Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Dita e Tokës ka filluar të festohet në 22 prill të vitit 1970 në Amerikë dhe këtë vit bën 50 vjetorin e saj. Kjo ditë është një nga ngjarjet mjedisore më e madhe dhe më e festuar në të gjithë botën. Në ditën e Tokës ne kujtojmë që ta vlerësojmë natyrën dhe të mësojmë mënyra për të mbrojtur mjedisin. Është një ditë për të reflektuar për planetin dhe mjedisin tonë dhe çfarë mund të bëjmë në për ta mbajtur atë të shëndetshëm.
Ndotja e planetit është shumë e përhapur dhe ne e ndjejmë atë në përditshmërinë tonë.
Ndotja e ajrit shkaktohet nga gazet e dëmshme që emetohen në atmosferë. Industritë, uzinat, makinat gjatë punës së tyre çlirojnë dioksid karboni, metan etj, të cilat ndotin ajrin. Nga ndotja e ajrit shkaktohen sëmundje si: tumori në mushkëri,astma, bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes etj.
Ndotja e tokës paraqet ndotjen e sipërfaqes së tokës nga aktivitetet industriale, komerciale, shtëpiake dhe bujqësore.
Mbeturinat mund të shkaktojnë dëme në shëndetin dhe jetën e njeriut nëpërmjet krijimit të nxitësve të sëmundjeve.
Me ndotjen e ujit kuptojmë hedhjen e substancave të dëmshme në burimet ujore si: mbeturinat, ujërat e zeza, nafta, ujërat industriale etj. Ndotja e ujit sjell pasoja të rënda në shëndetin e njeriut.
Të mbjellim ushqimet tona;
• Të eliminojmë përdorimin e letrës;
• Të mbjellim një pemë;
• Të mos përdorim plastikë;
• Të riciklojmë;
• Të investojmë në energji të rinovueshme.
Përkujdesja ndaj tokës është detyrë e përbashkët. Secili prej nesh duhet të kontribuojë për ta bërë tokën një vend më të pastër dhe më të shëndetshëm. E rëndësishme është që secili prej nesh të jetë i vetëdijshëm për rolin e tij dhe ta jetojë çdo ditë të jetës me dashurinë dhe respektin për planetin që të gjithë e quajmë SHTËPI!
Çdo ditë është Dita e Tokës