Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

BRETKOSAT

ARISTOFANI

ARISTOFANI

Aristofani; rreth. 446 - rreth 386 pes), bir i Filipit, i demes Kydathenaion (latinisht: Cydathenaeum), ishte një dramaturg komik ose komedi-shkrimtar i Athinës antike dhe një poet i Komedisë së Vjetër Antike. Njëmbëdhjetë nga dyzet shfaqjet e tij mbijetojnë pothuajse të plota. Këto ofrojnë shembujt më të vlefshëm të një zhanri të dramës komike të njohur si Komedia e Vjetër dhe përdoren për ta përcaktuar atë, së bashku me fragmente nga dhjetra pjesë të humbura të Aristofanit dhe bashkëkohësve të tij.

ARISTOFANI

I njohur gjithashtu si "Babai i Komedisë" dhe "Princi i Komedisë Antike", Aristofani është thënë të rikrijojë jetën e Athinës antike më bindshëm se çdo autor tjetër. Fuqitë e tij të talljes u frikësuan dhe u pranuan nga bashkëkohës me ndikim; Platoni veçoi veprën e Aristofanit Retë si shpifje që kontribuoi në gjykimin dhe më pas dënimin me vdekje të Sokratit, edhe pse dramaturgë të tjerë satirikë kishin karikaturuar gjithashtu filozofin.

ARISTOFANI

Drama e dytë e Aristofanit, Babilonasit (tani të humbur), u denoncua nga Kleoni si një shpifje kundër polisit Athinas. Eshtë e mundur që çështja të argumentohej në gjykatë, por detajet e gjyqit nuk janë regjistruar dhe Aristofani e karikatoi Kleoni pa mëshirë në dramat e tij të mëvonshme, veçanërisht Princat, e para nga shumë shfaqje që ai drejtoi vetë. "Sipas mendimit tim," thotë ai përmes Refrenit të asaj shfaqjeje, "autori-regjisori i komedive ka punën më të vështirë nga të gjithë.

VEPRAT

VEPRAT

Aristofani shkroi 44 komedi. Prej tyre kanë arritur vetëm 11:

  • “Aharnianët”,
  • “Kalorësit”,
  • “Retë”,
  • “Grerëzat”,
  • “Paqja”,
  • “Zogjtë”,
  • “Lisistrata”,
  • “Thesmoforiet”,
  • “Bretkosat”,
  • “Gratë në parlament” dhe
  • “Pluti”.

ANALIZE E VEPRES BRETKOSA

BRETKOSAT

Në të gjitha komeditë e Aristofanit, përpos në komedinë “Bretkosat”, trajtohen çështje politike, shoqërore, morale dhe filozofike. Në “Bretkosat” trajtohet problemi i artit dhe i rolit të tij në shoqëri. Vepra u shfaq në vitin 405 para K., kur ende ishte i freskët kujtimi për dy poetët e mëdhenj, Eskilin dhe Euripidin, i cili kishte vdekur një vit më parë.

Në “Bretkosat” të flitet për Dionisin, me kultin e të cilit zuri fill poezia dramatike. Dionisi është i dëshpëruar ngaqë në Athinë nuk po shfaqej ndonjë poet i shquar tragjik. Duke qenë se teatri i Athinës kishte mbetur shkretë, Dionisi vendos të zbresë në botën e përtejme, për të sjellë përsëri në tokë poetin e parapëlqyer të tij – Euripidin.

HYRJA

HYRJA

Ndonëse është perëndi, Dionisi ka frikë të zbresë në botën e të vdekurve: Për t’u treguar trim, vesh lëkurën e luanit që e kishte veshur dikur Herakliu kur kishte zbritur në botën e nëntokës – në Had. Hadi është paraqitur si një vend i qetë, me pijetore, kërcimtarë, furrtarë, mu si në botën e gjallë. Në këtë udhëtim, Dionisi, i shoqëruar nga skllavi i tij Ksantia, takon përbindësh të ndryshëm, skena të frikshme dhe tmerrohet. Takon edhe Eskilin, të ulur në fronin e tragjedisë, të cilin synon t’ia zërë Euripidi. Midis dy poetëve zhvillohet një dyluftim me fjalë, për të argumentuar secili epërsinë e vet ndaj tjetrit. Pas debatit të tyre, Dionisi bindet se Eskili qëndron më lart se kundërshtari i tij. E merr atë me vete për ta bërë zot në skenën e teatrit të Athinës.

Në fillim të udhëtimit të tij që shoqërohej nga kori i bretkosave, nga e ka marrë dhe emrin komedia, Dionisi takon Herakliun, të cilit i lutet t’ia tregojë rrugën për në Had. Me të parë Dionisin të veshur me lëkurë luani, ai qeshën me të madhe. Dionisi i mburret Heraklit, duke i folur për heroizmat e tij, duke i thënë se ka mbytur edhe anije armike. I tregon sesi kur rrinte në anijen e vet dhe lexonte tragjedinë “Andromeda” të Euripidit, një mall i fort ia pushtonte zemrën.

Që këtu nis të shpaloset tendenca e Aristofanit për ta vënë në lojë Euripidin. Herakliu e pyet: “Përse të mori malli për Euripidin”? Dionisi i përgjigjet po me pyetje: “Po ty …të ka marrë malli ndonjëherë për lakra”? Me “mallin për lakra” Aristofani ironizon me Euripidin, i cili, sipas gojëdhënës, ishte bir i një shitëseje perimesh.

VAZHDIM

Dionisi i zhgënjyer nga poetët tragjikë që ishin gjallë, i thotë se do të shkojë poshtë në Had për ta marrë me vete Euripidin. Në rrugë e sipër, Dionisi dhe skllavi i tij Ksantia arrijnë në ferr në pallatin e Plutonit. Rojtari i tij, Eaku, me të parë Dionisin, pandeh se është Herakliu, ndaj i vërsulet. Ksantia kënaqet kur e sheh padronin e tij të hajë dru. Dionisi përpiqet t’ia bëjë me dije rojtarit se është perëndi, se është Dionisi, i biri i Zeusit. Rojtari e pyet skllavin në janë të vërteta pohimet e tij. Ky i përgjigjet: “Më për këtë duhet të hajë dru, madje pak e ka. Po qe hyj, dhembje s’do të ndjejë”.

Me këtë situatë komike autori duket sikur synon të shpërfillë paprekshmërinë e perëndive. Përmes komizmit zbulon kontrastin midis asaj që thonë dhe asaj që janë në të vërtetë. Rojtari sërish i mëshon perëndisë së vreshtit dhe të rrushit dhe e pyet në i dhemb. Ky ia kthen: “S’ndjeva dot gjë”. Rojtari: “Po ç’janë këta lot”? Dionisi: “Ndjej erë qepësh”. Tani rojtari ua mëshon të dyve: edhe Dionisit edhe skllavit të tij – Ksantias. Por, edhe skllavi hiqet sikur s’ndjen dhimbje. Atëherë rojtari, Eaku bën be për hyjneshën Demetra, duke thënë se nuk ia del dot të mësojë se cili prej këtyre dyve është perëndi. Më në fund, që të dy i fton të hyjnë në pallat në mënyrë që dilemën ta zgjidhin Plutoni dhe Persefona.

PJESA E DYTE

Në pjesën e dytë të komedisë bëhet fjalë për problemin e artit dhe për rolin e tij në shoqëri. Nis një diskutim i gjatë. Çdo krijues letrar mbron veprën e vet dhe i shpalos të metat dhe mangësitë e tjetrit. Në të vërtetë, kjo pjesë e “Bretkosave” është një shkrim i çmuar i kritikës letrare që sapo kishte filluar të hedhë hapat e parë në shekullin V.

Si pikënisje në këtë debat letrar, dy poetët pranojnë mendimin se arti duhet t’i edukojë njerëzit. Çdonjëri prej tyre përpiqet të provojë epërsinë e vet ndaj tjetrit. Duke qenë se debati zhvillohet pa gjetur zgjidhje, atëherë Dionisi kërkon që fjalët dhe vargjet t’i vënë në peshore për të parë se vepra e kujt peshon më tepër. Peshorja anon herë nga njëri, herë nga tjetri, por më shpesh nga Eskili. Deshi s’deshi, Dionisi e merr autorin e “Prometeut të mbërthyer” për ta kthyer në botën e të gjallëve.

Me konservatorizmin e vet, Aristofani ishte kundër risive që kishte sjellë Euripidi në skenën e teatrit grek. Tek Euripidi vërejmë prirjen për të sjellë në vepër gjërat që ndodhin në jetën e përditshme, gjërat që i jetojmë, prirjen për t’i ulur heronjtë në nivelin e njerëzve të zakonshëm, me virtytet dhe dobësitë e tyre.

Aristofani nuk mund ta përfytyrojë rolin edukues të tragjedisë. Heronjtë tragjikë, sipas tij, janë figura vigane dhe monumentale. Për babanë e komedisë antike – Aristofanin,poet i skenës heroike është babai i tragjedisë antike – Eskili.

PERSONAZHET KRYESORE

  • Dionisi
  • Ksantia
  • Euripidi
  • Eskili
  • Eaku
  • Herakliu
  • Karoni
  • Shërbëtorja
  • Pijeshitësja
  • E vdekura
  • Plutoni

PERSONAZHET

PERMBLEDHJE E SHKURTE

Subjekti i shkurtër i komedisë është ky: Pas vdekjes së Sofokliut dhe Euripidit, teatri në Athinë erdhi duke e humbur shkëlqimin, kurse artdashësit interesimin për të. Për këtë arsye, Perëndia e Verës dhe mbrojtësi i artit tragjik Dionisi, vendos të zbresë në ferr, që ta sjell nga bota e përtejme ndonjërin nga tragjedianët e vdekur.

FALEMINDERIT PER VEMENDJEN!

AURELA MURSELI 10/A

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi