas llojeve të lidhjeve sintaksore që funksionojnë në fjali dhe sipas tiparit tjetër të domosdoshëm të çdo fjalie, intonacionit të mbarimit, intonacionin karakteristik për një tip të caktuar të fjalisë

Kallëzuesia

D

Fjalia, sikundër edhe teksti vetë, gjen shprehjen e saj në kategorinë gramatikore të kallëzuesisë që është njësi e pandashme e kategorisë së modalitetit sintaksor, të kohës sintaksore dhe të vetës sintaksore. Qëndrimi modali folësit mund të vërehet përmes fjalëve modale të cilat tregojnë siguri (vërtetë, sigurisht, natyrisht pa dyshim etj ) dhe ato që tregojnë pasiguri (ndodhta, mbase, sikur etj)

Shembull:

-Në BE do të hyjmë vitin tjetër (modalitet i realitetit)

-Mesiguri në BE do të hyjmë vitin tjetër (modalitet i realitetit i përforcuar)

C

Teksti, përkufizimi i tij

Teksti( latinisht "textus" ,"thurje") përkufizohet si një paraqitje gjuhësore e mendimeve të autorit. Në tekst nuk bëjnë pjesë veçoritë e shkrimit, të dorëshkrimit, të shtypit ose vargu i gabimeve të bëra pa dashje dhe shtesat e ndryshme jashtëtekstore (shënimet, regjistrat, ilustrimet), sepse tekstin e përkufizojmë si marrëdhënie të ndërgjegjshme të autorit ndaj ligjërimit. Në teorinë e informacionit teksti përcaktohet si një vargim ose kombonim i rregullt i njësive të një sistemi shenjash. Meqenëse vepra letrare dhe joletrare botohet në një gjuhë natyrore njerëzore, teksti i saj mund të përkufizohet si një varg i njësive gjuhësore të cilat janë renditur sipas rregullave të sistemit gjuhësor, që njihet si kod.

B

Gjuha-kodi, ligjërimi-mesazhi

Gjuha strukturale niset nga ndarja themelore në gjuhë (kod) dhe në ligjërim (mesazh). Gjuha përmban një numër të caktuar njësish jovariabile (të pandryshueshme) gjuhësore të cilat sistemi gjuhësor (kodi) i ka kurse në ligjërim (mesazhi) ato realizohen në një numër të pakufizuar të varianteve konkrete.

Për të dërguar një mesazh së pari atë duhet ta enkodojmë pra ta kthejmë në kodin (sistemin gjuhësor sistemin e shenjave) që bashkëbiseduesi ose pranuesi e kupton, i cili me ta marrë informatën ose mesazhin, ai e dekodon në pajtim me sistemin e caktuar gjuhësor.

Në vazhdim janë paraqitur grafikisht tri modele të komunikimit:

Mesazhi

Signali

Arritja e signalit

Mesazhi

Burimi zhurmues

Burimi

Enkodimi Dekodimi

Marrësi

Enkodim

Dërguesi

Dekodimi

Pranuesi

Leximi i dyfishtë

A

Mundësia e leximit të dyfishtë të tekstit është karakteristika e tij themelore, se përshkrimin që bëhet në të, e përjetojmë edhe si të drejtpërdrejtë edhe si të fytyruar. Ky përjetim i fytyruar është si rrjedhojë e përsëritjeve të rregullta të cilat i japin tekstit një ngjyrim të posaçëm, karakteristik për një zhanër letrar.

Shembull:

Poshtërsi,varfëri,robëri ti na dhe.

Ju faleminderit për vëmendjen!

A

Klasa:XI/1

Arbnora Sadiku

Bledi Rama

Egzon Peci

Ensar Jashari

Rrita Syla

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi