Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Lenda: Histori
Klasa: XI-3
Punoi: Flavia Cane
Elian Shehi
Glen Sharka
Gerart Pallaveshi
Principatat shqiptare i referohet një numri të principatave të krijuar në mesjetë në Shqipëri dhe Epir që ishin të sunduar nga fisnikët shqiptar. Shekulli 12 shënoi principatën e parë shqiptare, Principata e Arbërit, por është në shekullin e 14 dhe në fillim të shekullit 15 periudha kur kjo principatë u bë më e fortë, sidomos për shkak të rënies së
Perandorisë serbe. Shumica
e këtyre principatave ishin
të bashkuara në 1444 sipas
shtetit shqiptar, të quajtur
Lidhja e Lezhës.
Principata e Arberit
Principata e Topiajve
Principata e Muzakave
Principata e Balshajve
Ishte një principatë mesjetare e cila në historiografi cilësohet si shteti i parë i pavarur shqiptar gjatë Mesjetës. Fillimisht ishte pjesë e Perandorisë Bizantine dhe më pas u formua si shtet nga Dhimitër Progoni. Pas vdekjes së tij u bë pjesë e Despotatit të Epirit. U themelua nga arhondi Progon rreth Krujës, rreth vitit 1190. Progoni u pasua nga djemtë e tij, Gjini dhe më pas Dhimitri, gjatë sundimit të së cilit principata kaloi periudhën më të mirë të saj. Pas vdekjes së Dhimitrit, i fundit i familjes së Progonëve, Kruja u drejtua nga Grigor Kamona dhe më vonë Golemi deri në shpërbërjen e saj në vitin 1255.Përgjatë ekzistencës së saj, principata ishte një rajon autonom nën varësinë e fuqive fqinje, fillimisht Bizantit dhe pas Kryqëzatës së Katërt, Epirit, ndërsa mbajti dhe lidhje të ngushta me Serbinë.
Dhimiter Progoni
Golemi
Komnema Nemanjic
Grigor Kamonas
Dhimitri ishte i treti dhe i fundit sundues i Principatës së
Arbërit nga familja Progoni, duke sunduar nga 1207 ose
1208 deri më 1216. Ai pasoi vëllain e tij, Gjinin dhe e solli principatën në pikun e saj. Ai mbajti marrëdhënie ndërkombëtare me Republikën e Raguzës, Republikën e Venedikut dhe Serbinë. Në vitin 1208, Dhimitri u martua me Komnena Nemanjiç, vajza e princit serb, më vonë mbreti Stefan Nemanjiç. Një aleancë e shkurtër u themelua mes dy vendeve midis konflikteve me Republikën e Venedikut. Martesa e Dhimitrit me Komnenën nuk përjashtoi rrezikun e zgjerimit serb drejt territoreve arbërore. Megjithatë, në vitin 1204, kërcënimi më serioz vinte nga Dukati venedikas i Dyrrahut, një dukat latin i formuar pas Kryqëzatës së Katërt në ish territoret e Perandorisë Bizantine. Në kërkim për aleatë, Dhimitri nënshkroi një marrëveshje me Republikën e Raguzës në 1209 dhe filloi negociatat me Papa Inoçentin III në lidhje me konvertimin
e tij dhe subjekteve të tij në Katolicizëm. Miqësia me
Papën ishte e shkurtër dhe shpejt u kthye në
mospëlqim.
1274
1362
1335
Në kapërcim të shek. XIII-XIV, roli i familjes së shquar fisnike të Skurrajve në trevën e Arbrit u kishte kaluar fisnikëve të familjes Topia. Emri i kësaj familjeje nuk përmendet para shek. XIII.Në vitet 70 të shek. XIII bëhet fjalë për një pinjoll të saj, përfaqësues i aristokracisë ushtarake me titullin miles.
Në atë kohë Topiajt ditën t'i bënin vend vetes, duke u shkëputur nga Bizanti e duke vendosur lidhje të ngushta me anzhuinët e Napolit si dhe me Papatin e Romës. Këtij të fundit Topiajt i premtuan kalimin e tyre nga riti ortodoks në atë katolik. Për rrjedhojë, kisha e Romës u njohu Topiajve si zotërim të familjes tokat midis rrjedhës së Matit dhe asaj të Shkumbinit, të cilat përputheshin pak a shumë me shtrirjen e Principatës së dikurshme të Arbrit.
Të drejtat e Topiajve mbi këto vise u konfirmuan më 1338 edhe nga anzhuinët e Napolit, të cilët e konsideronin veten kryezot të Durrësit e të Arbrit si dhe Topiajt vasalë të tyre. Topiajt ishin shpallur vasalë të mbretit të Napolit, Karli I Anzhu, që në vitin 1272. Marrëdhëniet e Topiajve me anzhuinët e Napolit pësuan një ngrirje të fortë në kohën e sundimit të Andreas, djalit të Tanushit. Ndonëse qe martuar me një vajzë jashtë martese të mbretit Robert, Andre Topia tregohej fare i pabindur ndaj tij, aq sa anzhuini vuri njerëz dhe e vrau.
Muzakajt ishin familje e shquar fisnike mesjetare shqiptare. Muzakajt ishin themelues dhe drejtues të Principatës së Muzakajve me kryeqendër në Berat.
Muzakajt vinin nga zona e Oparit ku ata kishin zotërimet fillestare të tyre. ] Historiania bizantine Ana Komnena përmend e para emrin e një fisniku nga familja Muzaka i cili rreth vitit 1090 ishte ndër komandantët më të besuar të perandorit Aleksi I Komneni. Gjoni I Muzaka u shqua si një ndër krerët kryesorë të qëndresës në luftërat kundër Anzhuinëve të Napolit në vitet 1273-1281. Në fund të shekullit XIII Muzakajt siguruan prona të shumta në krahinat e Skraparit, Këlcyrës, Beratit dhe Korçës.
Më vonë u afruan me Anzhuinët dhe Papatin i cili qe në krye të koalicionit kundër mbretërisë serbe. Muzakajt organizuan qëndresë kundër ekspansionit serb në trojet shqiptare dhe për këtë u vlerësuan nga perandori i Bizantit me prona e tituj fisnikërie. I pari i derës së Muzakajve, Andrea II, mori titullin despot, i cili në hierarkinë bizantine ishte i dyti pas atij të perandorit. Nën drejtimin e despotit Andrea II, Muzakajt u vunë në krye të lëvizjeve antibizantine të viteve 1335-1341. Pas shtypjes së kryengritjeve antibizantine shumë fisnikë Muzakaj u shpronësuan dhe u dëbuan. [3] Në kohën e pushtimeve të Car Dushani, Muzakajt ishin në luftë të vazhdueshme me qeveritarin sllav të zonës së Beratit dhe Vlorës, madje i morën Beratin dhe e detyruan të ndërronte selinë.
Principata e Muzakajve ishte një principatë e pavarur e sunduar nga familja fisnike shqiptare Muzaka me kryeqytet Beratin,[1] por duke përfshirë në kuadër të këtij organizimi edhe pjesë të tjera të Shqipërisë Qendrore dhe Jugore si dhe Maqedoninë Perëndimore. Njëri nga sundimtarët e parë të saj ishte Andrea Muzaka I, mbretërimi i të cilit u njoh edhe nga Perandori Bizantin. Gjatë Betejës së Savrës, osmanët pushtuan Beratin nga princi Balsha II, së bashku me Krujën dhe Ulqinin, por ata u tërhoqën shpejt nga të gjitha ato qytete duke mbajtur vetëm Kastorinë nën kontrollin e tyre të përhershëm. [3] Disa burime shpjegojnë se osmanët ndoshta kanë mbetur në Berat me qëllim që ta përdorin atë si pikëmbështetje për të pushtuar Vlorën.] Në vitin 1417 territoret e Principatës, duke përfshirë Vlorën dhe Beratin, u bënë pjesë e Perandorisë Osmane.
Monedha
STEMA
Balshajt kanë qenë një familje fisnike që sundoi Principatën e Shkodrës nga 1362 deri më 1421, gjatë dhe pas rënies së Perandorisë serbe. Me origjinë nga Balëzi i Shkodrës, pas shembjes së perandorisë së Car Dushanit, Balshajt shtinë në dorë disa qytete si Shkodra, Ulqini dhe Tivari dhe formuan një principatë të pavarur. Ata prenë çdo lidhje me oborrin e carit të ri serb, Stefan Uroshit, i cili i konsideronte "rebelë" dhe i trajtonte si kundërshtarë të tij. Ky i fundit u përpoq t'i nxiste sundimtarët sllavë dhe Venedikun kundër Balshajve, kurse Venediku nga ana e tij nxiti dhe mbështeti kundër tyre sundimtarë sllavë si carin serb Stefan Uroshin.
Konflikti me Topiajt dhe osmanët
Aleanca me Topiajt nuk qe e gjatë. Principata e Topisë krijonte ndërprerje në mes të zotërimeve veriore dhe jugore të Balshajve duke i ndarë ata nga vasalët e tyre të jugut. Për këtë arsye u aktualizuan projektet e tyre të vjetra për shtrirje në Durrës dhe më gjerë. Në vitin 1383 ata ia dolën të marrin Durrësin nga sundimtari i tij Karl Topia dhe të krijojnë vazhdimësi territoriale veri-jug.
Në vitin 1385 ushtria e Balshajve u ndesh në Savër me një ushtri osmane e cila kishte depërtuar në zotërimet e tyre jugore, të ftuar nga Karl Topia. Balsha II ra në betejë kurse ushtria e tij u shpartallua. Kjo disfatë dhe goditjet e vazhdueshme të osmanëve, i tkurrën zotërimet e Balshajve. Kosova ra në dorën e princërve sllavë, vasalë të sulltanit osman, kurse Karl Topia rimori prapë Durrësin.
Gjergji II Balsha mori pjesë në Betejën e Kosovës në vitin 1389 dhe tre vjet më vonë u ndesh prapë me forcat osmane duke rënë rob. Kundrejt lirimit të tij u lëshoi Shkodrën, duke mbajtur vetëm Ulqinin dhe Tivarin. Në shtator 1395 e rimori Shkodrën por për shkak të izolimit dhe situatës së rëndë ia dorëzoi Venedikut bashkë me disa kështjella të afërta, në këmbim të një provizioni vjetor. Kësodore siguroi përkrahjen e venecianëve dhe kishte dorë të lirë të hakmerrej kundër rivalëve të tij, në radhë të parë Radik Gjurashit të cilin e la të vrarë. Po ashtu i vuri nën trysni kundërshtarët e tij të cilët ishin kthyer në vasalë të osmanëve dhe synonin zotërimet e tij.
Menyra e Administrimit
Qeverisja e zotërimeve të Balshajve realizohej njëherësh nga tre vëllezërit: Strazimiri, Gjergji dhe Balsha II. Aktet zyrtare firmoseshin njëherësh prej tyre dhe vuloseshin me vulën e përbashkët. Në bisedimet e traktativat me fuqitë e huaja ishin si rregull të pranishëm të tre vëllezërit Balsha. Balshajt nuk kishin një rezidencë të ngulur. Ata lëviznin së bashku ose veç e veç nga Ulqini, në Tivar, në Shkodër e në Vlorë. Për muajt e verës ata shpërnguleshin në rezidencën e tyre verore, që ndodhej në malësinë e Tivarit.
Institucioni i bashkëqeverisjes, që ishte karakteristikë si për Balshajt, ashtu edhe për fisnikë të tjerë shqiptarë, ishte një institucion me rrënjë të thella në traditën e familjeve të mëdha partiakale shqiptare të mbështetur në vëllazëritë. Marrëdhëniet midis vëllezërve rregulloheshin në bazë të moshës. Strazimiri, si vëllai më i madh, kishte gjithmonë privilegjin e moshës në marrëdhënie me vëllezërit. Kur ai vdiq, më 1373, në këmbë të tij erdhi dhe u bashkua me Gjergjin I dhe Balshën II djali i tij, Gjergji II. Emri i tij, si më i riu, në aktet zyrtare përmendet pas xhaxhallarëve. Pas vdekjes së Gjergjit I Balsha, më 1378, Balsha II e mënjanoi nga pushteti nipin e tij dhe mori në duart e veta qeverisjen e gjithë zotërimit të Balshajve.
Balshajt kishin një administratë të tyre në bazë dhe në qendër, të përfaqësuar nga njerëz të besuar me tituj fisnikërie, si protovestiar, vojvodë, logotet etj.. Ata kishin kancelaritë e tyre, me shkrues, noterë, sekretarë, kishin vulën dhe shenjat e tyre dalluese, që shprehnin pushtetin dhe sovranitetin e tyre.