Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading content…
Loading…
Transcript

Dukurite natyrore...

KAMILA QOSHI

Tërmeti është fenomen i cili shkaktohet nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar, i cili shkakton krijimin e valëve sizmike (dallgëve sizmike). Në sipërfaqen e tokës, tërmeti shfaqet në dridhjet ose zhvendosjet e tokës (truallit) dhe nganjëherë edhe në krijimin e dallgëve detare, tsunami. Në të gjitha këto raste, tërmeti mund të shkaktojë dëmtime të mëdha njerëzore dhe materiale. Ai matet me ballë. Ballë quhet njësia për të matur tërmetet.

Tërmetet mund të ndodhin si rezultat i veprimit të forcave të natyrës ose të shkaktohen si pasojë e aktivitetit njerëzor. Termi "tërmet" përdoret për çdo ngjarje sizmike që krijon valë sizmike, pavarësisht nëse ato janë me origjinë natyrore apo të shkaktuara si pasojë e aktivitetit njerëzor.

TERMETET

Llojet e tërmeteve

Kemi katër lloje kryesore të tërmeteve. Tërmetet vithisure, tërmetet vullkanike, tërmetet tektonike dhe tërmetet artificiale.

Tërmetet vithisure

Tërmetet vithisure janë ato tërmete të cilat shkaktohen kur kemi rrëshqitje të masave të tokes. P.sh. kur shembet ndonjë shpellë. Janë tërmetet më të dobëta dhe kane rreze veprimi prej afro 100 km. Vetëm 3 % e gjithë tërmeteve që ndodhin janë tërmete vithisure.

Tërmetet vullkanike

Zakonisht paraprihen nga erupsioni vullkanik, pra janë tërmete që shkaktohen nga veprimi i aktiviteteve vullkanike. Për nga intensiteti dhe fuqia e lëkundjeve vijnë të dytat pas tërmeteve tektonike. Rreth 7 % e gjitha tërmeteve janë tërmete vullkanike.

Si shkaktohen tërmetet vullkanike :

Magma për shkak te trysnisë hidrostatike ngjitet larte duke dale ne formën e llavës. Për shkak te shpejtësisë se madhe ne dale ndodhin shpërthime te mëdha.

Tërmetet tektonike

Janë lëkundje të fuqishme dhe përfshijnë sipërfaqe të mëdha të tokës. Zakonisht shfaqen në zonat me rudhosje të re, ku ngritjet dhe fundosjet e sipërfaqes së Tokës janë intensive. Vatra e këtij tërmeti gjendet në rreth 70 km thellësi të Tokës e në disa raste edhe më thellë. Janë më të shpeshtat, rreth 90 % të gjitha tërmeteve janë tërmete tektonike. Shfaqen rreth 80.000 tërmete tektonike në vit e prej tyre rreth 10 janë shumë të fuqishme.

Tërmetet artificiale

Zakonisht shkaktohen artificialisht nga njeriu, p.sh. nga eksplodimi i eksplozivëve gjatë hapjes ose shpimit të shpellave, nga bombardimet e ndryshme ushtarake nëpër luftra, ushtrimeve ushtarake me armë të rënda etj. Mund të kenë fuqi të ndryshme, varësisht nga sasia e eksplozivit të përdorur.

Vullkani - Vullkanet janë forma të ngritura në Tokë, të cilat krijohen me shkarkimin e masës së zjarrtë-magmës, gazeve dhe avujve nga brendia e Tokës në sipërfaqe. Proceset e ndryshme të lidhura me to quhen vullkanizëm.

Vullkani paraqet një dukuri sipërfaqësore në formë kupe. Kupa me kanal ose ndonjë çarje është e lidhur me brendinë e Tokës, nëpër të cilën lëvizë masa e zjarrtë dhe e lëngët-magma (nëse magma del në sipërfaqen e Tokës atëherë quhet lavë), gazrat, avulli e produktet tjera dhe shkarkohen në sipërfaqe. Ky proces i shkarkimit quhet erupsion. Në majë të kupës gjendet krateri në formë hinke. Anash kupës vullkanike shpeshherë çfaqen kupa dhe kratere parazite. Vullkanet janë gryka, ku materiali i zjarrte shkembor del nga brendesia e Tokes. Magma duke u nisur nga vatra e vullkanit, e cila gjendet në trysni të madhe është e lëvizshme. Magma kur ngurtësohet në brendi të kores së Tokës formon shkëmbinj të brendshëm magmatik ose të shpërthejë e të derdhet në sipërfaqe- vullkanizmi ose magmatizmi efuziv.

VULLKANI

FORMAT

VULLKANIKE

Format vullkanike-Me derdhjen dhe ftohjen e lavës si dhe grumbullimin e materialit tjetër vullkanik formohen forma të veçanta të relievit. Këto janë forma vullkanike, ku më të rëndësishmet janë: kupat vullkanike dhe platot ose pllakat vullkanike. Lartësia e kupave vullkanike është e ndryshme,prej disa dhjetëra deri në disa mijëra metra. P.sh., kupa e vullkanit Çimboraso në Ande ka lartësinë 6310 m, etj. Derisa lava e dendur acidike formon kupa vullkanike, lava bazike formon pllaka vullkanike. Kurse në Dekan të Indisë lava mbulon një sipërfaqe rreth 650 000 km2, shpeshherë ndodh që lava e kushtëzuar nga relievi përgjatë ndonjë lugine të rrjedhë në formë të lumit, e të rrezikojë shumë vendbanime përreth.

FOTO

Cunamet jane nje dukuri qe lind ne oqeane kur ne platformen detarekemi lindjene termeti apo shperthimin e nje vullkani.

Kjo ndodh zakonisht ne vendet me termete te forta dhe prane oqeaneve.

TSUNAMI

INFORMACON

Mundësia e paralajmërimit dhe dëmet e cunamit

Cunamet janë një fenomen i cili mund të ndodhë kryesisht mbas tërmeteve shumë të mëdhenj, mirëpo meqë zakonisht hipoqendra e tërmeteve ndodhet larg brigjeve ku vërehet cunami, ato mund të jenë të paralajmërueshme. Për këtë qëllim sot rrotull Oqeanit Paqësor, që është zona ku vërehen me shumë cunamet, është ngritur një sistem paralajmërimi.

Mirëpo edhe pse i paralajmëruar, ka pasur raste kur cunami përsëri ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme. I tillë ka qenë rasti i tërmetit të vitit 1960 në Kili, i cili shkaktoi një cunam në brigjet japoneze. Duke menduar se kaloi çdo rrezik pas valës së parë njerëzit u rikthyen në vendbanime, por kjo valë u pasua nga një e dytë akoma më e madhe.

FOTO

ERA

Era është një dukuri natyrore që formohet nga lëvizja e molekulave te ajrit nga vendet me trysni te larte ne vende me trysni te ulet atmosferike. Era, pra mund të jetë, përbërësisht e parë një rrymë ajri, që duke u nisur nga zona të trysnisë së lartë, mundohet të rimbushë zbrazëtirat e lëna nga çtrysnia. Kjo rrymë nuk rrjedh në mënyrë të drejtë nga njëra pikë në tjetrën, por pëson një shmangie të shkaktuar nga Fuqia e Koriolit, që mundohet të rrotullohet kah e djathta e gjysem hemisferës verior tokësor dhe kah e djathta në gjysmëlëmshin jugor tokësor, dhe në lartësinë (më pak se 600m) nga veprimi fërkues me sipërfaqen e tokës.

Era është një përzierje e një rryme ajri të ngrohtë dhe një rrymë ajri të ftohtë. Ka edhe erëra të vazhdueshme si Aliseo, të rregullta e të ndryshueshme që lidhen në veçanti me kushtet rrethanore të vendit.

Anemometri -inst. matjen e shpejtësisë së erës

Era ka dy tipare:drejtimin dhe shpejtesinë.Drejtimi i erës e përcaktojmë me anë të anëve te horizontit.Era ka drejtimin nga vjen.Ndersa shpejtesinë e erës e masim me"meter ne sekonde (m/s)".

TORNADO

Një tornado është një kolonë e shpejtë që rrotullohet nga ajri që është në kontakt si me sipërfaqen e tokës, ashtu edhe me një re kumulonimbus ose, në raste të rralla, me bazën e një tog. Stuhia e erës shpesh përcaktohet si një tornado, një turbinë ose ciklon, edhe pse fjala ciklon përdoret në meteorologji për të emërtuar një sistem meteorologjik me një zonë me presion të ulët në qendrën rreth së cilës, nga një vëzhgues i cili shikon poshtë drejt sipërfaqes së tokës, erërat fryjnë në drejtim të akrepave të djathtë në hemisferën veriore dhe në drejtim të akrepave të orës në jug.

Një tornado në formë krahu, gati një milje e gjerë, që goditi Bingerin, Oklahoma, në 1981

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi