Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
GJEOGRAFI
PUNOI:DESHIRA BELA
Kosova gjendet në Evropën juglindore, qendër të Gadishullit Ballkanik. Nëpër territorin e Kosovës kalojnë rrugët që lidhin detin Adriatik, detin Egje me brendinë e Gadishullit Ballkanik. Kosova në vijë ajrore më së afërmi e ka detin Adriatik vetëm rreth 100 km.
Pozita gjeografike:
Prishtina është kryeqyteti i Kosovës nga qendrat e tjera të Gadishullit Ballkanik është 90 km nga Shkupi, 120 nga Nishi, mbi 200 nga Sofja rreth 300 km Tirana dhe Beogradi, rreth 350 Selaniku, pastaj me Podgoricën dhe Sarajevën diçka më larg. Edhe gjatë historisë nëpër Kosovë kalonin rrugë të rëndësishme, qoftë nga Adriatiku (Lezha), nga veriu ( Evropa Qëndrore-Beogradi), nga lindja (Stambolli) ose nga jugu ( Selaniku). Kosova ka formë shumë të përshtatshme. Në skajet e saj shtrihen malet e larta, të mesme dhe të ulëta, ndërsa në pjesët e brendshme janë fushat, luginat dhe malet e ulëta. Kosova ka një sipërfaqe prej 10.887 km2. me sipërfaqe është vend i vogël, më i vogël se Shqipëria për 2,6 herë.
Kosova kufizohet me Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi. Kufiri i Kosovës me vendet fqinje kryesisht kalon nëpër male dhe ka karakter natyror. Edhe pse është kufi natyror, ai nuk është etnik sepse rreth kufirit të Kosovës jetojnë shqiptarët në trojet e veta. Por në Shqipëri shqiptarët jetojnë edhe në krahinën e Plavës- Gusisë, Rozhajës dhe në Pështër, në Luginën e Preshevës, Medvegjës( Serbi),Bujanovcë (Serbi) në Karadakun e Kumanovës, Karadakun e Shkupit, në Fushën e Shkupit,në malet e Sharrit, në fushën e Pollogut ( Maqedoni).
Kosova ka lidhje të shumta me shtetet fqinje.
Disa rrugë me Serbinë, dy me Maqedoninë, tri me Shqipërinë, nje me Malin e Zi. Përmes hekurudhës Kosova lidhet me Maqedoninë dhe Serbinë, kurse përmes aeroportit të Prishtinës lidhet me shumë vende të botës.
Relievi i Kosovës
Relievi i Kosovës përbëhet prej vargmaleve, maleve, fushëgropave dhe luginave (të krijuara me lëvizje tektonike, forma erozive dhe akumulative) etj.
Malet përbëjnë rreth 63% të territorit dhe ndahen në disa grupe: malet periferike dhe qëndrore, të larta, të mesme dhe të ulëta.Malet periferike kanë pozitë skajore në formë vragmalesh,grupmalesh,dhe malesh të veçuara.