Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Tema : Dielli burim i madh energjie
Tema : Informacion per Diellin dhe foto te tij.
Dielli është yll në qendër të Sistemit Diellor . Është një sferë gati e përsosur e plazmës së nxehtë.Është deri tani burimi më i rëndësishëm i energjisë për jetën në Tokë . Diametri i tij është rreth 1.39 milion kilometra. ose 109 herë më i madh se Toka, dhe masa e tij është rreth 330,000 herë më e madhe se ajo e Tokës. Dielli aktualisht shkrin rreth 600 milion ton hidrogjen në helium çdo sekondë, duke shndërruar 4 milion ton lëndë energji çdo sekondë si përfundim. Kjo energji, e cila mund të zgjasë nga 10,000 deri në 170,000 vjet për tu larguar nga bërthama e tij është burim i dritës dhe nxehtësisë së Diellit.Ai permban energji termike,berthamore,dritore etj.. Efekti i jashtëzakonshëm i Diellit në Tokë është i njohur që nga kohërat parahistorike Energjia e tij (diellore) është forma e ngrohjes dhe e dritës së rrezatimit diellor që i jep jetë klimës së tokës dhe mbështet jetën.
Tema : informacion, Cjane panelet diellore?
Paneli diellor eshte nje mekanizem qe lejon transformimin e rrezatimeve diellore ne energji termike (ngrohja shtepiake e uji i ngrohte). Sistemi normalisht eshte ndertuar nga nje panel qe merr energjine diellore, nga nje shkembyes e nga nje serbator i perdorur per te magazinuar energjine e akumuluar.Perdorimi i paneleve diellore ka si rrjedhoje te pare pozitive kursimin e energjise. Jane te shumta dobishmerite e tij, mes te cilave asnje çlirim te CO2 apo zvogelim i shkaterrimeve ambientale si pasoje e transportit te hidrokarbureve (naftes).Ato jane burime te pastra te prodhimit.
Tema : Video pershkruese mbi perberjen e Diellit.
Dielli eshte nje yll dhe qendra e sistemit tone Diellor. Ai eshte nje lemsh gjigant gazrash te zjarrta, miliona here me i madh se Toka. Dielli cliron nxehtesi dhe drite. Pa te do te kishte qene e pamundur qe bimet edhe kafshet te jetonin ne Toke.
Mesi ose berthama e Diellit eshte pjesa me e nxehte. Gazrat e nxehta flluskojne prej andej ne siperfaqe. Aty ata formojne nje unaze gazrash, te quajtura kurore. Ne siperfaqe ka njolla te errta, te cilat jane me pak nxehta. Ato quhen njolla diellore.
Nganjehere ne diell ndodhin shperthime te fuqishme dhe nga siperfaqja e tij ngrihen fluske grimcash te ngarkuara me elektricitet. Keto quhet flake Diellore. Shume prej tyre ndodhin rrotull njollave te Diellit.
Tema : Informacion per llojet e paneleve diellore dhe ndertimin e tyre.
Panelet kane avantazh sepse lejojne shume kursimin e e nergjise elektrike apo gazit per ngrohjen e ambjenteve. Kemi 3 lloje te paneleve diellore, pra i ndajme ne 3 kategori :
Nje panel diellor ndertohet edhe per te prodhuar rryme elektrike, qe kursen energjine qe do te shpenzonim nga ajo rryme qe vjen ne shtepi nga rrjeti i qytetit. Shume panele ndertohen me materiale te pershtatshme qe e kthejne energjine e drites se diellit ne rryme elektrike. Rryma e prodhuar nga panelet diellore futet ne shtepine tone dhe perdoret si per ngrohje. Për vendosjen e panelit duhet të kemi parasysh që drejtimi të jeta nga dielli dhe me patjetër në drejtim të pikut të diellit. Në rast të kundërt përvecse energjia do të jetë e reduktuar, mund të shkaktojë edhe dëme në panele. Vendi më i përshtatshëm për panelet është mbi cati, ose në vende të hapura ku dielli nuk ka pengesa. Por ka një problem sepse sa më e lartë temperature e diellit aq më shumë ulet eficienca e panelit, ndaj kërkohen vende të hapura me qëllim që të ketë dhe qarkullim ajri që të ulë temperaturën e panelit. Në cdo sistem ka humbje energjie.
Tema : Vizatim per panelet diellore