Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Veprat
Ismail Kadare është poet, autor këngësh dhe autor/publicist shumë i njohur. Ismail Kadare u lind në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj.Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.
Ismail Kadare
Stresi është protagonisti kryesor, një hetues mjaft i aftë, shok i Doruntines, i forte, i zgjuar dhe plot ide, i cili tregon historinë e Doruntinës dhe mundohet te vertetojë se kush ishte ai qe e dergoi Doruntinen tek nena, duke qene se nuk besonte ne besen e Konstandinit te vdekur.
Titulli i romanit të Ismail Kadaresë “Kush e solli Doruntinën” në vete përmban dy kategori të rëndësishme, të cilat sugjerojnë, që në fillim, lëndën romanore dhe parimin e organizimit të saj në strukturën e romanit. Derisa Doruntina, apo, thënë më saktë, sjellja e saj në shtëpinë e prindërve, na shpie te balada shqiptare “Konstandini dhe Doruntina” dhe mi-tema e ringjalljes së përkohëshme me qëllim të mbajtjes së premtimit të dhënë nga Konstandini nënës së tij se do t’ia sjell Doruntinën e martuar larg, kur të kishte nevojë për të, përemri pyetës KUSH na e tregon rrugën më të shkurtë për gjetjen e parimit strukturor të këtij romani, parimit të enigmës, i cili paralajmërohet në titull dhe na mundëson ta bëjmë përcaktimin e pare tipologjik të romanit “Kush e solli Doruntinën” si “Kush-roman”.
Sipas legjendës, Konstandini e bind nënën që ta martojë motrën e tij Doruntinën me një njeri prej një vendi të largët, i cili po i kërkonte dorën. Konstandini i jep besën nënës se nëse atë e merrte malli për të bijën atëherë ai vetë do të shkonte e do t'ia sillte. Nëna pranon dhe e marton Doruntinën me burrin nga vendi i largët. Por ndërkohë vdesin të gjithë vëllezërit, përfshirë dhe Konstantinin dhe nëna mbetet e vetme. Atë e merr malli për Doruntinën dhe mërzitet shumë. Shkon te varri i Konstantinit dhe e mallkon të birin që kishte shkelur besën. Në mesnatë Konstantini ngritet nga varri, shkon e merr motrën dhe ia sjell nënës te dera. Për vete kthehet në varr ndërsa Doruntina troket në derë pa e ditur se i vëllai kishte vdekur. Kur hapet dera, nëna e pyet atë se kush e solli, e ajo i thotë Konstantini. Nëna i tregon se Konstantini bashkë me vëllezërit e tjerë kishin vdekur shumë kohë më parë.