Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Për çdo forcë ekziston gjithmonë një kundërvepim i barabartë me kah të kundërt: ose për forcat e dy trupave mbi njëri tjetrin janë gjithmonë të njëjta dhe në drejtime të kundërta
Ky ligj nënkupton se forcat veprojnë gjithmonë në çifte veprim-dhe-reagim. [9] Nëse objektet 1 dhe 2 mund të konsiderohen në të njëjtin sistem, atëherë forca rezultante e sistemit për shkak të ndërveprimeve ndërmjet objekteve 1 dhe 2 është zero
Kur godasim murin me top,
topi kthehet ne krahun e kundert sepse
edhe muri ka kundervepruar sipas Ligjit te Trete te Njutonit.
Ligji i dytë i Njutonit
Lex II: Mutationem motus proportionalem esse vi motrici impressae, et fieri secundum lineam rectam qua vis illa imprimitur.
Ndryshimi i vrullit (impulsit linear ose sasia e lëvizjes) të një trupi është proporcional me impulsin që vepron mbi trupin, kjo ndodh përgjatë një vije të drejtë përgjatë së cilës impulsi vepron.
Ligji i dytë pohon se forca rezultante mbi mbi një thërrmijë është e barabartë me shpejtësinë e ndryshimit (derivatin kohor) të vrullit në një kënd reference inercial. Duke përdorur simbolikën moderne, ligji i dytë i Njutonit mund të shkruhet si një ekuacion diferencial vektorial:
\mathbf F_{\text{net}} = {\mathrm{d}(m \mathbf v) \over \mathrm{d}t}
ku F është vektori i forcës, m është masa e trupit, v është vektori i shpejtësisë dhe t është koha.
ky ligj është i vlefshëm për çdo sistem,për sistemet me masë konstante ,[3][4][5] masa mund të nxirret jashtë operatorit të diferencimit nga rregulli i faktori konstant në d
ku F është forca rezultante , m është masa e trupit, dhe a është nxitimi i trupit. Pra forca rezultante e zbatuar mbi trupin prodhon një nxitim në përpjestim të drejtë me masën e trupit.
Impulsi dhe vrulli (sasia e lëvizjes)[redakto | redakto tekstin burimor]
Termi impuls është i lidhur ngushtë me ligjin e dytë të Njutonit, dhe nga pikëpamja historike është shumë më afër me formën fillestare të ligjit.[6]Kuptimi i termit impuls jept më poshtë:[7][8]
Një impuls ndodh kur një forcë F vepron mbi një interval kohor Δt dhe jepet nga \int_{\Delta t} \mathbf F \,\mathrm{d}t .
Fjalet forca lëvizëse u përdor nga Njutoni për të përshkruar "impulsin" dhe lëvizjen si dhe për përshkrimin e vrullit (sasisë të lëvizjes); Si rrjedhojë, një shqyrtim i ligjit të dytë tregon se ai përshkruan lidhjen midis impulsit dhe ndryshimit të vrullit. Pra po ta frazojmë në terma matematike ligjin shikojmë se ai mund të paraqitet si versioni me diferenca të fundme i ligjit të dytë, i dhënë si
\mathbf{I} = \Delta\mathbf{p} = m\Delta\mathbf{v}
ku I është impulsi, Δp është ndryshimi i vrullit, m është masa, dhe Δv është ndryshimi i shpejtësisë.
Në fizikë, koncepti i Forcës përdoret për të shpjeguar çdo ndikim, i cili shkakton nxitimin (përshpejtimin) e një trupi të lirë. Forca gjithashtu mund të përshkruhet me anë të koncepteve intuitive si shtytja ose tërheqja të cilat shkaktojnë që një objekt me masë të ndryshojë shpejtësinë e tij (kjo përfshin rastin kur trupi fillon të lëvizë nga një gjëndje prehjeje), d.m.th të përshpejtohet, ose që mund të shkaktojë një objekt fleksibël të shtrembërohet. Një forcë e zbatuar mbi një trup ka një madhësi dhe një drejtim, çka tregon se ajo është një madhësi vektoriale.
Në fizikë, dhe më saktësisht kinematikë, përshpejtimi është ndryshimi i shpejtësisë me kalimin e kohës. [1] Meqënëse shpejtësia është një vektor, ajo mund të ndryshojë në dy mënyra të : një ndryshim në modulin e saj dhe / ose një ndryshim në drejtimin e vektorit. Në një dimension, dmth në një vijë, nxitimi tregon shkallën e ndryshimit në të cilën trupi përshpejtohet ose ngadalësohet. Megjithatë, si një madhësi vektoriale , nxitimi është gjithashtu shkalla në të cilën ndryshohet drejtimi. [2][3] Përshpejtimi ka dimensionet L T−2. Në njësitë SI, nxitimi është i matur në metër për sekondë katror (m/s2).
Çdo trup ruan gjëndjen e të qënit në prehje ose të lëvizjes drejtvizore të njëtrajtshme, përsa kohë mbi të nuk veprojnë forca të jashtme.
Ky ligj pohon se nëse forca rezultante (shuma vektoriale e të gjitha forcave që veprojnë mbi një trup) është zero , atëhere shpejtësia e trupit është konstante. Si rrjedhojë e kësaj del se:
Një trup që është në prehje do të rrijë në këtë gjendje prehjeje derisa mbi të të veprojë një forcë e pa balancuar.
Një trup që është në lëvizje do të vazhdojë të lëvizë në një trajektore drejtvizore të njëtajtshme derisa mbi të të veprojë një forcë e pabalancuar.
Çdo trup ndodhet ose në një gjendje prehjeje ose në një gjendje lëvizje të njëtrajtshme deri në çastin kur mbi të vepron një forcë e pabalancuar. Kjo do të thotë se në mungesën e një force rezultante jo-zero, qendra e masës së trupit do të ruajë gjendjen e saj të prehjes ose të lëvizjes drejtvizore të njëtrajtshme.
Në mungesën e një force rezultante jo-zero, qendra e masës së trupit do të ruajë gjendjen e saj të prehjes ose të lëvizjes drejtvizore të njëtrajtshme. Ky ligj zqakonisht referohet gjithashtu si Ligji i inercisë.Në thelb kjo tregon se trupat kanë një tendencë natyrale për të ruajtur gjendjen e tyre të lëvizjes. Çdo trup i reziston ndyshimit të gjendjes së lëvizjes. Në konditat e zakonshme ky ligj merr parasysh një mjedis të ngjashëm me mjedisin ndër-yjor ku kemi mungesë të plotë të forcave të fërkimit.
Një koncept tjetër që duhet theksuar është fakti se ky ligj është i vlefshëm vetëm në sistemet inerciale të referimit.
Ligji i parë i Njutonit është një rifrazim i ligjit të inercisë i përshkruar nga Galileo, një gjë që vetë Njutoni e pohoi në veprën e tij.