Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Punoi: Tuana Shaipi
Klasa: VIIi\6
Dallimi mes ndryshimeve historike dhe të gjalla fonetike
Ndryshimet historike kanë ndodhur nga disa rregullore gramatikore që nuk veprojnë sot në gjuhë, kurse ndryshimet e gjalla fonetike kanë ndodhur sipas rregulloreve që akoma janë aktive. Ndryshimet e gjalla ndahen në: ndryshime pozicionale dhe kombinatore.
Ndryshimet pozicionale janë ndryshime të tingujve që shkaktohen nga ndryshimi i fjalëve në fjali. Më së shumti i hasim me zanoret ë, ndërrimi i tingullit nga i-ja në j, dhe shurdhimi i bashtingëlloreve të zëshme në fund të fjalës.
Shembuj: me ë: motër-motra, gogël-gogla.
nga i në j: shtëpija-shtëpia, ja mori-ia mori.
me bashtingëllore të zëshme: erdh-erth, i madh- i math, etj.
Janë ndryshime që ndodhin nga ndikimi i tingujve me njëri-tjetrin. Këtu hynë: asimilimi, disimilimi dhe metateza.
Asimilimi është kur dy tinguj pranë njëri-tjetrit bëhen të njëjtë apo të ngjashëm. (shirup-shurup, sikur-sukur)
Disimilimi kur dy tinguj pranë njëri-tjetrit bëhen krejtësisht të ndryshëm (bilbil-birbil, gjarpër-gjalpër).
Metateza kur tingujt me kontakt të afërt ndërrojnë vendet. (luhatje-hulatje, turbull-trubull)
Te ndërrimet kombinatore hynë edhe shtesat e tingujve. Në shtesat e tingujve bëjnë pjesë proteza, epenteza dhe epiteza.
Proteza është tingulli që shtohet në fillim të fjalës. (atje-qatje, ik-hik)
Epenteza është tingulli që i shtohet mesit të fjalisë. (zemra-zembra, mezi-menzi)
Epiteza është tingulli që i shtohet fundit të fjalisë. (tymë-tym, tinë-ti)
Rënia e tingujve është dukuri e gjuhës së folur dialektore dhe përdoret në fillim, mes dhe fund të fjalisë. Ato ndahen në aferezën, sinkopën, apokopën dhe elizionin.
Afereza është rënia e tingullit apo grup tingujsh në fillim të fjalisë. (Agim-Gim, Ismail-Smail)
Sinkopa është rënia e një tingulli a grupi tingujsh në mes të fjalisë. (shtëpi-shpi, andej-anej)
Apokopa është rënia e tingujve në fund të fjalisë. (kishte-kish, pati-pat, ishte-ish)
Elizioni ndodh kur bie zanorja e patheksuar pranë zanores së theksuar. shembuj: vajzë e lumtur- vajz' e lumtur) ose me apostrof: t'i, t'u etj.