Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

PROJEKT

Letërsia e Mesjetës

Prezanton: Tringa Lekaj

Letërsia e Mesjetës

Mesjeta

Mesjeta është një periudhë ndërmjet shekujve V-XV.

Filloi me rënien e Perandorisë Romake Perëndimore dhe kaloi në Rilindjen dhe Epokën e Zbulimeve.Kuptimin e sotëm të " kohës së mesme " Mesjeta e mori ne shekullin XVII , kur eruditët gjermanë ndanë historinë e njerëzimit në tri epoka : Antikitet, Mesjetë, Kohëra moderne .

Mesjeta nisi të vështrohej si rilindje dhe në kuptimin e arteve, letrave, edukimit dhe madje edhe në fushën e lirisë politike.

Mesjeta doli si një alternativë e modernitetit, madje dhe me variantet: perëndimore / joperëndimore, normative / jonormative, letrare / joletrare, ndërsa në fushën sociale, si arenë e kundërshtive të mëdha ndërmjet klasave të ndryshme.

1

Gjatë Mesjetës gjetën zhvillim të madh format epike dhe lirike; Më pas si formë e ndërmjetme do të lulëzojë poema alegorike, që fillon me Danten dhe do të shfaqet edhe te poetët modernistë.

Llojet epike

2

Epika popullore do të përbëjë ngjarjen më të rëndësishme poetike të Mesjetës, e cila do t'i paraprijë lindjes së letërsive të reja kombëtare.

Periudha kur krijohen eposet kombëtare shtrihet nga shekulli XI-XV: secili prej tyre pati karakteristika të veçanta varësisht nga vendi ku u krijua.

Disa nga eposet më të rëndësishme evropianë janë :

Këngët e Rolandit (epos francez), Këngët e Sidit (spanjoll), Kënga e Nibelungëve gjerman.

Këto epose patën e shkrimtarë të mëvonshëm i shfrytëzuan ato për temat e diskurset e tyre letrare

Në këtë periudhë lulëzoi dhe poema kalorsiake, e cila u shkrua nga poetë oborrtarë, ndryshe quhet dhe romane në vargje.

3

Krijime të njohura te Mesjetës janë:

Biovulf, Kalevala, Romani mbi Trojën, Persëvali, Iveni ose kalorësi i luanit, Kënga për Sidin, Lanceloti ose kalorësi i qerres, Tristani dhe Izolta, Romani mbi Eneun, Romani mbi Aleksandrin e Madh, Romani mbi Dhelprën etj.

Në troje të ndryshme evro-aziatike dhe më gjerë, u zhvilluan edhe forma e ide te tjera letrare. Në këtë kohë e ka burimin edhe romani bizantin, epopeja në vargje Digenis Akritas etj.

Krahas kësaj, letërsia u zhvillua edhe si literaturë, që u kodifikua si Shkrim i Shenjtë, si

Besëlidhja e Re, që daton nga fillimi i erës sonë;

Kur'ani, nga mesi i Mesjetës etj.

Llojet lirike

4

Poetët "trubadure" (në jug të Frances) dhe ata "truvere" në veri, krijuan poezi lirike, ku i kendonin plot pasion e dhimbje damës së zemrës.

Lirika e dashurise mori forma të shumellojshme, të cilat shoqëroheshin me kenge e valle, si:

Rondoja (poezi e shkurter me rimarje vargu në forme refreni);

Pastorela (dialog i vjeresheruar);

Balada;

Poezia mistike (vjershe me frymëzim fetar), qe i thurte himn frymezimit hyjnor.

Dante Aligeri

Dante Aligieri jetoi ne shekullin XIV, pra ne Mesjetën e vonë.

Dante Aligieri lindi në Firencë ne vitin 1265, në nje familje te aristokracisë së ulët, me pasuri jo të madhe.

U bë i njohur falë kryeveprës së tij Komedia Hyjnore.

Dante Aligeri

Danteja dhe jeta e tij

1

Emri i tij i vertete ishte Durante, ndërsa Dante është një lloj emri përkëdhelës.

Prinderit e tij ishin Alaghiero dhe Bella.

Rreth vitit 1285 Dante u martua me Gema di Maneto Donatin, me të cilen pati tre (ose kater) fëmijë.

Por dashuria e vertete e Dantes ishte Beatricja, ku e cila ndikoi shume ne shkrimin e tij.

Studioi retorikë, teologji, astronomi, drejtesi, gramatike, letersi e filozofi.

Me humbjen e partisë ku bente pjesë Dante, iu nxie jeta sepse ai u detyrua të ikte jashtë Firencës.

.U denua ne mungese dhe u kercenua se, nëse kthehej, do te digjej në turren e druve.

Më 1321, vdiq në Ravena, në oborrin e Guido Novelo da Polentas, pa ia dale ta shite edhe njhere Firencen e tij.

Puna e tij

2

Pas debimit të tij të përhershëm, Dante shkroi vepren Komedia Hyjnore.

Ishte në poezi epike me tre pjesë që filloi të shkruante në 1308 dhe përfundoi në 1321.

Komedia Hyjnore është ndarë në Inferno, Purgatorio dhe Paradiso.

Poema udheton permes Ferrit, Purgatorit dhe Parajses.

Veprat e tij

3

Dante shkroi në latinisht dhe në italisht (dialektin fiorentin).

Veprat e tij jane:

në italisht - Jeta e re, Gostia, Rima, Lulja, Borshi i dashurisë, Komedia hyjnore;

në latinisht - Mbi elokuencën vulgare, Monarkia, Epistula, Për ujin e tokën etj.

Komedia hyjnore

Titulli origjinal i kryeveprës së Dantës, te cilin e perfundoi pak para vdekjës së tij, ishte Komedia; epiteti hyjnorë u shtua nga pasardhësit.

Komedia eshte e ndare ne tri pjese: Inferno (Ferri), Purgatorio (Purgatori) dhe Paradiso (Parajsa).

Secili libër përbëhet nga 33 këngë, përveç Ferrit që ka 34 këngë, prej të cilave e para është një hyrje e pergjithshme për tërë poemën. Kështu, Komedia perbehet nga 100 këngë.

Numri 33 ka dhe kuptimin simbolik të vdekjës së Krishtit,ndersa numrat 10 e 100 aludojnë në plotninë dhe simetrinë e veprës. Këngët përbëhen nga tercinat (strofa treshe,trevargesh). Vargu është 11 rrokësh.

Komedia hyjnore perbehet nga 14,233 rreshta.

4

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi