Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Motra Tone

Punoi: Dea Marku

Lenda: TIK

Klasa: VIII-B

Motra Tone

Motra Tone

Kryevepra

Kryevepra shqiptare Motra Tone

Motra Tone është një portret me gjysmë-gjatësi i një gruaje shqiptare nga artistit Kolë Idromeno. Idromeno e ka pikturuar atë në vitin 1883.

Portreti “Motra Tone” e piktorit Idromeno, asnjëherë nuk është ekspozuar gjer sa ishte gjallë piktori dhe nuk ishte ekspozuar në asnjë ekspozitë që organizoheshin në atë kohë. Megjithatë, dihet mirëfilli se kjo vepër është ekspozuar, për të parën herë pas 71 vjet pas krijimit të veprës. S’do mend se në fillim, ky portret është quajtur, pak më ndryshe, si “Portret i gruas Shkodrane”, e më vonë ku vepra erdhi në Galerinë Kombëtare (pas vitit 1954) u emërua si “Motra Tone”.

Detajet e Kryevepres Shqiptare dhe historia e saj.

Mesazhi dhe detajet e piktures

Në vitin 1883 Kolë Idromeno mendon dhe realizon një krijim artistik në pikturë, portretin e motrës së vet, Tones. Me të drejtë portreti "Motra Tone", njihet si një nga kryeveprat e tij. Historia e këtij portreti është treguar nga vetë piktori shumë herë në kohën që ai ishte gjallë. Motra Tone ishte e vetmja motër e piktorit, një vit më e madhe në moshë. Ishte 24 vjeçare kur pozoi për këtë portret. Ishte e martuar, nënë me dy fëmijë të vegjël. Pas martesës Andrea Shkanjeti i kishte kërkuar gruas së tij Tones, që ajo të vishej me kostumin "ala franga", në një kohë që gjithë pajën e saj ajo e kishte me kostumet popullore shkodrane. Edhe martesën Tonia e kishte bërë me këtë kostum popullor. Ajo ia plotësoi dëshirën të shoqit, megjithatë dëshira e saj ishte të vishej si shoqet e tjera me veshjen popullore. Duke e kuptuar këtë dëshirë të madhe të motrës së vet për kostumin popullor, Kolë Idromeno, në janar të vitit 1883, mendoi t'i realizonte një portret me veshjen që dëshironte ajo. Tonia ishte një grua e gjallë, e shkathët dhe e kulturuar për kohën. Ajo merrte pjesë si këngëtare në ahengjet popullore në rrethet familjare. Ishte grua e dashur dhe tërheqëse në bisedë. Për 7-8 ditë me radhë motra Tone, e veshur me kostumin kombëtar, pozoi në familjen e babait të saj dhe portreti më vonë qe përfunduar me sukses.

Historia

Cfare na tregon kjo kryeveper?

Kjo vepër për shumë mote (vite) do të qëndrojë e mbyllur në shtëpinë e Shkanjetëve. E pas vfekjes së motrës Tone (1890), piktori Idromeno e mori pikturën dhe në shenjë kujtimi për motrën e vendosi në shtëpinë e tij. Ky qëndrim i të “mbyllurit” i përngjet njësoj si historisë së veprës “Mona Liza” që ishte e vendosur në shtëpinë e piktorit Leonardo, ashtu disa vite radhazi.Megjithatë, dihet mirëfilli se kjo vepër është ekspozuar, për të parën herë pas 71 vjet pas krijimit të veprës. S’do mend se në fillim, ky portret është quajtur, pak më ndryshe, si “Portret i gruas Shkodrane”, e më vonë ku vepra erdhi në Galerinë Kombëtare (pas vitit 1954) u emërua si “Motra Tone”.

C'ka na tregon piktura?

Mesazhi i piktures

Mesazhi

Pa mëdyshje, ky kreativitet i lartë ndijesor e kreativ, tregon kjartas edhe atë gjenialitetin e piktorit, gjithsesi, për të na treguar edhe atë shëmbëlltyrën e femrës shqiptare, e në anën tjetër, për të na treguar, edhe stoicizmin dhe heroizmin e saj.

Pa dyshim, ky portret, sot e gjithë ditën, mbeti vepra më e rëndësishme dhe më e realizuar në artet pamore shqiptare. E, ishte vepra e parë realiste, me një shprehje tejet të lartë psikologjike.

Gjithsesi, ky portret tejet madhor, tregon sheshazi individualitetin e mirëfilltë, të një vepre kolosale, në tërë veprimtarinë tejët të bujshme dhe artistike në artet pamore shqiptare.

Andaj, s’do mend, ajo sot, gjithherë dhe përherë, do të qëndron stoike me imazhet e saja tejet heroike. Pra, do të qëndrojë gjithherë, me bukurinë dhe me krenarinë e fuqishme të gruas shqiptare.

Dy kryevepra perballe njera- tjetres

Ngjashmerite

Mona Liza dhe Motra Tone

Ngjashmerite

Pozimi dhe pozicioni i duarve janë shumë domethënëse si te “Mona Lisa” ashtu edhe tek “Motra Tone”. Vepra e Da Vinçit është trajtuar dhe debatuar, shtjelluar dhe aluduar në këtë prizëm dhe gjithnjë ka ende për të parë, ende për të thënë. Veshja te “Motra Tone” është një nga vlerat e padiskutueshme, duke i dhënë një prezencë dhe sugjestion këtij portreti. Kjo padyshim është vepra më e rëndësishme, e cila ka fituar një status të veçantë në sistemin e vlerave te artit tonë. Sepse është vepra më e njohur, më e ekspozuar,më e riprodhuar dhe më popullore.

Pikturat

Piktura

Te vecanta

Është “Motra Tone” ajo që identifikon Kol Idromenon, siç është “Mona Lisa” ajo që na lidh pazgjidhshmërisht me mjeshtrin e Rilindjes së Artë, Leonardo da Vinçi.

Mona Lisa është ndër pikturat më të famshme të kryzotit të mendimit, sprovës dhe penelit, Leonardo da Vinçit. E njohur edhe si La Gioconda, piktura tregon një grua, portret, me një shprehje enigmatike të fytyrës që është njëherash edhe e ftohtë edhe tërheqëse.

Te vecanta

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi