Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Fibrat Optic
Është interesante shkenca mbi fibrën optike sepse ato i gjejmë kudo: në natyrë, te shtazët, shpezët, te krijimtaria e njeriut që nga kohet e lashta dhe në zhvillim e sipër. Është një pune shumë motivuese mbi studimin e kësaj lëmie sepse gjithnjë e me shumë zbulohen gjëra ma interesante për të. Në këtë punim ideja kryesore janë komunikimet me fibra optik.
Komunikimi mund të përcaktohet si transferim i informacionit nga një pike në një tjetër. Kur kërkohet që informacioni te dërgohet në distance, është e domosdoshme të ndërtohet një sistem i komunikimit. Në një sistem komunikimi, transferimi i komunikacionit bëhet me ane të modulimit të informacionit mbi një vale elektromagnetike, e cila vepron si bartëse për sinjalin. Kjo bartëse e moduluar transmetohet në destinacionin e kërkuar , ku ajo merret dhe modulohet për te fituar sinjalin origjinal te informacionit. Si mjet komunikimi te valëve elektromagnetike kemi radio frekuencat, frekuencat e valëve milimetrike, mikrovalët si dhe një bartës modern elektromagnetik qe zgjidhet nga diapazoni optikë i frekuencave.
Përdorimi i valëve optikë ose të dritës për komunikim, fillon qysh ne lashtësi. Kështu sistemet e thjeshta të komunikimit me dritë kanë qene: sinjalet me zjarr, pasqyrat reflektuese, dhe se fundmi, llambat sinjalizuese të cilat kanë siguruar me sukses transferimin e informacionit.
Duke ju kthyer natyrës krijimtarisë së Zotit dhe zbulimeve të lashta të njerëzve, 3200 vjet para lindjes se krishterimit, kemi shumë fakte mbi përdorimin e fibrave optikë por do ti përmendim vetëm dy më interesante:
Shembulli.1. Qimja i ariut polar është shumë e ngjashme me një fibër optikë, që mban direkt rrezet e diellit polar drejt trupit të kafshës. Rrezet e diellit bëjnë kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën e ariut përmes qimeve të tij. Kaq e madhe është aftësia e qimeve të saj për të transmetuar dritë, sa që pavarësisht klimës së ashpër polare, lëkura e kafshës kthehet e errët. Drita, e konvertuar në nxehtësi, ndihmon ngrohjen e trupit të ariut. Falë veçorisë unike të leshit të saj, ariu është në gjendje ta mbajë trupin e tij të ngrohtë madje edhe nën kushtet polare të ngrirjes.
Shembulli.2. Në Egjiptin e sotëm ku njihet si vendi i piramidave, janë vërtetuar disa fakte shkencore ku flitet për piramidat. Në hulumtimet për piramidat, janë zbuluar se brenda piramidave ka ndriçim, e cila vjen si pasoj nga rrezet e diellit, mirëpo ato rreze janë të futura brenda piramidës përmes disa tubacioneve të qelqit të cilët e transmetojnë dritën e diellit në brendësi të piramidave. Ajo drite është shfrytëzuar për të bërë dritë dhe për nxehje, sepse në brendinë e piramidës mbretëron një i ftoftë në minus dhe duke ju falënderuar kësaj teknologjie, në brendi mbretëron temperaturë konstante prej 200C.
Optika është disiplinë e fizikës e cila merret me studimin e dukurive të dritës. Dritë quajmë çdo energji të rrezatimit e cila vepron në retinën e syrit te njeriut, ashtu që njeriu krijon ndjenjën qe ai e quan dritë. Optika merret me studimin e kësaj energjie të rrezatimit dhe vetive fizike të saj.
Fibrat optikë janë tuba qelqi transparente të afta për të transmetuar dritë. Meqë fibrat optikë mund të jenë lehtësisht të përkulura dhe të shtrembëruara, ata mund të "tubojnë" dritën edhe në vendet më të paarritshme.
Fibra optikë është një teknologji e re, ajo konverton të dhënat në impulse drite dhe i dërgon në destinacion, ku impulsi i dritës konvertohet në të dhëna. Për shkak te humbjeve të vogla në linjë dhe sepse transmetimi i të dhënave bëhet nga impulset e dritës, fibra mund të përdoret për distanca të mëdha pa nevoje për repertor.
Bandwidth (gjerësia e sinjalit) i fibrës mund te jete 100Mbps, 1Gbps, 10 Gbps por kjo varet nga aksesoret qe vendosen ne linje. Nuk ka interferenca në linjat me fibër optike. Përmasat fizike te fibrës janë shume te vogla çka lejon dhe lehtësi ne instalimet e saj, për kapacitete të mëdha.
Përparësitë e fibrave optikë janë:
Kapacitet i lartë i transmetimit: Fibrat optikë kanë brez të gjerë lëshimi, të mjaftueshëm për transmetimin e të dhënave me shpejtësi të madhe, deri në 50 Gbps.
Kosto e ulët: Kostoja e fibrës ka ra në nivel të kostos së kabllos me çiftore të përdredhura, megjithëse veshja dhe mbrojtja e kabllos rrit koston për dy ose më tepër herë.
Imuniteti ndaj pengesave të jashtme: Ndërhyrjet elektromagnetike nuk kanë ndikim në sinjalin e dritës brenda fibrës.
Madhësi dhe peshë e vogël: Materiali i fibrës ka peshë të vogël dhe diametri i sajë është vetëm rreth 100 mikrometra (në vend të një ose më shumë milimetra sa është te teli i bakrit).
Rezerva të pakufizuara të materialit: Kuarci që shfrytëzohet në fibrën e qelqit është njëri prej materialeve më të zakonshme në tokë.
Të metat e fibrave optike.
E metë e fibrave optikë është se ato instalohen dukshëm më vështirë se sa kabllot e bakrit. Instalimi dhe mirëmbajtja, p.sh., riparimi i fibrës së prishur, kërkon pajisje të veçantë dhe personel të stërvitur mirë.
Një e metë tjetër është se rrezatimi i dritës nga një fibër i prishur mund të dëmtojë syrin e njeriut, duke pas parasysh se drita që përdoret në sistemet optike ka gjatësi më të madhe valore se drita e dukshme (380 - 780 nm).
Është e shtrejtë për distance të shkurtëra.
Përdorimet e fibrave optike janë të shumta. Në mjekësi, fibrave optike mundëson mjekët të shikojnë dhe të punojnë brenda trupit nëpërmjet prerje të vogël, pa pasur nevojë për të kryer operacioni. Ato janë përdorur për endoscope, instrumente për shikimin brena organeve në trup. Endoscopet kanë dy grupe të fibrave: një unazë të jashtme e fibrave inkoherente që furnizon dritën, dhe një pako koherente të brendshme që transmeton imazhin. Endoscopet mund të jenë të dizajnuara për të parë në fusha të caktuara. Për shembull, mjekët përdorin një artheroscope për të shqyrtuar gjunjët, supet, dhe nyje të tjera. Në disa modele, një grup i tretë i fibrave transmeton një rreze lazer që është përdorur për të ndaluar gjakderdhjen ose për të djegur një indë të sëmurë. Temperaturat e trupit mund të maten duke përdorur fibra optike. Ata mund gjithashtu të përdoret për futje në enët e gjakut për të dhënë një analizë të shpejtë dhe të saktë.