Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Ilirët ,të parët tanë

Arti Ilir në parahistori

Gjatë periudhës së parahistorise, ilirët kishin të zhvilluar artin dekorativ, artin e zbukurimit me figura gjeometrike të objekteve që ata përdornin. Ai shërbente për hijeshimin e objekteve të përdorimit praktik dhe për zbukurimin e veshjes. Disa nga motivet gjeometrike kanë kuptim botëkuptimor, sepse janë të lidhura me kultet e kohës Në disa treva ilire praktikohej edhe pikturimi i qeramikës. Figurat gjeometrike më të pëlqyeshme kanë qenë trekëndëshi dhe rombi, vijat zigzage, tufat e vijave dhe më rrallë rrethi. Trekëndëshi dhe rombi janë të lidhura me kulte matriarkale, kurse rrethi dhe kryqi i thyer përfaqësojnë diellin.Ky art shquhet për saktësinë e zbatimit të motiveve Arti figurativ ilir prehistorik kufizohej kryesisht në punimin me baltë ose në bronz të figurave të kafshëve, të shpendëve e më rrallë të njerëzve, të cilët kishin me kultet fetare.

Kultura e Ilirëve

Ajo arriti lulëzimin e parë të saj gjatë shek. VIII-V p.K., kur një sërë objektesh morën forma të përkthyera, tipike ilire, me një art dekorativ të formuar, që e dallon atë nga popujt fqinjë. Kjo kulturë u formua në sajë të marrëdhënieve ekonomike e politike ndërkrahinore ilire, në kushtet e fuqizimit të artizanatit vendës dhe të këmbimeve tregtare e kulturore me popujt fqinjë. Baza e kulturës ilire qëndron veçanërisht në Dardani. Ilirët përdornin forma të ndryshme enësh tryeze. Objektet metalike më të shumta ishin ato që përdorëshin për veshjen dhe zbukurimin e trupit, të punuara prej hekuri, bronzi, argjendi e më rrallë prej ari. Me shumicë punoheshin armët e sulmit e të mbrojtjes, kryesisht prej hekuri. Karakteristikë dhe meritë e ilirëve është se ata nuk qëndruan të izoluar vetëm me kulturën e tyre tradicionale, por dinin të huazonin çdo gjë përparimtare, bashkëkohore, si në ekonomi, në organizimin politik, ashtu edhe në fushën kulturore. Zhvillimi i kulturës qytetare u shoqërua me përhapjen e ndikimit helen .

Arti dhe Kultura e Ilireve

Megjithëse ilirët, ashtu si shumë popuj të tjerë evropianë, nuk kanë lënë të shkruar gjuhën e tyre, gjuha ilire mbeti e gjallë. Për këtë dëshmojnë mbishkrimet e zbuluara, të cilat japin rreth 1000 fjalë ilire, të shkruara me alfabetin grek ose latin. Këto fjalë paraqesin emra ilirë të njerëzve, të fiseve, të perëndive, të lumenjve, të qyteteve etj. Gjuha ilire është gjuhë indo- evropiane dhe ka elemente të përbashkëta me trakishten. Si degë e ilirishtes njihet mesapishtja e shkruar e Italisë së Jugut. Nga kjo gjuhë janë ruajtur400 mbishkrime të shkruara me një alfabet të veçantë. Për një jetë të kulturuar të ilirëve dëshmojnë edhe shkrimtarët e jashtëm grekë, sipas të cilëve ilirët bënin një jetë shumë të hijshme, e donin jetën shoqërore dhe ishin shumë të drejtë e mikpritës.

Arti ilir në periudhën qytetare

Në periudhën qytetare ilire (shek.V- II p.K.) arti figurativ u zhvillua në një drejtim të ri më të lartë, me teknikë bashkëkohore. U shfaq skulptura ilire prej guri, me shtatore e portrete, e cila paraqiste figura njerëzish me veshje ilire tek ilirët. Modelet më të mira të kësaj skulpture janë zbuluar në trevat e fiseve ilire të amanetëve, bylinëve, taulantëve, japodëve e liburnëve. Përhapje të gjerë mori në të gjithë Ilirinë arti i punimit të terrakotave prej balte, të cilat paraqesin zakonisht kultet e kohës. Edhe arti dekorativ mori një zhvillim të ri, ndonëse u përdor më rrallë. Shfaqjet më të arrira i gjejmë në punimin e enëve prej balte ose prej bronzi dhe në pafat metalike të brezit. Në shek.III-II p.K. ndeshim amfora, kupa dhe enë kozmetike të zbukuruara në reliev me tema mitologjike, erotike ose bimore. Punimet më të njohura janë pafta e brezit e shek.III p.K. e Selcës së Poshtme (Pogradec), ku paraqiten skena luftërash, figura shpendësh e kafshësh, po kështu edhe paftat e Gostilit (në Malin e Zi) në veri të liqenit të Shkodrës.

Shtrirja dhe Vendbanimet e ilirëve

Në kohë të vjetra ilirët përbënin një nga popullsitë më të mëdha të Evropës. Ata shtriheshin në një trevë të hapët, që kishte në veri si kufi Danubin dhe shkonte në jug deri në kufijtë e Greqisë antike, në gjirin e Ambrakisë. Në perëndim kufiri natyror i tyre ishte Adriatiku, kurse në lindje Morava, Vardari, dhe vargu i maleve Varnos i ndante ata afërsisht nga thrakët e maqedonët. Ilirë, thrakë, e maqedonë duket se ishin të afërt midis tyre. Në brezat kufijtarë ku ata jetonin pranë dhe të përzier me njëri tjetrin dalloheshin me vështirësi. Nuk janë të ralla rastet kur autorët antikë ngatërrojnë karakterin etnik të fiseve të tilla. Sipas të dhënave të autorëve të vjetër fiset kryesore ilire ishin shpërndarë ne këtë mënyrë: Në Slloveni, Kroaci, Dalmaci. Bosnjë e Herçegovinë banonin japodët, liburnët, dalmatët, desidiatët, ardianët dhe fise të tjera të vogla; në kosovë, dardanët; në luginën e Drinit të Zi, penestët; në atë të lumit Vardar, paionët; në Mal të Zi, dokleatët; në rrethet e liqenit të Shkodrës e deri thellë në malsinë e veriut, labeatët; në grykën e Drinit, abrejte; ne Breg të Matjes, parthinët: në malsinë e Lezhës, në Mirditë dhe në krahinën e sotme të Matit, pirustët.

Një sërë qendrash prehistorike u kthyen në qytete dhe përkrah tyre lindën shumë qytete të reja. Këto qytete ishin të rrethuara me mure të fuqishme mbrojtëse, të pajisura me porta e kulla të shumta. Arkitektura qytetare ilire u ngrit sipas shembullit të qyteteve bashkëkohore të Greqisë, që në ate kohë u përhap në gjithë pellgun e Mesdheut .Qytetet u pajisën me teatro, tempuj, stadiume e gjimnate. Vetëm teatri i Bylisit, i ngritur në shek.III p.K., zinte 9000 shikues .Krahas teatrit, muzikës dhe gjimnastikës, u zhvillua edhe letërsia .Rritja e tregtisë me qendrat helene bëri që të përlqeheshin objektet e prodhuara prej atyre, dhe kjo e detyroi artizanatin ilir t'u përshtatej kërkesave të tregut dhe të prodhonte kryesisht objekte me forma helene. Megjithatë, traditat ilire në artizanat u ruajtën në shumë krahina ilire, sidomos në punishtet dardane. Përhapje të gjerë mori gjuha greke, e cila përdorej si gjuhë tregtare dhe zyrtare.

Shkaqet e lufterave lidhen me synimet mbisunduese perandorake te Romes ne Lindje, me fuqizimin ekonomik-politik – ushtarak te ilireve dhe me aleancat e shteteve ilire me Maqedoni, ose midis tyre.

Lufta e pare iliro-romake 229-228 perfundoi me fitoren e Romes dhe u mbyll me nje traktat paqeje, 228 p.k.sipas te cilit:

1-Kufijte e shtetit ilir zvogelohen nga Narona –Lis

2-Teutes nuk i lejohet te kaloje ne jug te Lisit , me mbi 2 anije , vetem tregtare.

3-Teuta behet tributare e Romes

4-Durresi dhe Apolonia behen Provinca Romake

5-Ish komandanti i Teutes, qe e tradhetoi ate gjate luftes se pare,Dhimiter Fari, u be mekembesi i Romes ne Iliri

Pasojat e sundimit romak ne Iliri ishin:

1-Pushtimi i Ilirise nga ROMA

2-Renia e shteteve Ilire

3-renia e rendesise se qyteteve ilire

4-rreziku i asimilimit ose romanizimit te popullsise ilire

5- u ndertuan shume objekte per qellime ushtarake si rruga Egnatia.

6- Teritori i Ilirise u nda ne 4 provinca: a-Prevalitani me qender Shkodren b-Epiri i Ri me qender Durresin c-Epiri i vjeter me qender Nikopojend- Dardania me qender Shkupin

6- U rrit qendresa antiromake e ilireve si ajo e Batove ne vitet 6-9 p.k

Tre lufterat iliro- romake u zhvilluan:1-229-2282-219-2183-168-167

Lufta e dyte Iliro-romake,219-218 pati si shkak politiken separatiste te Dhimiter Farit. Roma duke nderhyre me ushtri e theu Dhimiter Farin dhe ne Iliri u rivendos e njejta situate pervec faktit qe ne vend te Dhimiter Farit, mekembes i Romes ne Iliri behet,prijesi tjeter ilir qe e ndihmoi Romen, Skerdilajdi.

Mbreteria e fundit qe ra ishte mbreteria Dardane ne v 84p.k.Kjo shenoi dhe pushtimin e plote te Ilirise nga Roma .Shkaqet e disfates se ilireve ne lufterat me Romen ishin:

1-epersia numerike dhe fuqia ushtarake e Romes

2-Tradhetia e krereve ilire

3-tradhetia e Dh. Farit ne luften e pare

4-mosfunksionimi i aleancave te ilireve me shtetet e tjera si ajo meMaqedonine.

5-Poilitika “perça dhe sundo “ e Romes

Lufta e trete Iliro-Romake, 168-167,pati si shkak politiken separatiste te Gentit(ardian), ndaj Romes, i cili beri nje reforme ushtarake, fuqizoi floten, beri nje reforme monetare dhe nje aleance 2-paleshe me Maqedonine.

Lufta perfundoi me fitoren e Romes e cila e kapi rob Gentin qe u thye ,pasi beri gabimin fatal qe nxorri ushtrine ne fushe te hapur , aty ku ai ishte i dobet.

Punoi: Ledion Haxha

Diellon Brahimi

Redon Hyseni

Kulmin ,Shteti ilir i enkelejve e arriti me Bardhylin i cili;

i mori toka Maqedonise dhe e beri shtet tributare, nenshtroi mbreterine Molose dhe u thye nga Aleksandri Maqedon ne Pelion ne 355 p.k.

Pasardhesi i Bardhylit, Glaukia ishte taulant dhe kjo shenon rikthimin e taulanteve ne pushtet.

Fundi i luftes se trete shenoi fundin e Shtetit Ilir

Pas nenshtrimit te mbreterise Ilire , Roma iu drejtua Shtetit te Epirit , qe jetonte fazen e tij me te dobet, Republiken e federuar, ose LidhjenEpirote( Finiqin).

Epiri per kete arsye ra shume shpejt , ne v.167p.k.

- ENKELEJTË: Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të Mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.

Mbreti i pare i taulanteve

duke synuar te marre Durresin qe ishte themeluar nga greket ne 627 p.k. u be shkak per fillimin e luftes se Peloponezit( midis Athines dhe Spartes).Nderhyrja e Enkelejve, beri qe te thyhet koalicioni Spartano –Maqedon gjate ketij konflikti.Kjo rriti influencen e enkelejve te cilet ne 423 p.k, u vune ne krye te shtetit Ilir.

- TAULANTËT: Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV-III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.

- DASARETËT: Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një qytet me të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

- THESPORTËT: Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V.p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë

- ALBANËT: Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.

- KAONËT: Ky fis epirot kishte shtrirje të gjërë, që nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri në luginë e Drinosit, në Gjirokastër, Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek.III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).

Fiset Kryesore ilire

- ARDIANËT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtusve romakë, gjatë shek.III-II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.

Glaukia i taulanteve:

1- Çliroi tokat e pushtuara nga Maqedonasit gjate sundimit te Taulanteve

2- Mori Durresin dhe Apolonine

3- Vendosi Pirron ne pushtet

- MOLOSËT: Janë një nga tri fiset kryesore qe banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën një rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.

- DARDANËT: Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmendën si luftëtarë të fortë xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.

Sipas përkrahësve të tezës së parë, nga fillimi i mijëvjeçarit të II Gadishulli Ballkanik pësoi nga ana e Danubit dyndje të forta fisesh të ndryshme me gjuhë indoevropiane.

Mbreterite Ilire jane:

1-Mbreteria Ilire,Narona –Vjose.

Kaloi ne kater etapa;

a-Mbreteria Ilire e Taulanteve shek.V-423

b-Mbreteria Ilire e Enkelejve v.423 – 323

c-Mbreteria Ilire e Taulanteve v. 323- 251

d-Mbreteria Ilire e Ardianeve v. 251 – 167

- PENESTËT: Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170-169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire- romake. Përfshiheshin në Mbretërinë Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmendën Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.

- DALMATËT: Banonin në brigjet e Adritikut. Ishin blegtorë të njohur; shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshjen rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.

Zhvillimi me i madh i mbreterise Ilire arriti me Agronin(e ardianeve,qe qeverisen per afro 80 vjet) i cili beri reforme ekonomike- ushtarake, beri floten e fuqishme me te cilen kontrollon lundrimin ne gjithe Adriatikun. Durresi, Apolonia dhe Isa nuk ishin pjese e mbreterise se Ardianeve ne kete kohe.

ORIGJINA E ILIREVE

Teuta ARDIANE, si regjente e Gentit;

1-nenshtroi Epirin, Korkyren

2- deshtoi ne perpjekjen per te pushtuar Duresin dhe Isen

3-me Teuten ardiane lidhet fillimi i luftes se pare iliro-romake,229-228 P.K

Dijetarët kanë kohë që merren me problemin e prejardhjes së ilirëve, megjithatë ata akoma nuk i kanë dhënë një zgjidhje të kënaqëshme kësaj çështje. Që prej mezit të shekullit të XIX e këtej, në letërsinë historike e gjuhësore janë shfaqur mendime të shumta, të cilat në fund të fundit mund të përmblidhen në dy teza themelore: në tezën që ilirët i bën të ardhur në Gadishullin Ballkanik dhe në tezën tjetër, që i konsideron autoktonë.

Teza e dytë, e cila në fillim u duk shumë modeste, kohët e fundit është duke gjetur mbështetje në zbulimet e reja të bëra në qytezat ilire të Ptujit, Turbetit, Zecevos në Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë. Gërmimet treguan këtu se shtresa e mbeturinave të kulturës së vonë neolitike dhe të hershme të bronxit, që njihet me emrin kultura sllavone, hyn dhe përzihet me shtresën më të lartë, ilire.

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi