Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading content…
Transcript

Who we are?

Ekspersionizmi dhe romantizmi

Punoi: Erva Krasniqi

Ekpresionizmi

Zhvillimet më të reja të artit muzikor, si dhe të arteve të tjera, cilësohen me ndryshime të mëdha. Këto kanë dinamizëm të larmishëm dhe gjallëri të rrëmbyeshme. Shprehja muzikore dallon rrënjësisht nga ajo e kohëve të mëparshme. Meloditë, ritmet, harmonitë, strukturat formale janë krejtësisht të ndryshme, të padëgjuara më parë.

Pra, frymëzimi dhe mënyra krijuese muzikore janë krejtësisht të reja-revolucionare dhe përkojnë me këtë kohë që është aq dinamike dhe jotradicionale.

Këto cilësi të reja muzikore i quajmë ekspresioniste”, që nënkupton të shfaqurit e përjetimit të brendshëm shpirtëror, pa u ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ngacmimet e jashtme, pra krejtësisht në mënyrë subjektive.

Kompozitori ekspresionist paraqet botën e tij të brendshme, ndjenjat, imagjinatën. duke kërkuar rrugë të reja shprehëse. Kjo gjuhë muzikore, e nisur dhe e zhvilluar nga kompozitori austriak Arnold Shënberg, në fillim të shek XX u përqafua edhe nga kompozitorë të tjerë, duke krijuar stilin e ri muzikor, të quajtur ekspresionizëm.

Arnold Shënberg (1874, Vjenë-1951, Los Anxhelos)

Muzika ishte e pranishme në jetën e Shënbergut që nga fëmijëria e tij e hershme, ngase nënën e kishte pianiste. Në moshën tetëvjeçare filloi të mësojë violinë e pastaj edhe violonçelo. Që nga kjo kohë tregon interesim edhe për kompozim. Mësimet muzikore, si ato teorike, ashtu edhe ato praktike, i përvetësoi kryesisht vetë, pra ishte autodidakt. Thellimi i tij muzikor ishte aq i gjerë, saqë u emërua profesor në disa institucione të larta, si: në Berlin, në Boston, në Los Anxhelos etj. Disa nga nxënësit e tij u bënë po aq të famshëm si Alban Berg e Anton Vebern.

Pablo Pikaso ''Tre muziktarët''

Ekspresionizmi nuk shfaqet vetëm në muzikë, por atë e vërejmë, bile më herët, në artin figurativ dhe në atë letrar. Janë të njohur ekspresionistët figurativë, si: Eduard Munk, Zhorzh Brak, e deri te kubisti Pablo Pikaso, duke e përfshirë edhe piktorin tonë, Ibrahim Kodra etj.

Ekspresionistët në letërsi, përkatësisht në poezi, si: Georg Trakël, Bertol Breht etj., shprehin përjetimin e tyre të brendshëm me mjete shprehëse të reja, duke trajtuar zhvillimet dramatike të krizës shoqërore.

Romantizmi

Idetë e përgjithshme artistike të shek XIX sollën në muzikë stilin romantik me cilësi shumë dalluese. Pikësëpari, shprehja muzikore lidhet shumë shpesh me shprehjen letrare, pra në një mënyrë merr karakter të muzikës me program. Po ashtu, ajo nxitet nga folklori, figurat legjendare dhe ngjarjet historike, duke ndikuar në ngritjen e ndjenjës patriotike.

Krahas këtyre, edhe natyra me bukurinë e saj bëhet inspiruese e shprehjes muzikore. Kompozitorët romantikë zbulojnë nuanca muzikore, të cilat janë shumë pitoreske, me kontraste emocionale dhe me përjetime të fuqishme.

Stili romantik u reflektua në të gjitha gjinitë e krijimtarisë muzikore. Është karakteristike paraqitja e kompozimeve të shkurtra - miniaturave lirike për piano, këngës solo, që përshtaten me disponimin e ndryshueshëm, momental romantik. Po ashtu, kultivohen kompozimet me karakter rapsodik të formës së fantazisë** si dhe poema simfonike, mishërim i muzikës me program.

Kompozimet, siç janë: simfonia, koncerti solistik dhe opera janë pjesë e stilit romantik.

Faleminderit për vëmendjen tuaj!

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi