Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading content…
Transcript

Format e pashtjelluara te foljes

Format e pashtjelluara të foljes janë: pjesorja, përcjellorja, paskajorja, mohorja. Format e pashtjelluara të foljes, për nga tipi i ndertimit mund të ndahen në dy grupe: Në grupin e parë përfshihen pjesorja dhe ato që janë ndërtuar mbi bazen e saj: forma e pashtjelluar mohore (pa larë) dhe përcjellorja (duke larë), kurse në grupin e dytë do të përfshihen format e pashtjelluara të tipit për të larë e me të larë, që janë ndërtuar mbi bazën e emrit prejfoljor asnjanës (të tipit të larë).

Format e pashtjelluara

-Në gjuhën shqipe pjesorja ka një përdorim të gjerë dhe të llojllojshëm. Shërben si bazë për të formuar kohët e përbëra me ndihmë të foljeve kam e jam.

Pjesorja

Shembull;

Kohën e kryer; kam lexuar, kam hapur, është lexuar, është hapur.

Kohën më se të kryer; kisha lexuar, kisha hapur,ishte lexuar, ishte hapur.

Kohën e kryer të tejshkuar; pata lexuar, pata hapur, qe hapur.

Shembull;

Folja në formën (mënyrën) përcjellore tregon një veprim që shoqëron ose përcjell veprimin e treguar me një folje tjetër. Përcjellorja ndërtohet duke vënë përpara pjesores së foljes fjalëzën duke: p.sh. Zbriti duke u mbajtur. Sipas kohës në të cilën është folja kryesore, pra sipas kontekstit, përcjellorja mund të ketë kuptimin e së tashmes, të së shkuarës ose të së ardhmes. Përcjellorja përdoret kryesisht në ndërtime:

Percjellorja

Përcjellorja përdoret shpesh edhe për të shprehur një veprim të dytë të bashkërenditur me veprimin e foljes kryesore. P.sh.:Tej dielli po perëndonte duke i dhënë qiellit një përskuqje te fortë.

Shembull;

Folja e përdorur në formën paskajore shërben për të emëruar një veprim ose gjendje në mënyrë të pacaktuar d.m.th pa i'u referuar një kryefjale të caktuar. Në rolin e paskajores përdoret forma e tipit për të punuar, (me kuptim mohor) përdoret edhe forma e tipit pa punuar. Format e diatezave pësore e vetëvetore të këtyre paskajoreve sajohen me anë të pjesëzës u . P.sh. për të larë - për t’u larë; pa larë - pa u larë etj. Paskajorja përdoret në ndërtime me funksion qëllimor, përcaktor dhe kallëzuesor.

Paskajorja

-Forma e pashtjelluar mohore ndërtohet duke vënë përpara pjesores së foljes fjalëzën me kuptim mohor -pa. Shpreh moskryerjen e një veprimi në të shkuarën ose në të ardhmen. Përdoret kryesisht në ndërtime.

Mohorja

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi