Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Lipidet ose Yndyrnat

Vlera shehu!

Lipidet

Lipidet janë formuar nga përbërës karboni ( numri i të cilave përcakton gjatësinë e zinxhirit, që mund të jetë nga 2 deri në 24) oksigjen dhe hidrogjen. Duhet të theksojmë se në lipidet prezenca e oksigjenit është me e pakët se ajo e hidrogjenit dhe kjo është një motiv për të cilën ato peshojnë më pak se glucidet dhe protidet, dhe kërkojnë njëkohësisht oksigjen për t’u oksiduar.

Kur zinxhiri i atomeve të karbonit është më pak se 6-7 , yndyrna përcaktohet si zinxhir i shkurtër; nga 7 në 12-13 zinxhir mesatar, nga 14-20 zinxhir i gjatë dhe mbi 20 zinxhir shumë i gjatë.

Yndyrnat përbëjnë një tërësi substancash të karakterizuara nga patretshëmira në H20 (ujë) dhe tretshmëria në likuide ( alkool, benzene, kloroform etj)

Të gjitha lipidet janë formuar nga një përzierje të acideve yndyrore dhe janë pikërisht këto të fundit që përcaktojnë edhe cilësinë e tyre.

Karakterisitka më e dukshme është ajo fizike: në fakt ekzistojnë lipide të lëngshme në temperaturë ambienti dhe solide në po të njëjtat kushte.

Yndyrat e thjeshta janë prezente në ushqime dhe në indet dhjamore. Yndyrat e përbëra ( ku gjenden edhe fosfor, azot) gjendet në strukturat qelizore të orgjinës shtazore, bimore dhe në plazmë.

Pra mund të konsiderojmë se lipidet ushqimore klasifikohen në dhjamë ( solide dhe me përbërje kryesisht në acide yndyrore të ngopura) dhe në vaj ( lëngshme, në acide yndyrore të pangopura)

Yndyra të ngopura dhe të pangopura

Emërtimi acide yndyrore të ngopura ( kryesisht me prejardhje shtazore) dhe të pangopura ( kryesisht të përfituara nga qumështi dhe bimët) vjen nga konfigurimi i strukturave të tyre ; në të ngopurat, çdo atom karboni është i lidhur me dy atome hidrogjeni, ndërsa në rast të mono dhe polisaturneve numri I atomeve të karbonit është më i ulët se dyfishi i atyre të hidrogjenit.

Acidet yndyrore të ngopura kanë një formulë CH3 (Ch2)n CO-OH. Janë lehtësisht të tretshme dhe më të pasur me fosfolipide ( që favorizojnë sintezën e HDL, dmth. kolesteroli i mirë, që kundërshton kolesterolin e keq LDL, përgjegjës për shumë sëmundje kardiovaskulare)

Acidet yndyrore të pangopura kanë një formulë : CnH(2n-2x)02, ku x është numri i lidhjeve të dyfishta (lidhjet etilenike).

Acidet yndyrore të pangopura ndahen në katër familje:

Omega 7= acide palmitolike

Omega 9= acide oleiko

Omega 6= acide linoleike

Omega 3= acide linolenike

Acidet yndyrore të pangopura diktohen me shkronjën ω (o.ë) ndjekur nga një numër, të cilat diktojnë pozicionin e lidhjes së parë të dyfishtë:

ω-3 (acidi linolenik)

ω-6 (acidi linolenik)

ω-9 (acidi oleic)

Lipidet, në përmbajtjen e tyre të acideve yndyrore, kanë efekte të rëndësishme plastike, esenciale për formimin, funksionimin dhe mbrojtjen e membranës qelizore, ndër të tjera, acidet yndyrore janë esenciale për transportimin në gjak dhe për përthithjen e disa vitaminave si (A,D,E,K,Q); madje edhe guaina mielinike e sistemit nervor ka si përbërës kryesor yndyrat. E rëndësishme është të kuptojmë pra rëndësinë e tyre lidhur me mbrojtjen e membranave qelizore (funksione antioksidante dhe mbrojtëse) ndër të tjera është thelbësore roli i acideve yndyrore në transmetimin nervor si edhe në funksionimin e memories (fosfolipidet). Lipidet përbëjnë një pjesë strukturore të qelizave organike.

Sic e theksuam, lipidet veprojnë si transportues të vitaminave dhe të kolesterolit, të cilat përbëjnë bazat për hormone seksuale dhe kortikosurenale. Në mungesë të kolesterolit shfaqen rënie të të mëdha të hormoneve anabolike, si testoteroni, niveli i së cilës prishet nga stresi i madh i shkaktuar nga ushtrimet intensive.

Tretja e yndyrnave është e lidhur me një sërë faktorë;

Pika e tretjes: më e ulët më shpejt përthithen;

Sasia: sasia per çdo marrje/ furnizim influencon përthithjen;

Mosha: fëmijët dhe pleqtë kanë një shpejtësi përthithjeje më të ulët;

Koeficenti i tretshmërisë: marr nga formula:

Yndyra të përfituara – yndyra të sekretuara

Picture

foto

video

https://youtu.be/dkKagEhe0N4

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi