Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Moodle ofrohet falas si program “Open Source” në bazë të GNU (General Public License Licencë e Përgjithshme Publike). Kushdo mund ta përshtatë, zgjerojë, apo modifikojë Moodle për projekte komerciale dhe jo komerciale pa tarifa për licenca si dhe të përfitojë nga efikasiteti i kostos, fleksibiliteti dhe përparësitë e tjera të shfrytëzimit të Moodle.
Qasja open source e projektit Moodle do të thotë që Moodle rishikohet dhe përmirësohet vazhdimisht për t’iu përshtatur nevojave aktuale dhe atyre në të ardhmen të përdoruesve. Mundësitë shumë gjuhësore të Moodle ju sigurojnë se nuk ka kufizime gjuhësore për mësimin online. Komuniteti i Moodle tashmë kanë filluar që ta përkthejnë Moodle në më shumë se 120 gjuhë (ky numër vazhdon të rritet) në mënyrë që përdoruesit lehtësisht të mund t’i lokalizojnë faqet e tyre Moodle, së bashku me burimet e bollshme, mbështetjen dhe diskutimet e komuniteteve të cilat ofrohen në gjuhë të ndryshme.
Moodle i ofron mjetet më fleksibile për të mbështetur të mësuarit e kombinuar si dhe kurset 100% online. Konfigurojeni Moodle duke i aktivizuar apo çaktivizuar karakteristikat bazë dhe lehtësisht integrojeni çdo gjë që ju duhet për një kurs, duke e shfrytëzuar një gamë të plotë të karakteristikave standarde, duke i përfshirë mjetet e jashtme për bashkëpunim si forumet, wiki-të, chat-et, dhe blogjet. Tejet fleksibil dhe me mundësi të plotë për përshtatje Pasi që është open source, Moodle mund të përshtatet në çfarëdo mënyre në përputhje me nevojat individuale. Nga disa nxënës në miliona përdorues, Moodle mund të rregullohet që të mbështesë nevojat për klasat e vogla ashtu si edhe për organizatat e mëdha. Për shkak të fleksibilitetit dhe aftësisë për përshtatje, Moodle është përshtatur për përdorim në arsim, biznes, veprimtari jo fitimprurëse, qeverisje si dhe në kontekstin e komuniteteve.
Me përkushtimin për të mbrojtur sigurinë e të dhënave dhe privatësinë e përdoruesve, kontrollet e sigurisë përditësohen dhe zbatohen vazhdimisht në proceset e zhvillimore dhe softuerin e Moodle për të ofruar mbrojtje nga qasja e paautorizuar, humbja e të dhënave dhe keqpërdorimi. Moodle mund të kalohet lehtë në një shërbim “cloud” privat të sigurt apo në një server për kontroll të plotë.
Moodle bazohet në ueb faqe dhe mund të qaset nga kudo në botë. Me një ndërfaqe standarde të përputhshme me pajisje mobile dhe me shfletues të ndryshëm, përmbajtja e platformës Moodle mund të qaset lehtë dhe vazhdimisht nga shfletues dhe pajisje të ndryshme
Projekti Moodle është shumë mirë i mbështetur nga një komunitet aktiv ndërkombëtar, një ekip i zhvilluesve të përkushtuar me orar të plotë dhe një rrjet i partnerëve të certifikuar Moodle. I udhëhequr nga bashkëpunimi i hapur dhe mbështetja e komunitetit, projekti vazhdon që të arrij të realizojë rregullime të shpejta të gabimeve (bugs) dhe përmirësime, kurse çdo gjashtë muaj përgatiten edicionet e reja domethënëse