Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Isaac Newton
Në fizikë, koncepti i Forcës përdoret për të shpjeguar çdo ndikim, i cili shkakton nxitimin (përshpejtimin) e një trupi të lirë. Forca gjithashtu mund të përshkruhet me anë të koncepteve intuitive si shtytja ose tërheqja të cilat shkaktojnë që një objekt me masë të ndryshojë shpejtësinë e tij (kjo përfshin rastin kur trupi fillon të lëvizë nga një gjëndje prehjeje), d.m.th të përshpejtohet, ose që mund të shkaktojë një objekt fleksibël tështrembërohet. Një forcë e zbatuar mbi një trup ka një madhësi dhe një drejtim, çka tregon se ajo është një madhësi vektoriale. Ligji i dytë i Njutonit mund të formulohet për të pohuar se një objekt me një masë konstante do të përshpejtojhet në proporcion të drejtë me forcën e plotë që vepron mbi të dhe në proporcion të zhdrejtë me masën e tij, ky ligj është një përafrim që prishet kur trupi i afrohet shpejtësisë së dritës. Formulimi origjinal i Njutonit është i saktë, dhe nuk prishet për shpejtësitë relativiste: ky version pohon se forca e plotë që vepron mbi një objekt është e barabartë me shkallën e ndryshimit të impulsit.
Forcat zakonisht përshkruhen si forca shtytëse ose tërheqëse. Ato mund të jenë pasojë e fenomeneve sigraviteti, magnetizmi, ose çdo gjëje tjetër që mund të shkaktojë përshpejtimin e një mase.
Sër Isak Njuton (25 dhjetor 1642–20 mars 1727), është shkencëtari më i mirë që ka jetuar ndonjëherë. Më shumë se çdo person tjetër, Njutoni ishte përgjegjësi për hedhjen e bazave të mekanikës klasike, optikës, dhe madje matematikës. Në një sondazh të vitit 2005 nga “Royal Society”, në lidhje me shkencëtarin që ka pasur efektin më të madh në historinë e shkencës, Njutoni doli se ishte më influencial se Albert Ajnshtajn. Ulja e njeriut në Hënë? Mos t’iu shkojë nëpër mend Ajnshtajni, gjithçka u realizua nga fizika e Njutonit.
Forca
Ligji i Njutonit mbi gravitetin
Ligjet e Njutonit për lëvizjen janë tre ligje fizike të cilat japin marrëdhëniet ndërmjet forcave që veprojnë mbi një objekt dhe lëvizjes së objektit. Ato u formuluan për herë të parë nga Isak Njutoni në veprën e tij kryesore Philosophiae Naturalis Principia Mathematica, e publikuar për here të parë në 5 Korrik, 1687.[1] Ligjet formojnë bazën e mekanikes klasike dhe Njutoni i përdori ato për të shpjeguar shume fenomene të cilat studiojnë lëvizjen e objekteve fizike
10 fakte lidhur me Njutonin
3. Njutoni dhe pema e mollës, histori e vërtetë
Historia e popullarizuar nga Volteri thotë se Njutoni u frymëzua kur pa një mollë të binte ndërsa ecte në oborrin e familjes në Woolsthorpe, për të formuluar teorinë e forcës universale të rëndesës (një version është dhe që molla i ra në kokë). Shkolla “King” në Grantham, që Njutoni ndoqi, e mban pemën në oborrin e saj.
1. Bebi Njuton lindi shtatanik
Në vitin 1642, vitin që Galileo Galilei vdiq, Isak Njutoni lindi shtatanik në ditën e Krishtlindjes. Me emrin e të atit, i cili vdiq 3 muaj para se ai të lindte, Isaku ishte një bebe e pazhvilluar dhe të gjithë mendonin se nuk do të mbijetonte. Mamaja e tij thotë se nuk peshonte as një çerek kilogrami.
4. Njutoni ishte i fshehtë, rrallë publikonte
Nuk ka dyshime se Njutoni ishte i shkëlqyer, por pjesa më e madhe e zbulimeve të tij janë bërë të njohura kur ai ishte 27-vjeç. Eksperimentet për natyrën e dritës, se drita e bardhë përbëhet nga një spektër ngjyrash, ia paraqiti “British Royal Society” kur ishte 30 vjeç. Fshehtësia e tij ka shkaktuar mjaft zënka.
2. Njutoni gati sa nuk u bë fermer
Njutoni lindi në një familje fshatarësh. Kur ishte 17-vjeç, mamaja insistoi ta linte shkollën të merrej me fermën e familjes. Për fat të mirë, Njutoni ishte një fermer i keq dhe jo shumë kohë më pas, xhaxhai ia mbushi mendjen mamasë ta linte të ndiqte kolegjin “Trinity” në Kembrixh.
5. Njutoni ishte jashtëzakonisht besimtar
Puna e Njutonit, veçanërisht ligjet e lëvizjes dhe forca e rëndesës universale, janë përdorur nga shumë njerëz për të argumentuar kundër ekzistencës së Perëndisë. Por vetë Njutoni ka thënë: “Graviteti shpjegon lëvizjen e planetëve, por nuk shpjegon si janë vënë në lëvizje planetët. Perëndia drejton gjithçka dhe ai di si bëhet”.
6. … Por nuk besonte tek Satani apo trinia e Shenjtë
Me gjithë bindjet e thella fetare, Njutoni ishte jokonformist kur bëhej fjalë për besimin tek trinia e shenjtë. Ky duhet si qëndrim i arsyeshëm për një burrë të shkencës, por në atë kohë e kundërta besohej e vërtetë. Njerëzit e shkolluar besonin ekzistencën e trinitetit dhe pikëpamjet e tij ishin blasfemi
7. Njutoni ishte i dhënë pas Biblës
Bibla ishte pasioni më i madh i Njutonit. Ai shkroi më shumë për fenë se sa shkencën dhe matematikën. Njutoni llogariti datën e kryqëzimit të Jezus Krishtit, 3 prill, në vitin 33 pas Krishtit dhe datën më të hershme të apokalipsit si vitin 2060, pas Krishtit. Një nga parashikimet e tij u realizua: Hebrenjtë u kthyen në Izrael.
10. Njutoni politikani shqiptoi vetëm një fjali
Njutoni u zgjodh Anëtari i Parlamentit në vitin 1689 dhe shërbeu ekzaktësisht për një vit. Ai nuk është shquar asnjëherë si politikan i zoti, pasi nuk ishte profesioni i preferuar. Gjatë kësaj kohe, ai tha vetëm dhe vetëm një fjali gjatë seancave të gjata. Ai i kërkoi një personi pranë të hapte dhe të mbyllte dritaren e ajrosjes.
8. Njutoni ishte alkimist
Letra të zbuluara kohët e fundit të Njutonit zbuluan interesin sekret të alkimisë (në kthimin e metalit bazë në ar) dhe se ka shkruar gjerë për eksperimentet e kryera. Studimet i ka mbajtur të fshehta kur ishte gjallë. Bërja e arit dhe argjendit ishte krim nën një ligj të vitit 1404.
9. Njutoni luftoi me falsifikatorët
Në vitin 1696, Njutoni u bë drejtor i “London Mint”, vendit ku priteshin paratë dhe iu dha detyra e zbulimit të falsifikimeve, gjë që ishte e përhapur në atë kohë. Ai mblodhi prova, u maskua dhe kërkoi në bare dhe taverna. U shpall “Gjykatës i Paqes” për një vit kreu 200 hetime. Pas gjyqit urdhëroi shkatërrimin e provave
• Ligjet e Njutonit jane verefikuar nga eksperimentet per me shume se 200 vjet,ato jane perafrime te shkelqyera per shpejtesite dhe shkallat e aplikimit ne jeten e perditshme.Ligjet e levizjes se Njutonit,se bashku me ligjin e tij te gravitacionit universal dhe teknikave te analizes matematike,dhane per here te pare nje shpjegim kuantitativ te unifikuar per nje fushe te gjere fenomenesh.Keto tri ligje pershkruajne shume mire objektet makroskopike ne konditat e perditshme.Ligjet e Njutonit nuk mund te perdoren ne disa raste te caktuara ,si per fenomene qe ndodhin ne shkalle te vogla,shpejtesi shume te medha ose per fusha shume te forta gravitacionale.