Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Në Bllokun Lindor varësia e vendeve të Evropës Lindore ndaj Moskës u rrit. Shkalla e rritjes ekonomike të këtyre vendeve ishte e ulët. Edhe pas daljes nga kriza të rajonit, të ardhurat për frymë mbetën mjaft të ulëta, gati sa gjysma e atyre në vendet perëndimore. Në KNER u shfaqën kontradikta e kundërshtime. Vende si Rumania, Çekia, Hungaria e polonia ngritën zërin e u rebeluan. Kështu, BS u detyrua të bënte disa lëshime. Mungesa e tregut dhe konkurrencës së lirë frenoi potencialin dhe rritjen ekonomike të Bllokut lindor.
Gjatë periudhës së luftës së ftohtë SHBA njohu ritme shumë të larta zhvillimi. Prodhimi u dyfishua, u rritën të ardhurat e fuqia blerëse. Vendi kishte gjithashtu një qëndrueshmëri të madhe politike dhe prosperitet. U zbatuan politika të trashëguara nga Kursi i Ri. U zgjeruan masat sociale, u synua punësimi i plotë, ngritja e pagës minimale dhe ndërtimi i banesave me qera të ulëta. Filloi përdorimi i kartave të kreditit.U krijuan departamenti i Shëndetësisë, Arsimit dhe Mirëqenies.U rritën shpenzimet ushtarake dhe ato për kërkime në hapësirën kozmike. U krijua kështu një shoqëri e mirëqënies, lirisë e begatisë.
Por a ka përfunduar ndonjëherë me të vërtetë Lufta e ftohtë?
Lufta e ftohtë ishte një gjendje e tensioneve politike dhe ushtarake pas Luftës së II Botërore, ndërmjet fuqive të Bllokut Perëndimor (Shtetet e Bashkuara, aleatët e tyre në NATO dhe të tjerë) dhe fuqive të Bllokut Lindor (Bashkimi Sovjetik dhe aleatët e tyre në Paktin e Varshavës).
Në vitin 1949 u formua Aleanca-Veri Atlantike(NATO) ku udhëheqesi ishte SHBA dhe Pakti i Varshaves ku udhëheqesi ishte BRSS. Ky konsiderohet dhe fillimi i luftës së ftohtë. Kjo luftë zgjati përreth 40 vjet dhe gjatë kësaj periudhe kishte spiunime dhe konflikte të vogla mes këtyre dy blloqeve
Gjatë këtij projekti mësuam se Lufta e Ftohtë është një term që tregon periudhën midis vitit 1945, kur qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar vendosën që, armiqësia e BRSS ndaj ‘perëndimit’ ishte faktori themelor në çështjet ndërkombëtare dhe vitit 1991, kur fundi i BRSS-së, shënoi fitoren e ShBA dhe aleatëve të saj. Megjithatë, ku ndryshonte Lufta e Ftohtë, nga Ekuilibri KLasik i Fuqive, siç është parë ai gjatë historisë së gjatë të njerëzimit? Ajo që ishte e qartë në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, ishte se dy superfuqitë, mundën “të bënin si të bënin”, pa përfunduar tek goditjet e ndërsjella. Ato vende që u futën në “luftëra me prokurë” ishin dukshëm më pak të rëndësishëm. Pyetja është nëse konflikti midis koalicionit të udhëhequr nga SHBA, dhe Bashkimi Sovjetik / Rusisë, që nga viti 1991, thjeshtë ka mbetur pezull. Përgjigja ime është se Lufta e Ftohtë nuk mbaroi kurrë, sepse ishte pjesë e një kontinuumi, që nga agimi i historisë. Fuqia relative mund të ndryshojë, por jo kuadrati diplomatik, pasi fuqitë e mëdha dhe ato më pak të mëdha, përpiqen gjithmonë të kenë siguri dhe avantazhe në xhunglën ndërkombëtare.
Në fund të projektit do të jem e aftë të:
• Përshkruaj luftën e ftohtë në të dyja blloqet, perëndimore dhe lindore.
• Tregoj momentet më kulminante të rivalitetit ndërmjet BS dhe SHBA-së.
• Vlerësoj zhvillimet ekonomike, shoqërore dhe politike duke argumetuar me shembuj konkretë në të dyja blloqet.
Në vitin 1962, shërbimet amerikane të zbulimit njoftuan se në Kubë ishin vendosur raketa të Bashkimit Sovjetik. Ky zbulim solli tensione që mund të kishin çuar në fillimin e një lufte bërthamore. Por udhëheqësi sovjetik Hrushçov ra dakord të hiqte ato raketa prej vendit fqinj të SHBA-së, me kusht që Amerika të mos ndërhynte në Kubë. Gjatë presidencës së Kenedi u arritën disa marrëveshje të rëndësishme për pakësimin e rezervave të armëve, përshirë ato bërthamore. Këto përmirësime në marrëdhëniet midis dy vendeve vazhduan edhe në kohën e presidentit Nikson. Por, ngjarja që do të sillte ndryshime rrënjësore në marrëdhëniet midis dy vendeve ishte zgjedhja e Mikail Gorbaçovit si ushëheqës i Bashkimit Sovjetik në vitin 1985. Ai u takua katër herë me presidentin amerikan Regan. Udhëheqësi Gorbaçov tërhoqi trupat sovjetike nga Afganistani si dhe nënshkroi një marrëveshje për zhdukjen totale të raketave bërthamore me rreze të mesme dhe të shkurtër. Ai gjithashtu vendosi të mos ndërhynte kur në vitin 1989 vendet e Evropës Lindore filluan të shkëpusnin një nga një kontaktet me Kremlinin, si pasojë e protestave popullore brenda tyre. Muri i Berlinit, simboli i Luftës së Ftohtë, u rrëzua në nëntor të atij viti. Brenda disa muajve Gjermania u bashkua. Në vitin 1991, vendet e Paktit të Varshavës e deklaruan atë aleancë zyrtarisht të përfunduar. Lufta e Ftohtë kishte marrë fund.
Në vitin 1953 Josif Stalini vdiq. Kjo i dha mundësinë presidentit të atëhershëm amerikan Ajzsenhauer të fillonte të kumunikonte me udhëheqësit e rinj të vendit komunist. Në korrikun e vitit 1955, u zhvillua në Gjenevë të Zvicrës një takim historik midis presidentit Ajzenhauer dhe kryetarit Sovjetik të Bashkimit Nikolai Bulganin. Edhe pse nuk u arritën marrëveshje të mëdha, ai takim ishte me shumë rëndësi, qoftë edhe për vetë faktin se dy udhëheqësit e vendeve më të fuqishme në botë – njëkohësisht edhe kundërshtarë në Luftën e Ftohtë – i dhanë dorën njëri-tjetrit. Po në vitet ’50, Shtetet e Bashkuara filluan të dërgonin këshilltarë ushtarakë për të ndihmuar Vietnamin e Jugut që të mbrohej nga Vietnami i Veriut, i cili ishte komunist. Ky ishte fillimi i asaj që më vonë do të shndërrohej në një luftë të gjatë. Shtetet e Bashkuara e panë veten zhytura në atë luftë, ku u vranë gjithashtu me dhjetëra mijëra ushtarë amerikanë. Presidenti Xhon Kenedi pasoi Ajzenhauerin si president i Shteteve të Bashkuara në vitin 1961. Gjatë po atij viti, dhjetëra mijëra qytetarë gjermano-lindorë filluan të arratiseshin në perëndim. Qeveria e Gjermanisë Lindore ndërtoi një mur në Berlin duke ndarë kështu fizikisht pjesën perëndimore nga ajo lindore e qytetit. Rojet pranë këtij kufiri qëllonin me armë këdo që tentonte të arratisej duke kaluar murin.
Historiografia botërore shprehet krejt qartazi se “Lufta e Ftohtë”, e cila do të vijonte gati për gjysëm shekulli, nuk lindi brënda një dite. Përkundrazi, ajo e ka zanafillën nga fundi i dhjetëvjeçarit të dytë të shek.XX, pikërisht kur bota u nda në dy pjesë për shkak të ideologjive krejt të kundërta.
U quajt Lufta e Ftohë për shkak se të dyja palët kundërshtare nuk dëshironin fillimin e një konflikti të drejtpërdrejtë dhe të armatosur, pasi mendohej se armët bërthamore mund të shkatërronin gjithçka.
Përkundrazi, kjo luftë u ngrit kryesisht mbi bazën e një sërë propagandash. Nepermjet propagandës prona private u vu kunder asaj shteterore, liberalizimi ekonomik kunder planifikimit, individualizimi kunder kolektivizmit. BS ishte vend me tipare te nje shteti te persosur socialist, ku masat punonjese nuk shtypeshin si ne bllokun perendimor. Nga ana tjeter kemi SHBA, e cila propagandonte mbrojtjen e demokracise, mireqenien ekonomike e cila vinte si pasoje e prones private. Ata kritikonin sistemin e qeverisjes me ane te nje partie te vetme. Ata e quanin si nje mungese demokracie qeverisjen e BS. Nderkohe, BS kritikonte SHBA per sistemin kapitalist qe ajo kishte zgjedhur
Zhivllime gjatë luftës së ftohtë :
Ndarja e Europes solli ne ballafaqimin e 2 sistemeve: kapitalizmit dhe komunizmit. Ky ballafaqim ne kuadrin ushtarak u quajt ne gjendje te ftohte sepse nuk arriti ne konflikt te drejperdrejte. Ne luften e Korese superfuqite u ndeshen terthorazi. SHBA ishte ne anen e Korese se jugut , ndersa e Veriut mbeshtetej nga BS dhe Kina.