Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Ligjërimi i shkujdesur a vulgar

15.01.2019

01.

Lënda : Gjuhë shqipe

02.

Tema: Ligjërimi i shkujdesur a vulgar

03.

Punoi: Rinesa Syla

Çka është ligjërimi?

NEWS

Ligjërimi a të folurit është manifestim i aftësive fonetike e akustike të njeriut për të përdorur gjuhën, pra për të komunikuar me antarët e bashkësisë gjuhësore. Gjuha dhe ligjërimi janë në mardhëniet kod dhe mesazh.

Funksionet e ligjërimit:

a)Funksioni për të komunikuar

b)Funksioni për t’u shprehur

c)Funksioni estetik i ligjërimit i lidhur me dy funksionet e para

Funksioni

Llojet e ligjërimit janë:

a)Ligjërim libror

b)Ligjërimi bisedor

c)Ligjërimi i shkujdesur a vulgar

Llojet

Ligjërimi i shkujdesur a vulgar paraqet llojin e thjeshtë të ligjërimit, ku nuk bëhet kujdes për zbatimin e normës dhe kërkesave të kulturës së gjuhës.Ky ligjërim lind zakonisht në mjedise të ndryshme dygjuhësore, ku folësit e një bashkësie gjuhësore duke mos pasur formim të kënaqshëm shkollor , dhe lexim të mjaftueshëm, nuk tregojnë kujdes e respekt të mjaftueshëm për gjuhën e bashkësisë tjetër.

Shembull kemi 'turqfolësit' e Kosovës, të cilët përdorin një shqipe të shformësuar p.sh 'Shkova marr bukë'. 'Bleva njδ fustan bardha me zeza'. 'Daima mire jom'. 'Jam i lumturueshëm'.

Si dhe anasjelltas: 'Bak sa guzel' , 'Ja sevim , ja olu ben'

Sot, nga popullsia e re ka marrë hov përdorimi i dendur i të folurit mbrapshtë, sidomos në Prishtinë. P.sh : 'cilimi', 'ki', 'i jomsh', 'jomshaq', kthyerja mbrapsht e pjesëzave të pohimit : 'op' , 'oj' ; 'rome', 'ryqke', 'itaq', .Shkurtesat 'kusho' , 'usho', 'vllaqko',etj

Gjithashtu kemi edhe prdorimin e shumtë të fjalëve në gjuhën angleze si: deal , amazing, promise, in , out, box, risky, cool, weekend, party, star.

Si dhe krijimi i çoroditur i ndajfoljes''normalitikisht''

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi