Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Duke filluar nga rilindja literatura mbi estetiken dhe raportin e arte u zhvillua se tepërmi. Si rezultat arkitekte, artiste dhe te tjerë filluan te përdornin raportin e arte në marrëdhëniet dimensionale në punët e tyre.
Vepra e pare shume e rëndësishme ishte De Divina Proportione Nga Luce Paciali e publikuar në 1509.
“De Divina Proportione” eksploroi matematiken e raportit te arte. Duke përmbajtur ilustrime te trupave te ngurte te rregullt nga Leonardo Da Vinci, bashkëpunuesi i Paciolit për një kohe te gjate, De Divina Proportiore influecioi mjaft artiste dhe arkitekte.
Ilustrimet e Leonardos për shumëfaqëshat në De Divina Proportione dhe mendimet e tij që disa proporcione te trupit shfaqin raportin e arte kane bere që shume studiues te mendojnë se ai e ka përfshire raportin e arte në vizatimet e tij. Disa sugjerojnë se Mona Lisa shfaq raportin e arte në pjesë te ndryshme te trupit te saj.
Raporti i artë ka magjepsur intelektualët perëndimore te interesave te ndryshmm për te paktën 2400 vjet. Disa nga matematikanët me te mëdhenj te te gjitha kohërave, nga Pitagora dhe Euklidi në Greqinë e lashte, Leonardoja i Pizes, astronomi i Rilindjes Johan Kepler, e deri shkencëtaret e ditëve tona si fizikani i Oksfordit Roxher Penrose kane kaluar ore te panumërta duke studiuar raportin e arte dhe cilësitë e tij.
Në Greqinë antike matematikanët filluan te studionin raportin e arte për shkak te shfaqjes se tij te shpeshte në gjeometri. Ndarja e një segmenti në raportin e arte, përben një element mjaft te rëndësishëm në gjeometrinë e figurave te rregullta.
Adolf Zeising, interesat kryesore te te cilit ishin matematika dhe filozofia zbuloi Raportin e arte te shprehur në rregullimin e degëve përgjatë kërcejve te bimës dhe te damarëve në gjethe. Ai e zgjeroi kërkimin e tij tek skeletet e kafshëve dhe degëzimin e venave dhe te nervave te tyre, në proporcionin e përbërjeve kimike dhe në gjeometrinë e kristaleve, madje edhe në përdorimin e proporcionit në përpjekjet artistike. Në këto fenomene ai pa raportin e arte që funksionon si një ligj universal.
Dy madhësi janë në raportin e arte nëse raporti i shumës se dy madhësive me madhësinë me te madhe është i barabarte me raportin e madhësisë se madhe me te voglën.
Nëse marrim si njësi gjatësinë e a atëherë gjatësia e numrit b do të shprehet me të anasjelltën e numrit φ, b=1/φ =0,61803398… .
Numri φ është i vetmi numër pozitiv që ka të anasjelltin e tij 1 njësi më të vogël.
Raporti i artë është një konstante matematike irracionale përafërsisht 1,6180339887.
Numri φ mund të paraqitet në trajtën e shumave të pafundme.
Raporti i artë zakonisht paraqitet me shkronjën greke fi (φ).
ose
Numra të Fibonaccit janë termat e vargut të pafundëm të numrave natyral i cili fillon me 0 dhe ç'do term tjetër është shumë e dy termave parardhëss.
0, 1, 1, 2, 3, 5, 8, 13, 21, 34, 55, 89, 144, 233, 377, 610, 987, 1597, 2584, 4181, 6765, ...