Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Zef Skiroi

Admir Nuka

Shend Qena

Blin Rexhepi

Sophomore C

Yllza Pista

veprat e tij

Ai ishte nje prej shkrimtareve me te njohur qe njihet akoma per veprat e tij te mrekullueshme. Disa nga veprat e tij me te njohura jane:

  • Flamuri i Arbërit, përmbledhje me vjersha, 1885
  • Rapsodie Albanese, përmbledhje këngësh, Palermo, 1887
  • Mili e Hajdhia, poemë, 1890
  • Te dheu i huaj, poemë historike, Palermo, 1891
  • Kënkat e luftës, poezi, 1897
  • Mino, poemë, Palermo, 1921

Permbledhje Folklori

Perveq veprave te tij te njohura, ai njihet po ashtu edhe si folklorist. Kenget e tij me te njohura jane:

  • Këngë tradicionale të kolonive arbëreshe në Sicili, 1890
  • Këngë popullore shqiptare, 1901
  • Këngë të përshpirtshme të kolonive arbëreshe në Sicili, 1907
  • Këngë të përshpirtshme të kolonive arbëreshe të Sicilisë, 1907
  • Këngë tradicionale dhe sprova të tjera të kolonive arbëreshe të Sicilisë, 1923

jeta e Zef Skiroit

Zef Skiroi lindi me 10 gusht 1865 ne Hora te Arbereshevet. Ishte poet, gjuhëtar, folklorist, etnograf, gazetar dhe publicist i shquar arbëresh. Atdhetar i madh shqiptar, dijetar dhe koleksionist i traditave poetike arbëreshe, profesor i parë dhe kryetarit i gjuhës shqipe dhe letërsisë në Institutin Oriental të Napolit, që marrin pjesë në mënyrë aktive në gjuhën shqipe (Rilindja). Ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptar, ai është përfaqësuesi më i denje traditave arbëreshe letrare dhe kulturore të Sicilisë, të cilët lënë një dalje të gjerë letrare.

Me vlerë madhore si për letërsinë arbëreshe ashtu edhe për studimet letrare shqiptare janë veprat e Zef Skiroit. Skirò ishte poet neoklasik, prozator dhe studiues, veprat e të cilit mund të thuhet se shënojnë një pikë kalimi drejt letërsisë bashkëkohore shqiptare në Itali.

vdekja e tij

Jeta e hershme

Vdiq në Napoli më 1927, i nderuar dhe i respektuar si personalitet i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe. Në historinë e letërsisë shqiptare Zef Skiroi është shquar si poet, prozator, dramaturg, folklorist e studiues.

Veprat kryesore të tij mbeten "Mili e Hajdhia", "Te dheu i huaj" dhe "Mino". Poema Mili e Hajdhia është këngë subjektive e Skiroit ; aty autori derdhi emocionet djaloshare, të cilat mbetën esenciale edhe në botimet e mëvonshme, duke qenë vepra më e mirë e rinisë së tij.

Kjo vepër bashkë me Këngët e Milosaos të Jeronim de Radës e Kanga e sprasme e Balës të Darës, përbëjnë treshen e poemave romantike arbëreshe të papërsëritshme në letërsinë romantike shqiptare. Vepra më e madhe poetike e Zef Skiroit, Te dheu i huaj u botua në dy variante, më, më 1900 dhe më 1940.

Eqrem Çabej më 1936 e quajti “kryevepra e Xhuzepe Skiroit dhe nderi i literaturës shqipe”. Po ky më 1945 shtoi: “është në njëfarë mënyre epi nacional i shqiptarëve të Italisë”, apo “vepra e jetës së tij”.

Në moshën 9-vjeçare ai shkroi një vjershë kushtuar Skënderbeut, duke hapur kështu sfondin e veprave të veta të mëvonshme. Studioi në "Seminar Shqiptar" në Palermo, ku u formua me traditën e kulturës shqiptare si dhe të asaj klasike (Dante, Servantesi, Gëte, Shileri, etj.).

Më 1887 së bashku me Françesk Petën themeluan në Palermo revistën Arbëri i ri si dhe botoi përmbledhjen e parë me vjersha. Skiroi mbaroi studimet për drejtësi më 1890 dhe po këtë vit u emërua docent i letërsisë antike në "Liceun Garibaldi" të Palermos. Kur ishte vetëm 35 vjeç arriti të merrte vendin e titullarit të Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, të hapur pranë Institutit Mbretëror Oriental të Napolit.

Më pas ai vazhdoi veprimtarinë albanologjike në Napoli me botime, leksione dhe pjesëmarrje në kongrese. Jeta e tij do të rëndohej shumë nga vitet e fundit, veçanërisht me vrasjen tragjike të djalit të tij, Minos, si viktimë e një intrige politike më 1920. Më 1925 mbajti një konferencë për të nderuar kujtimin e mikut të vet Luigj Gurakuqi, që u vra atë vit në Bari.

te dheu i huaj

Te dheu i huaj është vepra më e rëndësishme poetike e me vlera të veçanta e Zef Skiroit. Eqrem Çabej e ka quajtur “kryevepra e Xhuzepe Skiroit dhe nderi i literaturës shqipe”, ndërsa pak vite më vonë ai shtoi: “është në njëfarë mënyre epi nacional i shqiptarëve të Italisë”, apo “vepra e jetës së tij”.

Te dheu i huaj

Poema “Te dheu i huaj”- është kryevepra e Zef Skiroi njëra ndër veprat më të mëdha në letërsinë arbëreshe. Poema për here të pare është botuar më 1900. Ndërsa për herën e dytë botohet më 1940 në Palermo, nën kujdesin e vëllait të tij Gjonit.Vepra në botimin e pare kishte dhjetë këngë, ndërsa në botimin e dytë, që është një version më i përpunuar, përbëhet nga nëntë këngë. Këngët e poemës janë: “Nata e madhe”, :Të parët”, “Ali B eg Toptani”, “Ali Pasha Tepelena”, “Vasilikji”, “Kjyeteza e Shkodrës”,’GJin Kastrioti”, “Donika” dhe “Agullimi”(Agimi).

Te dheu i huaj

Poema nuk ka një ngjarje bosht e tërësore. Nuk ka as përsonazh kryesor dhe nuk bënë fjalë vetëm për një kohë. Ajo nuk është sajuar mbi modelin e veprave tradicionale.Poema përbënë një mozaik preokupimesh dhe shqetësimesh të Skiroit për botën arbëreshe dhe ate gjithshqiptare.

Te Dheu i huaj

Vepra është shtjelluar, kryesisht, në formë të dialogut në mes të babait dhe të birit. Subjekti i saj ndërthuret perms anëtarëve të tjerë të kësaj familjeje: Tatës, Mëmës, Hallës dhe dy të bijve.

Ngjarjet e poemës, “Te dheu i huaj” , ndodhin në një familje arbëreshe të Sicilisë, pikërisht te, Hora e Arbëreshëve, prej nga ishte autori. Ato nisin pikërisht në kremten e Krishtlindjeve, apo Natën e madhe, siç do të thot autori. Në kremte shprehet brenga dhe shqetësimi I kësaj familje. Që në fillim të poemës , kemi fjalët e Tatës:”Nata e shëjte shkoi për ne”, varg që sugjeron gëzimet e ikura të jetës së tyre, apo fjalët e Mëmës,”Po si zokje t’kukuvatsës”, që shprehin gjëllimin e tyre strukur në mjerim jetësorë dhe shoqëror.

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi