Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Arsimtari: Hafir Cikaqi
Punoi: Arbnor Kallaba
Te materialet elektro-teknike si përcjellës më të mirë janë: Ari, Argjendi, Platini, Bakri etj.
Materialet izoluese konsiderohen të gjitha materialet që nuk përmbajnë grimca të lira të elektricitetit. Materiale izoluese janë: Gomat, Porcelani, Qeramika, Qelqi.
Materialet Gjysmëpërquese përdoren për ndërtimin e komponentëve elektrik siq janë: Diodat, Tiristorët etj. Silici është material shumë i përdorur në natyrë.
Ari
Argjendi
Platini
Bakri
Materialet elektroteknike të një prodhimi final mund të jenë aktive, konstruktive dhe ndihmëse.
Materialet aktive janë ato që në mënyrë aktive e kryejnë funksionin e tyre në një prodhim. Detyrë e tyre është të përçojnë rrymën, të bëjnë kyçjen dhe çkyçjen e qarkut elektrik, t'i ndajnë pjesët në potenciale të ndryshme, të përçojnë fluksin magnetik, të emitojnë elektrone, të bëjnë shndërrimin e energjisë elektrike në lloje të tjera të energjisë dhe anasjelltas ose të akumulojnë energji.
Materialet konstruktive, në anën tjetër, bëjnë lidhjen e materialeve aktive për të përfituar prodhime finale.
Sipas detyrave primare materialet elektroteknike ndahen në katër grupe kryesore:
1. - materialet përçuese,
2. - materialet gjysmëpërçuese,
3. - materialet dielektrike dhe
4. - materialet magnetike.Materialet të cilat permbajne grimca te lira te elektricitetit dhe mundesojn kalimin e rrymes elektrike, quhen materiale perquese.
Kur materia gjendet nën veprimin e fushës elektrike, atëherë mbi të gjitha grimcat elementare të elektrizuara në materiale do të veprojnë forcat mekanike. Materiali nën veprimin e fushës elektrike varet prej llojit dhe sasisë së bartësve të ngarkesave elektrike dhe intensitetit të forcave të brendshme lidhëse, perkatësisht forcat e interaksionit. Kur forcat e brendshme janë të dobëta, mjafton një intensitet i vogël i fushës elektrike që të bëjë zhvendosjen e bartësve të ngarkesave elektrike, në të kundërtën, kur forcat e brendshme janë të forta, atëherë edhe fusha me intensitete më të mëdha nuk mund ta prishin stabilitetin e vendosur dhe nuk do të shkaktohet lëvizja e bartësve të ngarkesave elektrike.
Grupin e parë të materialeve elektrike të lartpërmendura e përbëjnë përçuesit elektrikë, ndërsa të dytin, dielektrikët.
Me materiale gjysmëpërçuese ideale kuptojmë materialet e ngurta, me strukturë monokristalore, dimensionesh të pakufizuara, pa shtesa dhe pa defekte, që janë të mbrojtura nga ndikimet e fushave të jashtme elektrike dhe magnetike.
Nëse zona më e lartë energjetike e trupit të ngurtë është tërësisht e plotësuar e mbi të ka zonë tërësisht të lirë, që është e distancuar nga zona e plotë me një zonë të ngushtë me energji të ndalur, zonë e ndaluar në temperaturën e rëndomtë, atëherë ky trup i ngurtë në zero kelvin është një dielektrik ndërsa në temperaturën e rëndom është gjysmëpërçues.
Me materiale gjysmëpërçuese kuptojmë edhe ato materiale në të cilat energjia e zonës së ndaluar është më e vogël se 3V. Gjerësia e zonës së ndaluar varet nga temperatura, shtypja etj.