Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Duke marrë parasysh pasojat që ka pija, jo vetëm në shëndetin tonë, por edhe tek personat që jetojnë rreth nesh, shkencëtarët anglezë, mendojnë se mund të dëmtojë më shumë se droga. Duke rrjeshtuar lëndët adiktive në shkallë rrezikshmërie, alkooli konsiderohet nga shkencëtarët më i dëmshëm se heroina, kokaina, marihuana dhe pilulat XTC. Në studimin e publikuar në revistën “Lancet”, shkencëtarët analizojnë nivelin e rrezikshmërisë të cdo lloj substance adiktive për organizmin e njeriut. Kriteret kanë të bëjnë me dëmin që mund ti shkaktohet organizmit, influencën që mund të ketë sjellja jonë tek personat e tjerë të familjes, koston si dhe përkujdesjën që mund të na nevojitet për të ardhur në vete.Thuajini jo alkoolit, sepse krijon varësi dhe shkakton shumë probleme brenda dhe jashtë familjes. Mënyra më e mirë per ta ndaluar është të keni vullnet dhe dëshirë për ta lënë.
Në kimi, alkool është çdo komponim organik në të cilin grupi hidroksil (-OH) shoqërohet me atom karboni nga një alkil ose grup alkilik. Formula e përgjithshme e një alkooli aciklik është CnH2n+1OH. Me fjalë tjera alkohol i referohet etanolit, lloj alkooli që është pjesë përbërëse e pijeve alkoolike.Etanoli është lëng pa ngjyrë i cili fitohet me fermentimin e sheqerit. Industrialisht fitohet me hidratimin e etilenit me ujë në prezencë të acidit fosforik). Etanoli më shum përdoret si antidepresiv me mijëra vjet. Varshmëria nga alkooli quhet alkoolizëm.
1.Metanol
2.Etanol
3.Propanol
4.Butanol
5.Pentanol
6.Heksanol
7.Heptanol
8.Oktanol
9.Nonanol
10.Dekanol
Përveç duhanit një ves tjetër i dëmshëm është edhe alkooli. Edhe ky ves është shkaktar i një vargu sëmundjesh duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pariparueshme të sistemit nervor qendror. Në mëlçi alkooli i konsumuar shkakton dëmtime të qelizave hepatike, dëmtim që përparon në kohë dhe që varet nga doza e konsumuar dhe nga veçoritë fiziologjike të individit. Është vërtetuar se sasia e rrezikshme është ajo prej 20-40 g alkool etilik, ndërsa përdorimi 100-150g alkool në ditë, çon brenda një periudhe 10-vjeçare në cirrozë.Nga ana tjetër është vërtetuar edhe shkencërisht se për shkak të fiziologjisë femrat dëmtohen shumë më shpejt se meshkujt për të njëjtën sasi alkooli të konsumuar. Njerëzit që pinë me vite nuk ndjejnë asgjë papritur një ditë gjenden para një fakti të hidhur, mëlçia e tyre ka marrë fund, është kthyer në një mëlçi cirrotike, ose kanë shqetësime të lehta që nuk ja vënë veshin, por bukur mirë ata bëjnë puthjen e parë me vdekjen.
Kanabisi i jep përdoruesit një ndjesi relaksimi dhe kënaqësie dhe ndonjëherë I vendos në një gjendje euforie. Përdoruesi mund të provojë edhe një ndjesi më të forte të shqisave të shikimit, nuhatjes, shijes dhe dëgjimit.
Kokaina i jep përdoruesit një ndjesi gjallërie shpirtërore dhe e vendos në një gjendje euforie. Gjithashtu, shpesh përdoruesi provon një rritje të përkohshme të niveleve të gatishmërisë nervore dhe të energjisë dhe një shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes.
Ekstaza mund të rrisë nivelet e ndjeshmërisë të përdoruesve dhe të shkaktojë një ndjesi afërsie me njerëzit që i rrethojnë. Kjo drogë mund ta bëjë përdoruesin më shoqërues dhe energjik.
Heroina mund t’u heqë përdoruesve tensionin, ankthin dhe depresionin. Përdoruesi ndjehet i shkëputur nga lodhja ose dhimbja emocionale ose fizike. Në doza të mëdha, përdoruesi mund të provojë gjendje euforie.
Duhani (nikotina) është një bimë e famiiljes Solanaceae. Të njëjtës familje i takojnë edhe domatja dhe patatja.Duhani mund të përdorët në shumë forma të ndryshme të cilat të asnjë nga to nuk është e mire per shendetin tone.Duhanin, njohur në gjuhën shkencore tabako, e kemi “peshqesh” nga fiset Maja, të njohura si të parat që janë marrë me këtë bimë.Duhani ben pjese ne nje familje te bimeve qe quhen nikotiana gjithashtu duhani është shume i demshem per ne dhe shendetin tone sepse sjell semundje kronike.
Pёrdorimi i vazhdueshёm i saj prek dhe dёmton pjesё tё rёndёsishme tё trurit, dёmtim, i cili bёn qё njё pjesё e mirё e pёrdoruesve tё mos heqin dorё nga pёrdorimi i drogave, pavarёsisht pasojave tё rёnda social-shёndetёsore. Varёsia ndaj drogave ёshtё e parandalueshme dhe e trajtueshme edhe
pse rruga drejt shёrimit ёshtё njё rrugё e gjatё dhe me plot probleme e tё papritura. Nuk ka ndonjё formulё apo shkop magjik tё ndalojё pёrdorimin e drogёs, qoftё tek tё rinjtё apo dhe tё rriturit. Prandaj rruga mё e mirё ёshtё parandalimi dhe mospёrdorimi i saj.
Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si përgjegjës kryesor për vrasjen nga duhani dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, ato dëme që influencohen apo rëndohen prej tij.
Jeta juaj është më e mirë pa drogë.
Stop Duhanit
Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën “epidemi” të kancerit të mushkrive, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë nga kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkërive nuk ka rol parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të duhanit prej femrave.
Është vërtetuar se për çdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirësit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit është rreth 50-60 vjeçe dhe prej saj njeriu mund të përfundojë edhe në ndërhyrje të mundshme kirurgjike. Por, siç e thamë edhe më sipër duhani shkakton një listë të gjatë dëmesh. I ashtuquajturi bronkit astmatik shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Personat,kur gdhihen në mëngjes, puna e parë që bëjnë fillojnë të kolliten dhe nxjerrin nga goja gëlbazë në sasia mesatare. Te personat që nuk pijnë duhan mushkëritë me anë të sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vetë pastrohen gjatë gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit dhe mushkëritë nuk janë në gjendje ta nxjerrin gëlbazën. Janë këta persona që sëmuren më shpesh nga infeksionet pulmonare.
Drogë është cdo substancë e huaj kimike që ndryshon funksionimin e një sistemi biologjik. Shumë substanca mund të shërbejnë si droga, përfshirë qetësuesit e dhimbjeve, alkooli, nikotina, kafeina, ontibiotikët, drogat klinike dhe drogat e paligjshme psikoaktive. Psikofarmakologjia është shkenca e cila studion ndikimin e drogave psikoaktive te sjellja dhe njohja. Jo të gjitha drogat janë të paligjshme. Për shembull, kafeina (e cila gjendet në kafe ose në pijen “Coca-Cola”), nikotina (e cila gjendet në cigare) dhe alkooli teknikisht janë të gjitha droga të ligjshme edhe pse zakonisht nuk quhen të tilla.Së fundmi, duhet thënë se drogat turbullojnë aftësinë gjykuese të përdoruesve të tyre. Kjo do të thotë se shpesh përdoruesit e drogave marrin rreziqe më të mëdha, siç është, për shembull, seksi i pambrojtur. Kjo shkakton infeksion me hepatit ose HIV si edhe me sëmundje të tjera të transmetuara seksualisht.