Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Laguna e Karavastasë është në afërsi të Lushnjës dhe në qendër të Ultesirës Perëndimore. Është laguna më e madhe në Shqipëri dhe një nga më të mëdhatë në Adriatik. Ndahet prej detit nga një rryp i hollë toke. E çmuar si me rëndësi ndërkombëtare, mbrojtur nga Konventa e Ramsarit më 29 nëntor 1996.
Laguna e Karavastasë është një vend i mirë për një vizitor në kërkim të aventurave, dhe megjithëse nuk ka akoma një infrastrukturë turizmi në zonën e lagunës, ajo ofron mundësi shumë të mira eko-turizmi si dhe mundësi për të parë zogjtë dhe natyrën.
Janë rreth 29 lloje të ndryshme amfibësh dhe reptilësh (duke përshirë Breshkën e ujit të detit) dhe 25 lloje gjitarësh duke përshirë Vidrën, Nuselalën, Kaprollin dhe Dhelprën e kuqe.
Në të rriten disa lloje të rralla pishash dhe një lloj i rrallë Pelikani, Dalmatian Pelican. Supozohet se 5 % e të gjithë pelikanëve të këtij lloji jetojnë aty. Karavastaja bën pjesë në parkun kombëtar të Divjakës. Është më e madhja e vendit tonë dhe në gjithë bregdetin jugor të Adriatikut, sip. 4330 ha, gjatësia 10.6 km, gjërësia 4.3 km dhe thellësia deri në 1.5 m.Gjate veres mund te arrije edhe deri ne 30 cm.Kripesia ne dimer është shkon deri ne 19 g/kg kurse ne vere mund te arrije 35 g/kg.
Ndahet nga deti nëpërmjet një brezi të gjerë rëre, të mbuluar nga pylli i dendur, buzë te cilit ndodhet një plazh mjaft i madh. Lidhet me detin me tri kanale, njëri prej të cilëve artificial, i hapur për nevojat e peshkimit. Nëpër këto kanale, si pasojë e baticës dhe zbaticës, rrjedhja e ujit ndryshon drejtim çdo 6 orë.
Laguna
Koalicioni i organizatave mjedisore në mbrojtje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta organizoi të enjten një forum ndërgjegjësues, duke paralajmëruar ndikimin shkatërrues të projektit turistik të planifikuar për t’u ndërtuar në lagunën kryesore shqiptare.
Duke analizuar me detaje shpendët dhe kafshët që kanë për shtëpi parkun kombëtar Divjakë-Karavasta, Ferdinand Bego, profesor në Universitetin e Tiranës argumentoi se 22 mijë hektarët e këtij parku- zonë Ramsar, janë një ekosistem i pasur dhe një parajsë për shpendët në Mesdhe.
“E gjithë laguna popullohet nga shumë faunë… 30-85 mijë shpendë të ujit gjatë dimrit, pra rreth 35% e shpendëve dimërues dhe folezues në vend,”
Një tjetër ekspert në mbrojtje të natyrës në Divjakë-Karavasta, Taultant Bino nga AOS paralajmëroi se efekti i një megaresorti turistik në Divjakë do të kishte ndikim në 100 për qind të natyrës dhe jo vetëm në zonat që parashikohet ndërtimi.
“Megaresorti do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm deri të pakthyeshëm për faunën që mund të zhduket gradualisht,” tha biologu Olsi Nika nga EcoAlbania, duke shtuar se kundërshtimi i ekspertëve do të vazhdojë në forume të tjera.