Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Batica dhe zbatica nënkupton dy ngritjet dhe dy uljet e nivelit të ujrave të oqeaneve gjatë 24 orëve e 50 minutave si pasojë e ndikimit të forcës tërheqëse të Hënës. Dukuria e ngritjes së nivelit quhet baticë, kurse e uljes zbaticë. Këto lëkundje ritmike vertikale të ujit të detit botërorë quhen me një emër të përbashkët fazat e detit.
Shkaktari kryesor i formimit të fazave të detit është forca tërheqëse e Hënës dhe e Diellit. Për shkak të largësisë së madhe, ndikimi i Diellit në formimin e fazave të detit është me i vogël se ai i Hënës. Baticat formohen në anën në të cilën kulminon Hëna dhe në anën kundruall Tokës, si pasojë e veprimit të forcës centrifugale, e cila formohet gjatë rrotullimeve në sistemin Tokë-Hënë rreth boshtit të përbashkët rrotullues, ndërsa në anët perpendikulare të saj formohen baticat.
Hëna bënë rrugë eliptike rreth Tokës. Pozita më e afërt ndaj Tokës quhet perigea, kurse më e largët epogea. Gjatë rrotullimit të Hënës rreth Tokës, që kryhet për 27 ditë (muaji i Hënës). Hëna ndërron pozitën e vet mbi horizont prej rrethit tropik të veriut (23 shkallë të gj.gj. veriore) deri në rrethin tropik te jugut (23 shkallë gj.gj. jugore). si pasojë e këtyre faktorëve të jashtëm (forcës së baticës dhe zbaticës, si dhe atyre në vetë masën e ujit për shkak të fërkimit në mes shtresave të ujit dhe me brigjet e fundin) shkaktohen ndryshime në fazat e detit, në kohë dhe hapsirë.
Ne oqeane larg brigjeve ngritja baticore nuk tejkalon mbi 1m, por ne brigje varesisht nga thellesia e ujit dhe forma e tyre, mund te arrije lartesi te konsiderueshme. Kesisoj, ne gjirin Fandi batica arrin vleren deri 18m.
Ne pamje: 1(BATICA) 2(ZBATICA)
GGraviteti është një forcë kryesore që krijon baticat. Në vitin 1687, Isaac Newton shpjegoi se baticat e oqeanit rezultojnë nga tërheqja gravituese e diellit dhe hënës në oqeanet e tokës