Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading content…
Loading…
Transcript

Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit



TIK-u dhe mundësitë e punësimit

Teknologjia e Informacionit dhe e Komunikimit është bërë synim për pjesën më të madhe të të rinjve. Jo vetëm për ta shfrytëzuar, por edhe për të bërë karrierë në këtë profesion. Aktualisht, profesionisti në këtë fushë llogaritet njëri nga më të kërkuarit në tregun e punës. Për më tepër, profesionistët e kësaj fushe punojnë edhe për biznese jashtë vendit. Kjo ka bërë që ky profesion të jetë mirë i paguar. Në Kosovë ka edhe biznese, të cilat kryejnë punë vetëm për tregun ndërkombëtar.



Shumë shpesh dëgjojmë të thuhet se profesionistë të caktuar të fushës së TIK- ut punojnë për kompani të huaja, por duke qëndruar në zyrë ose në shtëpi. Pra, ofrojnë shërbimet e veta profesionale nga distanca, duke shfrytëzuar qasjen në Internet. Ata monitorojnë, kontrollojnë ose mirëmbajnë rrjete të ndryshme komunikuese. Shumë shpesh punojnë edhe si programer për kompani të huaja. Shërbimet e TIK-ut kanë filluar të kenë ndikim edhe në rritjen e punësimit dhe të buxhetit të vendit (të hyrat e përgjithshme

financiare).

Ai mund të jetë:



Çfarë mund të punojë një profesionist i

TIK-ut?

-Administrues i rrjetit të komunikimeve.

-Zhvillues i aplikacioneve mobile

(Programeve për pajisje mobile).

-Administrues i të dhënave.

-Zhvillues i aplikacioneve për

WEB (programeve për faqe të internetit).

-Profesionist për siguri të rrjeteve

dhe të të dhënave etj.



Krijojmë prezantime online

Prezantimi i punës së bërë është një nga shkathtësitë kryesore për karrierë të sukseshme. Kohëve të fundit shumica e aplikacioneve softuerike, zhvillohen për t'u shfrytëzuar online. Gjithashtu, të gjitha krijimet ruhen në të ashtuquajturën "Cloud memory", e cila është një memorie që funksionon në mënyrë të pavarur nga shfrytëzuesi. Kjo memorie është fizikisht larg nga shfrytëzuesi, por ai i qaset sikur memories që e ka në kompjuterin lokal.

Ngjashëm me aplikacionet e tjera, edhe për përgatitjen e prezantimeve ekzis- tojnë platforma online, sikur që është programi Prezi. Ky program është një al- ternativë për programin e njohur MS PowerPoint, i paketës MS Office - për të cilën do të mësoni më vonë. Programi është në zgjerim e sipër dhe ka disa për- parësi, që në rend të parë kanë të bëjnë me rritjen e përmbajtjeve të veçanta, të cilat fokusohen në ekran. Ato tërheqin vëmendjen e atyre që e përcjellin, shumë më shumë se kur ato shfaqen me sllajde (faqe të programit për prezantime) të veçanta. 

Programi mundëson që prezantimet të ruhen online, si dhe të jenë në dispozicion të shfrytëzuesve të ndryshëm, sipas zgjedhjes së krijuesit të prezan- timit. Programi Prezi ka edhe mundësi të tjera dhe është pa pagesë, vetëm në një version me mundësi të kufizuara. Megjithatë, shfrytëzuesit e preferojnë këtë version, para se të krijojnë përvojën e duhur dhe të zgjedhin se çfarë u nevojitet në punë të mëtejme.

FALEMINDERIT

PER

VEMENDJEN

FALEMINDERIT PER VEMENDJEN

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi