Mbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisit
- Mbrojtja e mjedisit është praktikë e mbrojtjes së mjedisit, në nivel individual, të organizatave ose të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe të qenieve njerëzore. Mbrojtja e mjedisit nga aktivitete të ndryshme të njeriut është e nevojshme. Ndotja paraqet hedhjen e materialit kontaminues(ndotës) në mjedis. Ajo shkaktohet kryesisht nga aktivitetet e njeriut, por gjithashtu mund të jetë rezultat i fatkeqësive natyrore. Ndotja ka ndikim dëmtues në çfarëdo organizmash të gjallë në mjedis, duke e bërë praktikisht të pamundur qëndrueshmërinë e jetës. Ndotja dëmton mjedisin në Tokë dhe banorët në shumë mënyra.
- Tri llojet kryesore te ndotjes janë: ndotja e Tokës, e ajrit dhe e ujit.
- Ndotja vjen nga: Industria, transporti, amvisëritë, ujërat e zeza, mbeturinat, bujqësia, pesticidet, aktivitetet vullkanike, derdhja e naftës etj.
- Mjedisi mund të mbrohet dhe të përmirësohet në disa mënyra: reduktimi i lirimit të gazrave, shfrytëzimi i burimeve natyrore, kursimi i energjisë, shfrytëzimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë , zvogëlimi i sasisë së mbeturinave dhe riciklimi i tyre, zvogëlimi i përdorimit të pesticideve, kursimi i ujit, pyllëzimi, reduktimi i zhurmës etj.
Lënda:Kimi Punuan:Albin Azemi
Mësimdhënësi: Bahtir Feka Argjend Tahiri
Ndotja e tokës dhe mbrojtja e saj
- Ndotja e ajrit, e ujit, reshjet atmosferike , hedhja e mbeturinave, deponimi i tyre, materialet e termocentraleve, e minierave, të vërshimeve, të erozionit të tokës jane ndotësit potencialë të tokës.
- Mbeturinat zakonisht krijohen gjatë përpunimit dhe transformimit të materieve dhe formave të energjisë. Në jetën e përditshme dallohen dy lloj mbeturinash ato industriale dhe të punishteve.
- Mbeturinat mund të shkaktojnë dëme në shëndetin dhe jetën e njerëzve nëpërmjet krijimit të nxitësve të sëmundjeve. Era dhe pamja ndikojnë jo vetëm në tokë por edhe në ambient në përgjithësi, në ajër e ujë.
Riciklimi i mbeturinave
Ndotja e ajrit
- Ndotja e ajrit paraqet grumbullimin e atyre substancave të rrezikshme në atmosferë të cilat substanca rrezikojnë jetën e njerëzve dhe të gjallesave të tjera.
- Ndotesit më të mëdhenj të ajrit janë: erupcionet vullkanike (SO2), pluhuri, grimcat e ndryshme, ndezjet katastrofike, fabrikat, termocentralet, motorët e makinave me djegie të brendshme etj.
- Riciklimi është përpunimi i materialit (mbeturinave) në produkte të reja me qëllim që të parandalohet krijimi i mbeturinave nga materialet të cilët mund të ripërdoren, të zvogëlohet përdorimi i lëndëve të reja të para, të zvogëlohet përdorimi i energjisë, të zvogëlohet ndotja e ajrit dhe ujit me zvogëlimin e kërkesës për mënyrën e zakonshme të grumbullimit të mbeturinave në groposje.
- Për të bërë sa më të thjeshtë këte proces dhe ripërfitimin e materialeve të riciklueshme ështe vënë në funksion grumbullimi i diferencuar i mbeturinave në kontenitoret përkatës: letër, qelq, plastike apo mbetjet e njoma (që janë mbetjet ushqimore).
- Riciklimi i mbeturinave ndihmon planetin tonë. Grumbullimi i mbeturinave sjell një mjedis më të pastër për ne e fëmijët tanë, kurse riciklimi i tyre mbron burimet e pasuritë natyrore që të mos shterren kurrë.
Pastrimi i ujërave të ndotur
- Metodat më të shpeshta që shfrytëzohen për përpunimin e ujit për pije ose për nevoja të proceseve të caktuara teknologjike janë: Distilimi i ujit, filtrimi i ujit, deferizimi i ujit, deklorinimi dhe largimi i erës dhe shijes së keqe, zbutja e ujit, dekarbonizimi i ujit, denitratizimi i ujit, degazimi i ujit, demineralizimi i ujit, dezinfektimi dhe dekontaminimi i ujit, sterilizimi UV i ujit.
Ngrohja globale ose "efekti i serrës"
Filtrimi i ujit
Ndotja dhe pastrimi i ujërave të ndotur
- Filtrimi i ujit është operacion themelor qëllimi i të cilit është që nga uji të largohen të gjitha grimcat mekanike që gjinden në te. Pastrimi i ujit nga materiet në formë të tretësirave koloidale, përkatësisht kullimi i plotë i ujit bëhet nëpërmjet koagulimit. Largimi i grimcave koloidale të tretura në ujë bëhet zakonisht krahas me kullimin dhe me filtrimin e grimcave të suspenduara.
Ju faleminderit për vëmendje !
Distilimi i ujit
- Pastrimi i ujërave mund të kryhet edhe me anë të distilimit të tyre d.m.th. me anë të avullimit të ujërave dhe kondenzimit të pastajmë. Kështu pra distilimi i ujit përbëhet nga nxehja e ujit deri në vlim, kur uji avullohet në pajisje speciale për këtë punë që pastaj ti nënshtrohet ftohjes dhe kondenzimit. Me distilim fitohet ujë plotësisht i pastër, pa kripëra të gurit të kazanit, d.t.th. uji lirohet nga të gjitha kripërat dhe përbërësit.
Dezinfektimi i ujit
Shirat acidike
Eutrofikimi
- Niveli i dioksidit të karbonit në ditët e sotme është rreth 30 % më i lartë se sa ka qenë përpara evoluimit të industrisë. Ajo që të bën më shumë përshtypje është shpejtësia me të cilën niveli i CO2 është rritur. Nga njohuritë gjeologjike të njeriut mbi botën për miliona vite bota kurrë nuk ka përjetuar një rritje aq të shpejte. Firma e influencës së njeriut është krejtësisht e dukshme. S'ka aspak dyshim që ne kemi krijuar ndryshime teatmosferës nga djegia e lendeve kimike dhe gazrave.
- Deri në fund të këtij shekulli temperatura mesatare do të rritet në përgjithësi me 1,5 deri në 6 gradë,kjo do të thotë që ne në tokë do të kemi temeperatura që nuk i ka përjetuar ndonjëherë njerëzimi
- Me dezinfektim dhe dekontaminim kuptojmë mbytjen e baktereve të cilatshkaktojnë sëmundje të ndryshme. Për dezinfektim dhe dekontaminim të ujit përdorenmetoda të ndryshme.
- Metodat me reagjent përdoren më së tepërmi në praktikë, prej të cilave më tërëndësishmet janë metoda e klorinimit dhe metoda e ozonimit.
- Klorinimi i ujit, është metoda më e përhapur për dezinfektimin e ujit, përkatësisht për mbytjen e baktereve të ndryshme.
- Në fillim si reagjent përdorej kloruri i gëlqeres, kurse prej vitit 1910 përdoret edhe përpunimi i ujit me klorin e gaztë.
- Përveç tyre, sot për klorinimin e ujit përdoren edhe hipokritet dhe aminat e klorit
- Ndotja e ujit mund të përkufizohet si përzierje e një ose më shumë substancave me ujë të pastër deri në një masë të tillë që të shkaktojnë probleme për kafshët ose njerëzit. .
- Ndotësit më të mëdhenj në vend janë: KEK-u, Ferronikeli, Sharrcemi, Minierat e Trepçës, Kizhnicës, etj. Si shkaktarë tjerë të ndotjes së ujit janë edhe kripërat e tretura: kloridet, sulfatet, etj. Gjithashtu, detergjentet dhe derivatet e ndryshme të naftës, komunikacioni ujorë, agrokemikatet (pesticidet dhe plehrat kimike), fabrikat, pastaj metalet nga proceset industriale, etj.
- Sot në botë njihen më se dyqind sëmundje që paraqiten si pasojë e përdorimit të ujit të ndotur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) nga uji i ndotur, sot në botë sëmuren mbi pesëqind milion njerëz.
- Mbrojtja e ujit nga ndotja mund të bëhet duke ndaluar hedhjen e ndotësve në ujë, pastaj me mënjanimin ose zvogëlimin e ndotësve në ujë, duke qarkulluar uji i ndotur nëpër sisteme të mbyllura, etj.
Shtresa e Ozonit
- Shiu acidik është një lloj shiu ose çdo formë tjetër reshjeje që ka nivel të pazakontë aciditeti, çka do të thotë se ka nivel të lartë të joneve të hidrogjenit (pH i ulët). Mund të shkaktojë efekte të dëmshme mbi bimët, kafshët ujore dhe infrastrukturë. Shiu acid shkaktohet nga emetimi i dioksidit të sulfurit dhe oksidi i azotit, të cilët bashkëveprojnë me molekulat e ujit në atmosferë dhe krijuar acide.
- Gjatë reshjeve atmosferike oksidet e sulfurit reagojnë me ujin duke formuar acide përkatëse, si acidin sulfurik dhe acidin sulfuror. Këto reshje quhen të reshura acidike, të cilat janë shkatërrueset më të mëdha të fasadave të ndërtesave, shtatoreve, por në veçanti të botës bimore.
- Eutrofikimi i ujit paraqet ndryshimin e cilësisë së ujit me sasi të mëdha të ushqimeve bimore.
- Shkalla e parë e eutrofikimit shkaktohet nga shpërlarja e ndotësve të ndryshëm nga toka ose hedhja e mbeturinave në ujërat e lumit, liqenit ose detit.
- Organizmat bimorë dhe shtazorë zbërthehen në ajër nën ndikimin e bakterieve deri në materie minerale dhe te gjitha këto substanca të ciklit të materies në natyrë i absorbojnë bimët përmes rrënjëve dhe i shndërrojnë në materie organike.
- Eutrofikimi më së shumti zhvillohet në ujëra të qeta dhe në rezervuare. Ai mund të parandalohet me rritje të shpejtësisë së ujit, me ndërrimin e tij dhe përdorimin e kufizuar të plehrave organikë dhe atyre mineralë artificialë
Si krijohet "efekti i serrës"
Sipërfaqja e tokës e thith një pjese të rrezatimit, ndërsa pjesën tjetër e reflekton në gjithësi në formë të nxehtësisë.Gjatë kësaj rruge një pjesë e nxehtësisë absorbohet nga gazet atmosferike që e kthejnë më pas në sipërfaqe. Ky rrezatim e nxen tokën aq shumë, sa që po mos të ishte ky rrezatim toka do kishte temp. -20°C. Ky fenomen është i ngjashëm me atë të serrës.
- Ozoni është nje shtresë e domosdoshme . Ozoni eshte nje shtrese qe mbulon planetin tone dhe parandalon rrezet ultravjollcë të dritës së Diellit të depërtojnë në sipërfaqen e Tokës. Jeta në Tokë do të ishte pothuajse e pamundur nga efekti shkatërrues i këtyre rrezeve. Dëmtimi i shtresës së Ozonit ndikon në jetën në Tokë .
- Ozoni është gaz helmues më ngjyre të kaltër të çeltë, me erë karakteristikë e cila hetohet edhe në përqëndrim më të vogël së 0,01 ppm. Ai paraqitet zakonisht pas shirave të mëdha atëherë ajri ka erë të këndshme të ozonit.
- Formimi i vrimave të ozonit shpjegohet me veprimin negativ të klasës së komponimeve organike, që janë të njohura si klorflourkarbone (CFC), që ndryshe quhen "freone"
- E rëndësisë së veçante është se shtresa më e përqendruar e ozonit shtrihet 20 - 40 km mbi sipërfaqen e Tokës. Kjo shtresë nën ndikimin e rrezeve të Diellit mund të bashkëveprojë me ndotësit e tjerë të ajrit duke formuar mjegullën (smogun) i cili ndikon në shëndetin e njeriut, në organet e frymëmarrjes, shkakton kancerin, kataraktet e syrit, etj.
- Ozoni është mbrojtësi natyral i Tokës nga rrezet, absorbon dhe bllokon pjesën më të madhe të rrezatimeve të dëmshme që vinë nga Dielli. Ky gaz është krijuar në mënyrë natyrale, ku në atmosferë një molekulë e Oksigjenit O2 bashkohet me një atom të tij O, duke formuar Ozonin O3.