Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Puna vullnetare:

"Ju duhet të jeni ndryshimi që dëshironi të shihni në botë." - Mahatma Ghandi

Puna vullnetare është përkushtim i kohës dhe energjisë në një aktivitet, i cili është për të mirën e shoqërisë, komunitetit dhe mjedisit. Aktivizimi në shërbimet e komunitetit u jep studentëve mundësinë për t'u bërë anëtarë aktiv të komunitetit të tyre dhe ka një ndikim të qëndrueshëm dhe pozitiv mbi shoqërinë në përgjithësi. Shërbimi për të mirën e komunitetit ose vullnetarizmi u mundëson studentëve të fitojnë aftësi dhe njohuri për jetën, si dhe të ofrojnë një shërbim për ata që kanë nevojë më së shumti.

Vullnetarizmi përfshin aktivitete të ndryshme, duke filluar nga vizita e një komshiu të sëmurë, përfshirja në klube të ndryshme rinore, kontributi në ndonjë shoqatë bamirësie me punë administrative, e kështu me radhë.

Çdokush mund të bëj punë vullnetare. Nuk ka rëndësi mosha, gjinia, sa jeni të aftë fizikisht apo nëse jeni të punësuar, gjithmonë ka diçka që ju mund të bëni. Ka shumë njerëz që bëjnë punë vullnetare disa herë në vit kur gjejnë kohë të lirë, disa janë të angazhuar me orë të tëra dhe ka të tillë që punojnë vullnetarisht me orare të rregullta.

1

Subtopic 1

Përfitimet psikologjike

Vullnetarizmi ju bën më pozitiv dhe ju ndihmon të ndiheni mirë për veten, sepse po ndihmoni të tjerët. Gjithashtu ndikon në uljen e stresit, zemërimit dhe lehtësimin e depresionit, si dhe rritjen e vetëbesimit pasi që ju ndjeheni mirë për arritjet e juaja, gjë që ju mundëson të mendoni për jetën dhe qëllimet e mëvonshme në mënyrë pozitive.

Përfitimet sociale

Puna vullnetare aktivizon nxënësit në komunitet, krijon lidhje në mes të popullsisë dhe rrit vetëdijen dhe përgjegjësinë sociale. Pra, vullnetarizmi forcon lidhjet tuaja me komunitetin dhe zgjeron rrjetin tuaj social duke ju shoqëruar me njerëz me interesa të përbashkëta.

Text

Përfitimet njohëse

Puna vullnetare ndihmon studentët të rrisin njohuritë dhe të zhvillojnë aftësi më të mira ndërpersonale të komunikimit. Gjithashtu, vullnetarizmi u jep mundësinë t'i praktikojnë shkathtësitë që janë të rëndësishme në vendin e punës si p.sh. puna në grup, komunikimi, planifikimi i projektit, organizimi etj.

Pjesëmarrja në aktivitetet për shërbime ndaj komunitetit ndihmon në përmirësimin e rinisë studentore, duke i lejuar studentët të marrin shkathtësi të lidhura me punën para diplomimit, marrin referenca të mira dhe sigurojnë rrjetëzim me punëdhënësit potencial. Gjithashtu ju ndihmon nxënësve të zhvillojnë aftësitë e përgjegjësisë qytetare dhe sociale dhe si të bëhen më të vetëdijshëm për atë që ka nevojë komunititeti i tyre.

Pictures

Subtopic 2

Timeline

2019

Map

Chart

Si të gjeni punë vullnetare?

Ka shumë mundësi të ndryshme, por çështja kryesore është të gjeni një punë që ju keni dëshirë dhe jeni të aftë ta bëni. Pyetni vetën nëse:

Ju pëlqen të punoni me fëmijë, të rritur apo kafshë?

Ju pëlqen të punoni në grup apo individualisht?

Sa kohë të lirë keni në dispozicion?

Çfarë aftësish posedoni?

Cilat çështje janë të rëndësishme për ju?, etj.

2

puna vullnetare në përgjithësi konsiderohet një aktivitet altruist kur një individ apo grup ofron shërbime jo për përfitime financiare apo sociale "për një tjetër person, grup ose organizatë".[1] Puna vullnetare është gjithashtu e njohur për zhvillimin e shkathtësive dhe shpesh ka për qëllim që të promovojë të mirat ose përmirësimin e cilësisë së jetës. Puna vullnetare mund të ketë përfitime pozitive si për vullnetarët ashtu edhe për personin ose komunitetin e shërbyer. Gjithashtu, ka për qëllim vënjen e kontakteve të mundshme të punësimit. Shumë vullnetarë janë veçanërisht të trajnuar në fushat ku ata punojnë, të tilla si mjekësi, arsim, apo emergjenca shpëtimi. Të tjerët shërbejnë sipas nevojës, si p.sh. në përgjigje të një fatkeqësie natyrore.[2] [2][3]

3

Bamirësia:

Ilustrim i bamirësisë

Praktika e bamirësisë do të thotë dhënie vullnetare e ndihmës njerëzve në nevojë, si një akt humanitar.

4

sipas fese:

Sadakaja është term arab ( që nënkupton dhënjen vullnetare të ndonjë pjese të pa caktuar (në sasi dhe vlerë) të pasurisë përkrah dhënjeve të obligueshme të përcaktuara në Islam siç janë zeqatit dhe zekatul fitrit. Lëmoshat e tilla mund të jipen për projekte të ndryshme, ndërsa zeqati vetëm për grupet e përcaktuara në Kur'an.

5

Sipas meje:

6

Puna vullnetare eshte gjesti me i mire qe mund te besh lidhur me qdo gje si:mbledhja e mbeturinave,pastrimi i rrugeve ,bamiresia dhe qdo gje qe ka te beje me pune te mira .Njoh shume raste qe kane bere bamiresi kurse edhe ne qytetin tone ka qene nje grup i njerezve qe kan mbledhur gjithmon para ne rruge si vullnetare per te ndihmuar familjet dhe mendoj se ketij gjesti duhet ti kushtohet vemendje edhe nga te tjeret jo vetem nga pak njerez por detyra jone si qytetare eshte qe te behemi te gjith bashk e te pastrojm vendin tone te ndihmojme familjet ne nevoje e at'her do ishim te paret ne vend ...

RINORA RUDARI

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi