Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

GJIMNAZI "SAMI FRASHERI"

BELSH

Ekonomia 12

Tema:Cila është përparësia ime?

Avantazhet Konkurruese

Tema:

Avantazhet konkurruese

nominale dhe reale.GDP per fryme dhe PPP

Mesuesi:Astrit içi

Second topic

Rezultatet e të nxënit për temën mësimore

Here's a place for the second part of your presentation. And to the right, there are subsections for more specific detail.

.përkufizon përparësitë, evidenton dhe ato edhe në biznese të tjera;

.demostron rëndësinë e evidentimit të atyre përparësive konkurruese,të cilat i japin produktit/shërbimit dhe tregut të tyre përparësi ndaj konkurrencës.

Perparesite

Mënyra e zhvillimit të përparësive konkurruese

Sapo një sipërmarrës të vendose për një produkt/shërbim,duhet të zhvillojë përparësitë e tij konkurruese.Shoqëria sipërmarrëse duhet të ofrojë një ndryshim pozitiv te biznesit, që do t'i bëjë klijentët të zgjedhi produktin e tij dhe jo atë konkurrentëve.Për shembull, ekzistojnë me qindra produkte kozmetike në treg.Do te zgjidhni një artikull të lirë dhe t'ia shisni atë zinxhirit të shitjes me pakice,apo një që është i shtrenjtë dhe që shitet në internet direkt për klientët?

Ekzistojne tri mënyra mes të cilave një biznes mund te ndryshojë prodhimin e tij për të fituar një përparësi konkurruese:

  • biznesi mund të ndryshojë/përmisojë Cilësinë;
  • biznesi mund të ndryshojë Vlerën; ose
  • biznesi mund të ndryshojë Mënyrën se si afron produktin.

Third topic

Here's a place for the third part of your presentation. And to the right, there are subsections for more specific detail.

Pese rregullat per zgjedhjen e avantazheve konkurruese

Rregulli 1:Zgjidhni vetëm_________________dhe mbani ato__________________.Pronarët e biznesit mund të kenë dhjetera sfida që ata synojnë dhe duan të kryejmë mirë.Por atyre u duhet të zgjedhin vetëm disa përparësi konkurruese që udhëheqin jetën e përditshme të punonjësve.Avantazhet duhet të kenë një kuptim të qartë, të jenë të lehtë për t'u kuptuar dhe ________________, në mënyrë që punonjësit e rinj t'i mësojnë dhe punonjësit aktuale t'i dine ato.Ato duhet të jenë fokusi kryesor i të gjitha trajnimeve të punonjësve.

Rregulli 2: Zgjidhni vetëm ato që rrisin __________ tuaj_______________. Avantazhet tuaja duhet të bëjnë diçka____________ për______________ apo për________.Ato duhet ta bëjnë produktin tuaj më të mirë, më të lehtë për t'u përdorur nga konsumatori,apo ta veçojmë atë nga_______________.Mos zgjidhni një avantazh vetëm sepse tingellon bukur,por i ben punonjësit të ndiehen mirë,apo është objektiv i disa biznesev te tjera.Shmangni theniet e paqarta dhe te pakuptimta."Ne i duam punonjesit tane". Nje shembull i mirë mund të ishte "Kur siguria e punonjësve vjen e para, ne fitojmë të gjithë".Se fundi, avantazhi nuk mund të jetë i bazuar vetëm te fitimi. Edhe pse fitimi është një objektiv i biznesit, ai nuk mund të jetë avantazhi i tij konkurrues. Do të jetë e vështirë për të bindur klientët që të blejnë nga ju, ose punonjësit që të punojnv për ju, nëse ju kujdeseni për të bërë para.

Fourth topic

Rezultatet e te nxënit të temes mësimore:

Here's a place for the fourth part of your presentation. And to the right, there are subsections for more specific detail.

  • kupton si llogaritet GDP nominale dhe GDP reale;
  • ben dallimin midis GDP-se nominale dhe GDP-se reale;
  • analizon GDP-ne per fryme te shprehur me çmime aktuale dhe kostante;
  • ben dallimin midis GDP-se dhe GNP-se.

GDP nominale dhe reale

Çfare kuptojmë me GDP nominale dhe reale

GDP nominale mat sasinë e prodhuar të mallerave dhe shërbimeve në një vit , duke përdorur çmimet konkurrente të vitit, për të cilën po bëjmë llogaritjen e GDP-së.

GDP reale mat sasinë e prodhuar të mallerave dhe shërbimeve në një vit,por të llogaritur me çmimet e një viti që kosiderohet si vit bazë dhe është viti me të cilin po bëjmë krahasimin e GDP-së.Kjo llogaritje bëhet për të korrigjuar efektet e luhatjes së çmimeve dhe në këtë mënyre bëhet e mundshme të krahasohet rritja reale ekonomike nga viti në vit.

Llogaritja e GDPnominale dhe GDPreale

P.sh.për të llogaritur GDP nominale të vitit 2016 mbledhin shpenzimet për libra,fletore dhe stilolapsa për këtë vit:

Shpenzimet për libra=300*1000=300 000 lekë

Shpenzimet për fletore=30*1 500= 45 000 lekë

Shpenzimet për stilolapsa=20*2000= 40 000 lekë

GDPnominale'16 =300 000 + 40 000 + 45 000=385 000 lekë

Për llogaritur GDPnominale të vitit 2017,bledhim shpenzimet për libra,fletore dhe stilolapsa për këtë vit:

shpenzimet për libra=350*1 200=420 000 lekë

shpenzimet për fletore=35*1 700 = 59 500 lekë

shpenzime per stilolapsa= 20* 2 000 = 40 000 lekë

GDPnominale'17 = 420 000 + 59 500 + 40 000 = 519 500 lekë: Themi që prodhimi është rritur me 134 500 lekë

Për llogaritjen e GDPreale të vitit 2017, bledhim shpenzimet për libra, fletore dhe stilolapsa për këtë vit,por duke shumëzuar sasitë e vitit 2017 me çmimet e vitit 2016, pra mbajmë çmimet kostante të vitit baze:

shpenzimet për librat= 300*1 200=360 000 lekë

shpenzimet për fletore=30*1 700= 51 000 lekë

shpenzimet për stilolapsa =20*2 000= 40 000 lekë

GDPreala= 360 000+ 51 000+ 40 000 = 451 000 lekë

Nga llogaritjet vërejmë se GDPreale,17 është vetëm 66 000 lekë me shumë se GDPreale'16

Dallimi midis GDP-se dhe GNP-se.

Midis GDP dhe GNP(produkti kombëtar bruto) ka dallime në mënyrën e llogaritje së tyre.Kjo do të thotë që ato janë tregues të ndryshëm dhe si rrjedhojë nuk kanë të njënjtën vlerë.GDP është totali i produkteve dhe shërbimeve që prodhohen brenda territorit të një vendi,qoftë ky me kapital të vendit apo të huaj.Kushti është që të jetë prodhuar brenda territorit të një vendi.

GNP është totali i produkteve dhe shërbimeve që prodhohen me kapital kombëtar,pavarësisht se ai prodhohet brenda apo jasht vendit. Kushti është që të jete prodhuar me kapital vendas.

Pra për të llogaritur GNP duhet që GDP-se t'i shtojmë produktin e realizuar me kapital shqiptar jashtë territorit të Shqipërisë dhe t'i zbresim produktin që realizojnë në Shqipëri,firmat me kapital të huaj.

GDP për frymë dhe PPP-ja

E përdorem vlerën e GDP-së për të treguar nëse një vend është më mirë, apo më keq ekonimikisht krahasuar me një periudhe të mëparshme. Pra, nëse do të donim të krahasonim GDP-të e vendeve të ndryshme, a do të ishte e saktë që të arrinim në perfundimi që ky vend është më i zhvilluar se një tjetër, vetëm sepse e ka GDP-në në vlerë më të madhe?Shqipëria është një vend i vogël me popullsi të pakët,keshtu që vlera e GDP-së për Shqipërinë nuk mund të krahasohet me atë të Italisë,Greqisë,apo Francës.Për këtë arsye lind e nevojshme llogaritja e GDP-së për frymë.GDP për frymë shpreh sasinë e mallrave,apo të shërbimeve të prodhuara për një person dhe llogaritet duke pjesëtuar GDP-në me numrin e popullsisë.

Detyrë:Ushtrimi 3,4 dhe 5 në fq.169

1.Ku dallon GDP nga GNP?Argumentoni rolin e secilit në vlersimin e ekonomisë së një vendi.

2.Çfarë është GDP për frymë?Argumentoni pse është e nevojshme llogaritja e saj.

3.Çfarë kuptoni me paritetin e fuqisë blerëse?Argumentoni për çfarë na ndihmon ku tregues.

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi