Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Transcript

Toka,planeti yne dinamik

Ina Cani

X-D

Toka

Toka është planeti i tretë i sistemit tonë diellor. Toka është rreth 4.57 miliardë vjet e vjetër, dhe i vetmi planet në Sistemin tonë Diellor ku është zhvilluar jeta. Toka ka vetëm një satelit natyror: Hënën. Toka peshon 6.000 miliard ton dhe është afër 40.000km rreth ekuatorit. Supozohet që, krijimi i Tokës erdhi si rezultat i ngjarjeve që pasuan Big Bang-un (Shpërthimin e Madh). Sipas kësaj hipoteze, një yll stërmadh, shpërtheu dhe u nda në një pafundësi copash të cilat më pas krijuan galaktikat, dhe sistemet diellore. Në këtë formë u krijua dhe sistemi ynë diellor, nga një grumbullim pluhuri e copash, të cilat duke u sjellë rrotull vetës krijuan Diellin dhe planetët e sistemit të tij. Çdo vit toka goditet nga mijëra meteor me madhësi relativisht të vogël te cilët duke kaluar nëpër atmosferë digjen. Edhe mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë e sistemit diellor dhe kanë të njëjtën moshë me tokën.

Toka

Toka

Forma e Tokes

Forma e Tokes

Forma elipsoide e tokës është marr nga dy polet e saj Veriu dhe Jugu sepse forca e gravitetit që e kishte zbuluar shkencëtari anglez Isaac Newton ushtrohen në të dy polet pra forca gravitacionale e veriut kundërvepron me forcën e gravitetit të jugut ose anasjelltas për këtë arsye toka nuk ka formë plotesisht rrethore por elipsoide. Madhësia e tokës është rreth 510.000.000 km². 370 milion km² (71%) prej tyre janë të mbuluara me ujë kurse 150 milion km² (29%) janë të mbuluara me tokë. Rrethi i ekuatorit të tokës është pak më i madh se 40.000 km. Rrezja ekuatoriale është 6.378 km kurse ajo polare 6.357 km.

Forma e sakte

Subtopic 2

Forma më e saktë e Tokës është apioide (në formë dardhe), me ndihmën e satelitëve artificialë dhe të atyre gjeodetë është konstatuar se shtypshmëria në pole nuk është e njëjtë. Është konstatuar se gjysmëboshtet polarë nuk e kanë gjatësinë të njëjtë. Sipas këtyre të dhënave, forma e vërtetë e Tokës i ngjanë dardhës (apioide) ose formës së zemrës (kardioide).

Pictures

Levizjet e Tokes

Toka rrotullohet rreth boshtit të vet dhe rreth diellit. Rrotullimi rreth boshtit të vet që sjell ndryshimin e ditës dhe të natës quhet Rotacion.

Rrotullimi rreth Diellit quhet Revolucioni si pasojë kemi ndërrimin e stinëve të vitit. Rruga te cilën e përshkon toka quhet Orbit i djekst.

Levizjet e Tokes

2 levizjet e Tokes

Ndertimi i brendshem

Toka mbështillet prej atmosferës, e cila kufizohet në pjesën e poshtme nga sipërfaqja e oqeanike dhe kontinentale. Shtresa e sipërme e ngurte e tokës quhet litosferë me një trashësi deri 200 km. Pjesa me e rëndësishme e saj është korja e Tokës, trashësia e të cilës shkon nga 30-60 km. Trashësia e korës ndryshon duke u rritur në kontinente (korja kontinentale) dhe duke u holluar në oqeane (korja oqeanike). Kufiri i poshtëm i litosferës quhet kufiri Moo.Pas këtij kufiri fillon shtresa e dytë e tokës që quhet mantel. Manteli ndahet në mantel të sipërm dhe mantel të poshtëm. Kufiri mes tyre mendohet të jetë në thellësinë 950 km, kurse kufiri më poshtëm i mantelit, aty ku fillon bërthama mendohet se është në thellësinë 2900 km. Pjesa më e sipërme e mantelit të sipërm, e cila është në kontakt të drejtpërdrejtë me litosferën quhet astenosferë (nga greqishtja "sferë e dobët").Pjesa qendrore e tokës është bërthama e tokës, e cila, gjithashtu ndahet në dy pjesë, bërthamë e jashtme, dhe bërthama e brendshme

Ndertimi i brendshem i Tokes

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi