Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
-71 % e sipërfaqës së Tokës është e mbuluarë me ujine oqeaneve dhe të deteve.
-E tërë sasia e ujit në tokë ka një vëllim prej 1.4 miliard km 3.
-97% e ujit në Tokë është ujë i kripur.
-3% e ujit në Tokë është ujë i ëmbël
-13% nga tërë sasia e ujit të ëmbël në Tokë mund të shfrytëzohet lehtë, ndërsa pjesa tjetër është në formë akullnajash, të avujve atmoserik, akullit, apo në thellësi të mëdha të Tokës.
-Uji i ëmbël quhet ai ujë që ka më së shumti 0.01% kripëra.
-69% e ujit të ëmbël përdoret për ujitje,
-23% e ujit të ëmbël për industrinë
-8% e ujit të ëmbël për konsumim njerëzor
Uji është baza e krijimit të jetës në Tokë, pa të nuk ka jetë. Të githa gjallesat prej atyre mikroskopike deri te ato më të mëdha, prej bimëve më të brishta, deri te drurët qindvjeçarë kanë nevojë për ujë si dhe pjesa më e madhe e përbërjes së trupit të tyre është ujë.
Njeriu ujin e konsumon qoftë në formë të pastërt qoftë përmes ushqimit , çdo ditë konsumon mesatarisht rreth 3 litra ujë duke ngrënë ushqim dhe duke pirë ky lloj uji quhet ujë i pijshëm.
Jeta e njeriut varet nga uji sipër mbajtjen e higienës së përgjithshme si dhe për mbajtjen e higjienës personale. Njeriu çdo ditë shpenzon disa dhjetëra, qindra litra ujë për mbajtjen e higjienës.Një fjalë e urtë popullore thotë "Pastërtia është gjysma e shëndetit".
Uji që përdoret për shumë procese të ndryshme teknologjike si për të vënë në punë makinat për ftofjen gjatë përpunimit të metaleve të plastikës, për ti vënë në veprim turbinat e centraleve elektrike, për punën e termocentraleve, në bujqësi dhe industrinë e ushqimit quhet ujë teknik.
Pra në përgjithësi gati asnjë lëmi e prodhimit nuk mund të funksionoj pa ujë.
Sot në qendrat urbane uji i pijshëm shpërndahet me sistemet e ujësjellsit.
Çdo sistem i ujësjellsit ka veçoritë e veta, që varen nga kapaciteti i sistemit.Pjesë kryesore të tij janë burimi, rezervuari i grumbullimit të ujit, stacioni i pastrimit, rezervuaret e shpërndarjes dhe rrjeti i shpërndajes së ujit.
Në stacionet e përpunimit të ujit me klor pastrohet nga mbeturinat e ndryshme dhe pastaj përpunohet kimikisht dhe biologjikisht, filtrohet dhe si i pastërt dhe i shëndetshëm për përdorim.
Ne kemi një traditë dhe përvojë për hapjen e bunareve, mirëmbajten dhe pastrimin e tyre. Në vendbanimet rurale dhe sot përdoren bunaret si burim furinizimi me ujë të pijshëm.
Mirëpo , me zhvillimin e teknologjisë, këto metoda jane avancuar.
Uji nga bunaret duhet të kontrollohet vazhdimisht së paku një herë në muaj, atë punë e bejnë Instituti kombëtar për kontrollin e ujit. Gjithashtu sot mund të përdoren pmpat për nxerrjen e ujit nga bunaret, gjë që e lehtëson shumë dhe e bën më të lehtë mirëmbajtjen e bunarit.
Faleminderit për vëmendje